Thursday, September 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestimet në PS, Tabaku: Ramës i mungojnë ‘motorët elektoralë’ në terren

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Arrestimet në PS, Tabaku: Ramës i mungojnë ‘motorët elektoralë’ në terren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Tiranës nga PD, Jorida Tabaku tha se kryebashkiaku Veliaj është i përfshirë në skema të korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke përdorur fonde të bashkisë për përfitime personale dhe për të mbajtur në këmbë makineritë elektorale.

Sipas Tabakut, ky abuzim me burimet publike ka ndikuar drejtpërdrejt në manipulimin e rezultateve zgjedhore, gjatë proceseve të kaluara dhe në favorizimin e individëve të lidhur ngushtë me pushtetin.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’, Tabaku kërkoi që ata që janë të përfshirë në këto veprime të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Erion Veliaj me atë që ka bërë, me korrupsionin, me pastrimin e parave, sepse tashmë është ekspozuar vetëm një pjesë se si përdoren këto para për përfitime personale të tij, për gjëra shumë të ngushta familjare.

Ndërkohë, makineria elektorale e tij ka ndryshuar rezultatin dhe ajo që ka ndodhur me 5D është e pakonceptueshme. Janë të gjithë në burg, ata, dhe në fakt duhet të ishin dhe të tjerë në burg për këtë çështje.

Ato janë një pjesë e makinerisë elektorale, ashtu si ajo skema e 5D, që janë drejtorët e bashkisë. Të gjithë duhet të shkojnë pas hekurave dhe ka dhe të tjerë që duhet të shkojnë. Jo vetëm për 5D, por edhe për lejen e ndërtimit, për prishjen e Teatrit të Tiranës dhe skema të tjera të tilla që ai i ka mbajtur në këmbë me njerëz që i furnizonte dhe i financonte me fondet e bashkisë, që punonin si makineri elektorale, si zotëria që përmend ti dhe shumë të tjerë që janë përpara drejtësisë.

Unë besoj se sot ai ka një avantazh për njerëzit, për të shprehur vullnetin e tyre të lirë.

Ato që ka bërë Bashkia e Tiranës, pagesat, legalizimet, shpërblimet, strehimet, lejet e ndërtimit, favoret që nuk janë sot në terren, janë një hapësirë e favorshme për qytetarët e Tiranës për të votuar përmes votës së lirë dhe për të mos pasur makinerinë elektorale në terren.”

Previous Post

Nën hetim për çështjen Veliaj, paraqitet në SPAK biznesmeni Elman Abule

Next Post

“E bëra nga frika”, zbardhet dëshmia e oficerit që i dha celularin Erion Veliajt

Next Post
“E bëra nga frika”, zbardhet dëshmia e oficerit që i dha celularin Erion Veliajt

“E bëra nga frika”, zbardhet dëshmia e oficerit që i dha celularin Erion Veliajt

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 16, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Haskajn dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

September 17, 2026
Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

September 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al