Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

e-Albania në shëndetësi: Sfidat që hasin qytetarët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
e-Albania në shëndetësi: Sfidat që hasin qytetarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Digjitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri ka sjellë ndryshime në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet shtetërore, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.

Përmes platformës e-Albania, qytetarët mund të aksesojnë një sërë shërbimesh shëndetësore, duke shmangur procedurat tradicionale dhe duke kursyer kohë. Megjithatë, pavarësisht përfitimeve që ofron, përdorimi i këtyre shërbimeve vazhdon të përballet me sfida që lidhen me aksesin teknologjik, aftësitë digjitale të përdoruesve dhe funksionimin teknik të platformës.

Një raport i shoqatës Together For Life analizon perceptimet e qytetarëve dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi përdorimin e shërbimeve shëndetësore në e-Albania, duke evidentuar si përfitimet ashtu edhe pengesat që ato hasin për të aksesuar në sistem.

Përdorimi i shërbimeve digjitale dhe sfidat në akses

Gjetjet e raportit tregojnë se më pak se gjysma e të anketuarve (45.6%) kanë përdorur shërbime shëndetësore përmes portalit gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme raportojnë mungesë informacioni ose aftësish për ta përdorur atë. Kjo situatë tregon se ekziston ende një hendek midis digjitalizimit të shërbimeve dhe aftësisë së qytetarëve për t’i aksesuar ato.

Një tjetër problem lidhet me pabarazitë në aksesin digjital. Jo të gjithë qytetarët kanë lidhje të qëndrueshme me internetin ose pajisje të përshtatshme për të përdorur platformën. Kjo problematikë është më e theksuar te të moshuarit, banorët e zonave rurale dhe individët me nivel më të ulët arsimor, të cilët shpesh hasin vështirësi në përdorimin e teknologjisë. Për këto kategori, digjitalizimi mund të shndërrohet në një barrierë shtesë në vend që të lehtësojë aksesin në shërbimet shëndetësore.

Po ashtu, në raport nënvizohet se mungesa e njohurive digjitale mbetet një nga pengesat kryesore. Shumë qytetarë kanë nevojë për ndihmën e familjarëve ose të personave të tjerë për të kryer aplikime apo për të aksesuar dokumentacionin shëndetësor në platformë, duke kufizuar pavarësinë e tyre në përdorimin e shërbimeve elektronike.

Përveç sfidave të lidhura me përdoruesit, një problem i rëndësishëm mbetet funksionimi teknik i sistemit. Profesionistët e shëndetësisë raportojnë se përfitimet e digjitalizimit realizohen vetëm kur platforma funksionon pa ndërprerje. Raste të shpeshta të ngadalësimit të sistemit, mosfunksionimit të përkohshëm ose ndërprerjeve teknike krijojnë vështirësi si për stafin mjekësor, ashtu edhe për pacientët.

Kur sistemi bie ose has probleme teknike, proceset që varen nga platforma, si lëshimi i recetave elektronike, referimeve apo aksesimi i kartelave shëndetësore mund të vonohen. Kjo jo vetëm që rrit ngarkesën e personelit shëndetësor, por mund të ndikojë edhe në cilësinë dhe vazhdimësinë e kujdesit ndaj pacientëve. Në disa raste, qytetarët detyrohen të paraqiten fizikisht në institucionet shëndetësore për të zgjidhur probleme që teorikisht duhet të kryhen online, duke zbehur përfitimet e digjitalizimit.

Këto gjetje tregojnë se qëndrueshmëria teknike e platformës është po aq e rëndësishme sa vetë ekzistenca e saj. Një sistem që nuk garanton funksionim të vazhdueshëm dhe të besueshëm mund të ulë besimin e qytetarëve dhe të stafit mjekësor ndaj shërbimeve digjitale.

Pavarësisht vështirësive të raportuara, shumica e pjesëmarrësve të intervistuar e konsiderojnë digjitalizimin një zhvillim pozitiv dhe të nevojshëm për sistemin shëndetësor. Qytetarët vlerësojnë mundësinë për të marrë dokumente dhe informacione pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në institucionet shëndetësore, ndërsa stafi mjekësor vlerëson rritjen e standardizimit dhe gjurmueshmërisë së proceseve.

Megjithatë, rezultatet sugjerojnë nevojën për investime të mëtejshme në përmirësimin e funksionalitetit të platformës, forcimin e infrastrukturës teknologjike dhe zgjerimin e fushatave për edukimin digjital për qytetarët. Po ashtu, do të ishte e nevojshme krijimi i mekanizmave alternativë të aksesit për rastet kur sistemi nuk funksionon ose kur përdoruesit nuk kanë mundësi të përdorin internetin./acqj.al

Tags: Digjitalizimi i shërbimeve publikeealbania
Previous Post

Protesta për largimin e Ramës, Tabaku: Revolta është kundër sistemit që punon për pakicën

Next Post

“The Guardian” ndalet në Tiranë, protesta kundër Ramës shpallet “Foto e Ditës”

Next Post
“The Guardian” ndalet në Tiranë, protesta kundër Ramës shpallet “Foto e Ditës”

“The Guardian” ndalet në Tiranë, protesta kundër Ramës shpallet “Foto e Ditës”

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

September 20, 2026
Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

September 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al