Kuvendi vendosi sot që dy salla të marrin emrat e dy politikanëve të tjerë, Bashkim Fino dhe Gert Bogdani.
Të pranishëm në sallën e seancës plenare ishin edhe familjarët e ish-deputetëve.
“Në sallë janë familjarët e Bashkimit dhe Gertit që i përshëndes përzemërsisht. Ishin dy politikanë aktivë dhe me integritet të lartë, ishte kjo arsyeja e vendimit për të emërtuar këto dy salla me emrat e tyre”, u shpreh Spiropali.
Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi në vitin 2021. Bogdani në moshën 44 vjeçare më 18 Shtator të vitit të shkuar, si pasojë e një arresti kardiak.








