Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy muaj pas zjarreve, procesi i kompensimit peng i vonesave dhe mungesës së koordinimit institucional

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Dy muaj pas zjarreve, procesi i kompensimit peng i vonesave dhe mungesës së koordinimit institucional
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit, Shqipëria u përball me një sezon të rëndë zjarresh që dogjën 60 mijë hektarë pyje e kullota.

Mbi 130 vatra zjarresh lanë pas dhjetëra banesa të shkatërruara plotësisht, të tjera të dëmtuara, krerë bagëtish të djegur dhe hektarë të tërë pemtarie të shkrumbuar. Zonat më të prekura ishin Gramshi dhe Delvina, ku dëmet prekën më rëndë komunitetet rurale.

Më 14 gusht 2025, kryeministri Edi Rama, premtoi se të gjithë do të dëmshpërbleheshin për shtëpitë dhe bagëtitë e humbura. Sipas shifrave paraprake, 207 banesa u dëmtuan, prej të cilave 40 u shkatërruan plotësisht.

“Askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pa e pasur në krah shtetin për tu rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë ashtu si dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur”, premtoi Rama.

Dy muaj më vonë, më 4 tetor 2025, Rama përsëriti angazhimin e tij, duke e cilësuar si një detyrim moral dhe ligjor procesin e kompensimit.

“Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata të cilët kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”, deklaroi kryeministri.

Inventari nuk është gati
Por ndryshe nga deklaratat e kryeministrit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari ende nuk është përmbyllur. Agjencia që koordinon procesin ndërmjet strukturave qendrore dhe vendore thotë se inventarizimi është në fazën përfundimtare.

“Të dhënat përfundimtare do të publikohen pas verifikimit dhe miratimit nga strukturat përgjegjëse, për të siguruar saktësi dhe transparencë”, pohoi Agjencia për mbrojtjen civile për Faktoje.al.

Vonesat, sipas Agjencisë, lidhen me verifikimet në terren dhe harmonizimin e të dhënave mes institucioneve qendrore dhe vendore, me synim garantimin e trajtimeve të drejta e ligjore për çdo rast.

Afatet për fillimin e pagesave do të publikohen pas miratimit të listave dhe alokimit të fondeve nga buxheti i shtetit, ndërsa kompensimi do të bëhet sipas shkallës së dëmit për çdo banesë, bagëti apo dëme materiale të tjera.

Familjet e prekura përballen vetë me pasojat
Banorët e prekur nga zjarret janë detyruar të gjejnë zgjidhje vetë. Lulëzim Doku, nga fshati Harunas njësia Skëndërbegas në Gramsh, humbi shtëpinë nga zjarri i fuqishëm i gushtit.
“Kanë sjell kontenierë dhe disa mobilie, por nuk jetohet atje se kemi dy fëmijë të vegjël” – tregon Lulëzimi.

Prej dy muajsh ai është zhvendosur në qytetin e Gramshit dhe paguan 15 mijë lekë qira për banesën ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Kanë ardhur të na bëjnë vlerësimet, matjet…tani presim”, tregon ai.

Ekspertët e pushtetit vendor shprehen se vonesat në procesin e dëmshpërblimit po i lënë familjet e prekura të përballen vetë me pasojat.

“Premtimet politike për rindërtim dhe kompensim nuk kanë gjetur ende mbështetje në zbatimin konkret të ligjit 45/2019, duke e lënë barrën tek familjet e prekura që vijojnë të presin raportet dhe fondet përkatëse”, thotë Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Ai shton se duke pasur parasysh numrin e kufizuar të banorëve dhe përmasat e dëmit, verifikimet mund të ishin mbyllur brenda pak javësh.

“Mosfunksionimi në kohë i mekanizmit ligjor të kompensimit ngre dyshime për mungesë koordinimi ndërinstitucional dhe neglizhencë administrative”, argumenton Haxhimali.

Sipas të dhënave të Censit 2023, zonat më të prekura nga zjarret, Gramshi dhe Delvina, kanë popullsi të ulët, çka nënkupton një proces më të lehtë verifikimi dhe menaxhimi të dëmeve. Bashkia Gramsh numëron 16,533 banorë, prej të cilëve vetëm 667 jetojnë në njësinë Skënderbegas, një nga zonat më të dëmtuara. Bashkia Delvinë ka 6,166 banorë, ku shumica banojnë në qytet (4,952).

Përfundim

Nisur nga informacioni i mbledhur dhe verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘tanimë është inventari i plotë i dëmeve nga zjarret’ e kategorizojmë të pavërtetë. Faktoje.al

Previous Post

LETRA/ Komisioni Europian: Po shqyrtojmë zbatimin e ligjit për investimet strategjike në Shqipëri

Next Post

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

Next Post
Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al