Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Duhet konsultim”, BE kërkon gjithëpërfshirje për Kodin e ri Penal

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Duhet konsultim”, BE kërkon gjithëpërfshirje për Kodin e ri Penal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian thekson rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për paketën e projekt-amendamenteve të Kodit të ri Penal duke përfshirë institucionet e drejtësisë, aktorët e sundimit të ligjit dhe shoqërinë civile.

REAGIMI

Në përgjigje të një kërkese zyrtare për informacion nga “Faktoje”, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se, “rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë”.

Për pasojë, zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë, sqaron “rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e sundimit të ligjit, si dhe me shoqërinë civile për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të rezultojë”.

Delegacioni i BE-së thotë se, ka marrë njoftim mbi prezantimin e projekt-amendamenteve të Kodit Penal, si rezultat i punës së një grupi ekspertësh të ngarkuar nga qeveria.

Në të njëjtën kohë, BE-ja sqaron se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve dhe për pasojë ende nuk ka një qëndrim mbi këto projekt-amendamente.

Megjithatë, delegacioni i BE-së nënvizon faktin se, si pjesë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria, në periudhën afatshkurtër, inkurajohet “që t’i japë përparësi atyre ndryshimeve legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet e përkohshme të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (Themeloret)”.

BE-ja gjithashtu shprehet e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në këtë drejtim.

SPAK

Në të njëjtën ditë, përmes një takimi informal që kryetari i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi me gazetarët, rezultoi se Prokuroria Speciale nuk ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Dumani u shpreh se debati për Kodin fillimisht duhej bërë nëse kishte nevojë për ndërhyrje në Kodin aktual Penal apo për një Kod të ri Penal?!.

Dumani nuk komentoi draftin e ri, sa kohë që, sipas tij, paketa e propozimeve nuk kishte mbërritur ende në SPAK.

Një ditë më parë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsi Çela, tha se institucioni që përfaqëson nuk është thirrur për të dhënë mendim.

Kodi i ri, ideja që në 2020

Në shkurt të vitit 2020, ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi nismën për ndryshimet në Kodin Penal. U përzgjodh një grup pune me në krye Arben Rakipin, ndërsa u tha se do të merreshin propozime edhe nga grupe interesi, si prokuroritë, dhoma e avokatisë, gjyqësori dhe Komiteti i Helsinkit.

Pesë vite më vonë, me thuajse të njëjtat qëndrime, ministri aktual i Drejtësisë Ulsi Manja tha se “Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe se zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por në rrethanat ku jemi është edhe i pashmangshëm”./Faktoje.al

Previous Post

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja çfarë do të ndodhë me motin në gusht

Next Post

Kurbin/ 70-vjeçari përplaset me mjetin e turistëve, tre të plagosur

Next Post
Kurbin/ 70-vjeçari përplaset me mjetin e turistëve, tre të plagosur

Kurbin/ 70-vjeçari përplaset me mjetin e turistëve, tre të plagosur

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al