Tifozët Kuq e Zi (TKZ) akuzojnë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për hakmarrje dhe përjashtim nga biletat e Kombëtares
Në një deklaratë të fortë, Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë ngritur akuza ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke e cilësuar vendimin për t’i lënë pa bileta si një hakmarrje të pastër për qëndrimet e tyre kritike ndaj federatës.
Për herë të parë në 21 vite aktivitet, TKZ-ja thotë se është lënë jashtë mundësisë për të pasur bileta të pararezervuara për ndeshjet e Kombëtares, një praktikë që ka qenë standard prej dy dekadash. Sipas tyre, ky vendim nuk ka asnjë bazë të drejtë dhe është një përpjekje e federatës për t’i dobësuar dhe për t’i detyruar të nënshtrohen.
Postimi
Të nderuar anëtarë,
Si asnjëherë më parë në këto 21 vite veprimtari të Tifozave Kuq e Zi, jemi lënë pa bileta për ndeshjet e Kombëtares!
Në këto 21 vite, jo rrallëherë TKZ përbënte njerëzit e vetëm që rrinin në shkallët e stadiumit, kur nuk kishte kushte, kur nuk kishte rezultate, ku nuk kishte stadium, ku nuk kishte tifozë, pasi atëbotë përkrahja e Kombëtares konsiderohej marrëzi.
Nëse ekipi kombëtar i futbollit ka pasur një aryse të mos ndihet inferior edhe kur humbja ka qenë e prenotuar, është sepse Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithnjë aty. Janë ndërruar trajnerë, lojtarë e stadiume, ndërsa të vetmit që kanë qenë të përhershëm pranë ekipit kombëtar kanë qenë Tifozat Kuq e Zi.
Tani në vitin 2025, kur jemi kualifikuar dy herë në Europian, dhe kur ekipi kombëtar ka nisur të korrë rezultate, e këssisoj edhe rritjen e kërkesës për bileta, jemi penalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Përmes një emaili që kemi pranuar, pasi disa insistimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të pararezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike.
Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqertë dhe për më tepër është hakmarrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me shkije dhe kur dihet që këta të fundit i kemi edhe në grup, në kualifikueset për botëror.
Pra, me gjithëpërfshirjen e saj FSHF-ja nuk mendoi kur nxorri biletat me çmimet e kripura që tejkalojnë edhe çmimin e biletave për finalet e EURO 2024. Për ironi, me gjithëpërfshirje nuk mendoi as kur bëri thirrje për anëtarësim tek klubi i tiofzve, organizem ky i FSHF-së, e që doli me ofertë për “biletë të garantuar” për anëtarët e këtij klubi. Nuk mendoi as për standartin e shqiptarit të rëndomtë, por togfjalëshin “gjithpërfshirje” e përdori për të sulmuar dhe hakmarrë ndaj TKZ-së që nuk nënshtrohet, nuk i bindet, kjo pasi tribuna jonë është SOLD OUT, ndërsa që tribunat tjera ngelen akoma bosh. FSHF po bën të njejtat gabime, dhe mendon se do të ketë rezultat të ndryshëm, por po gabohet rëndë.
Stadiumin dhe përkrahjen ndaj ekipit kombëtar TKZ-së, nuk mund t’ja ndaloj askush, e as FSHF-ja. NE do të jemi të pranishëm aty, do të jemi në Uembli, do të jemi gjithkund për të dhënë mendimin tonë, për të shprehur pakënaqësinë tona. Reagimet tona nuk do të ndalen, ato veçse do të intensifikohen dhe kushdo që gënjehet për të kundërtën me keqardhje por do të zhgënjehet keq.
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!