Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtoi tri vite Gjykatën Kushtetuese, Holta Zaçaj jep mesazhin e lamtumirës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Drejtoi tri vite Gjykatën Kushtetuese, Holta Zaçaj jep mesazhin e lamtumirës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në përfundim të mandatit të saj trevjeçar, gjyqtarja Holta Zaçaj ka publikuar një njoftim të gjatë reflektues ku rendit sfidat, vendimmarrjet kyçe dhe arritjet institucionale të periudhës 2023–2025 si kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Zaçaj nënvizon rritjen e transparencës, konsolidimin e praktikave gjyqësore, përmirësimin e komunikimit me publikun dhe sukseset në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë periudhë si një fazë që ridimensionoi rolin e Gjykatës Kushtetuese në vend.

Ajo thekson se sfida më e madhe e vitit 2025 lidhej me çështjen e mandateve të gjyqtarëve, ndërsa shprehu bindjen se arritjet e realizuara do të shërbejnë si bazë e qëndrueshme për të ardhmen e këtij institucioni.

Njoftimi: 

Në përfundim të mandatit tim si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, dëshiroj të ndaj me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e kësaj Gjykate përgjatë tre viteve në të cilat pata privilegjin, përgjegjësinë dhe kënaqësinë të ushtroj këtë funksion kushtetues. Kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e mia për këtë mandat, por më lejoi edhe që të realizoj vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin: çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm.

Përgjatë periudhës 2023–2025 Gjykata Kushtetuese është përballur me vendimmarrje me rëndësi të veçantë, të cilat kanë dëshmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm si garante e Kushtetutës. Trupa e gjyqtarëve ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit, nga të cilat një numër i konsiderueshëm, 85-90 çështje, janë mbyllur me vendime përfundimtare. Gjykata ka vazhduar të shqyrtojë çështjet e kaluara në seancë plenare brenda një periudhe 8-mujore dhe çështjet e tjera brenda afatit ligjor 3-mujor, duke vazhduar të mos ketë çështje të prapambetura.

Me kënaqësi vërej se këto tre vite intensive kanë kontribuar në ridimensionimin e rolit dhe profilit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

I. Arritjet ndërkombëtare

Kjo periudhë ka shënuar disa zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar, si:

Marrja e kryesimit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) gjatë Kongresit të 19-të të saj në muajin maj të vitit 2024, ku 35 gjykata anëtare votuan për herë të parë Shqipërinë si kryesuese për periudhën 2024–2027.
Organizimi në Tiranë i Mbledhjes së Rrethit të Kryetarëve me pjesëmarrjen e 34 gjykatave kushtetuese evropiane.
Anëtarësimi me të drejta të plota i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane pas një aplikimi të nisur prej vitit 2011.
Zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë si anëtare e Byrosë së Shoqatave Frankofone (ACCF).

II.  Nisma të rëndësishme institucionale

Gjatë këtyre tre viteve janë ndërmarrë nisma që mungonin prej vitesh dhe që sot përbëjnë praktika të konsoliduara, me ndikim afatgjatë.

Duke e parë drejtësinë si një shërbim publik, rritja e transparencës dhe e aksesit ishte ndër prioritetet kryesore, ndaj realizimi i nismave të mëposhtme merr një rëndësi të veçantë:

Udhërrëfyesit e Jurisprudencës – Udhërrëfyesit ishin instrumente të munguara dhe për herë të parë u përpunua dhe u botua e gjithë jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2024 u publikua Udhërrëfyesi për ankimin kushtetues individual, ndërsa në vitin 2025 Udhërrëfyesi për parimet, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Buletini dymujor i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, i shpërndarë gjerësisht në formë elektronike në shqip dhe anglisht, me përmbledhje të qarta dhe të qasshme për profesionistët e drejtësisë dhe jo vetëm.
“Kushtetuta ime”, doracaku i parë shpjegues për fëmijët e shkollave, me një gjuhë të thjeshtë dhe edukative.

III. Komunikimi me publikun dhe median

Për forcimin e transparencës dhe informimit të publikut, që prej vitit 2023 Gjykata Kushtetuese aplikoi praktika të reja të hapjes dhe komunikimit publik përmes këtyre instrumenteve:

Konferencat për shtyp të Kryetarit të Gjykatës në të njëjtën ditë me vendimmarrjet në çështje me interes të lartë publik, shoqëruar me njoftime për shtyp që përfshinin edhe arsyetimet kryesore të vendimeve.
Raportet vjetore të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative të Gjykatës.
Transmetimi live i seancave plenare publike.
Publikimi i të dhënave të çështjeve pas shortimit, përveçse i vendimmarrjeve të Kolegjeve dhe të Mbledhjes së Gjyqtarëve në faqen zyrtare të Gjykatës.

Rritja e pranisë në rrjetet sociale përmes publikimit të informacionit të verifikuar dhe të kuptueshëm për publikun.
Faqja e re zyrtare e Gjykatës, e konceptuar me dizajn modern dhe strukturë më të organizuar.
Sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve, i cili është zhvilluar përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe pritet të finalizohet së shpejti, duke futur Gjykatën në epokën digjitale.
IV. Aktet e rëndësishme rregullatore

Gjatë kësaj periudhe, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme të brendshme, si:

Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Gjykatës Kushtetuese.
Rregullorja për Komunikimin me Median.
Kodi Etik i Administratës së Gjykatës Kushtetuese.

Sa më sipër nuk do të ishte e mundur pa kontributin e kolegëve gjyqtarë, ndaj i falënderoj ata për mbështetjen e vizionit tim dhe për punën e palodhur në realizimin e objektivave të vendosura.

Po kështu, shpreh vlerësimin maksimal për mbështetjen profesionale të këshilltarëve ligjorë dhe të administratës së Gjykatës Kushtetuese, sikundër për mbështetjen e të gjithë aktorëve institucionalë dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar me këtë Gjykatë përgjatë kësaj periudhe.

Në përfundim, shpreh bindjen se arritjet e nënvizuara më sipër do të vijojnë të shërbejnë si bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe për forcimin e rolit të saj si institucioni më i lartë garantues i Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë.

Previous Post

Shqiptarët, ndër më pesimistët në Europë për të blerë një shtëpi më 2025-ën

Next Post

Dy të rinj qëlluan policinë dhe u dorëzuan pas 12 orësh rrethim, policia: U gjetëm armë, granata dhe flamur i ISIS

Next Post
Dy të rinj qëlluan policinë dhe u dorëzuan pas 12 orësh rrethim, policia: U gjetëm armë, granata dhe flamur i ISIS

Dy të rinj qëlluan policinë dhe u dorëzuan pas 12 orësh rrethim, policia: U gjetëm armë, granata dhe flamur i ISIS

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al