Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 milionë euro, dokumentet të pasakta!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 milionë euro, dokumentet të pasakta!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet e reja të drejtësisë, të miratuara vite më, parë synonin një reformë radikale në të gjithë sistemin. Nga njëra anë Vetingu, që u përdor si instrument për të larguar gjyqtarët e prokurorët që s’i donte mazoranca, dhe nga ana tjetër institucionet e reja që do kontrollonin pikërisht njerëzit e drejtësisë janë përdorur rëndom deri më tani.

Skandalet me vendimmarrjet, por edhe me krerët apo anëtarët e këtyre institucioneve, kanë qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes. Disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësor apo Këshillit të Prokurorisë janë akuzuar vetë për shkelje. Disa janë marrë edhe të pandehur, ndërkohë që vizioni dhe misioni i këtyre këshillave deri më tani as nuk është zbatuar.

KLGJ-ja shkruan se “drejtësia në Shqipëri do të arrihet kur të gjithë qytetarët të kenë besim se do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë sipas ligjit, nga një sistem gjyqësor i pavarur, etik dhe efikas”. Por, a kanë besim qytetarët me drejtësinë e re?!

Natyrisht që jo, pasi anketat dhe sondazhet sërish e nxjerrin drejtësinë në krye të institucioneve të korruptuara. Nga njëra anë miku dhe nga njëra anë korrupsioni e kanë kthyer në një gangrenë që zor se mund të ikë ndonjëherë nga ky vend i joni i vogël. Citatet e tyre se “zotohen të ndërtojnë një sistem të ndershëm gjyqësor” duket se janë vetëm në letër, ku ndëshkohen dhe ikin nga sistemi të padëshiruarit dhe qëndrojnë ata që i shërbejnë grupeve të mëdha nga politika, biznesi apo edhe krimi.

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin

Njoftimi i anulimit të tenderit nga KLGJ, për shkak se dokumentet kanë gabime

Ndryshe nga sa shkruajnë se KLGJ-ja dhe gjykatat zotohen të trajtojnë të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit, krejt ndryshe veprohet në fshehtësi apo në prapaskenë. Madje, edhe në tenderat që zhvillojnë bëjnë gabime amatoreske.

Sipas dokumenteve, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka anuluar tenderin me objekt “blerje soft/ hardware për rritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike”. Fondi limit i procedurës ka qenë plot 171 milionë lekë pa TVSH.

“Arsyet e anulimit është për shkak se konstatohet se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme” shkruhet në dokument. Një fjali që përshkuan mjaft qartë “integritetin” e këtij Këshilli. Kush person i bëri këto gabime? Nëse vetë drejtësia e re bën gabime, ccfarë duhet të presin qytetarët? A ia rikthejnë besimin qytetarëve te drejtësia këto “gabime”?

Këto “gabime” janë edhe objekt i hetimeve edhe nga organet e tjera ligjzbatuese, si SPAK-u apo prokuroritë e rretheve. Madje, gabimet nëse konstatohen se ka vepër penale apo ka persona përgjegjës, shkojnë te Gjykata e Posaccme apo në gjykata të tjera. Por, gjyqtarët në këto gjykata janë emëruar nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Ky është një cikël që nuk lejon që këto “gabime” me apo pa dashje të zbardhen ndonjëherë, pavarësisht se vlera e tenderit është mbi 1.7 milionë euro. Kjo është drejtësia e re!

/Vox News/

Tags: KLGJtender
Previous Post

Evropa po shqyrton vendet për samitin Trump, Zelenskyy dhe Putin

Next Post

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

Next Post
Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

September 16, 2026
Merret i pandehur biznesmeni i njohur, fut botoks kontrabandë

Merret i pandehur biznesmeni i njohur, fut botoks kontrabandë

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al