Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar duke e cilësuar dosjen “Partizani” si shembullin më flagrant të “standardeve të dyfishta” dhe “kapjes së drejtësisë” nga regjimi që ajo e quan “Ramaduro”.

Vangjeli akuzoi SPAK-un për veprime politike kundër opozitës, duke përmendur arrestimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha, i cili sipas saj është mbajtur në arrest për 333 ditë “pa asnjë provë ligjore”.

Ajo shtoi se edhe Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, ndodhet në arrest prej 551 ditësh, vetëm pse “ndërtoi mbi pronën e kthyer ligjërisht” dhe kontribuoi për komunitetin përmes investimeve në infrastrukturë dhe arsim.

Si provë të politizimit të drejtësisë, PD përmend edhe një dokument të publikuar nga avokati i Berishës, ku pretendohet se SPAK ka hartuar një urdhër për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor një ditë përpara se vetë gjykata ta kishte marrë atë vendim.

Deklarata e Genta Vangjelit:

Dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë së kapur nga regjimi ‘Ramaduro’, e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës dhe kundërshtarëve të KM Edi Rama.

SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, për çfarë…

Sepse, ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik.

Nga ana tjetër, drejtësia me regji:

  • Mbyll sytë ndaj firmës së Edi Ramës të përsëritur 8 herë në dosjen ‘Partizani’, ndërsa Berisha nuk ka asnjë…
  • Hesht për faktin që 4100 m2 tokë e dhuruar për gjimnaz publik po shfrytëzohet sot si biznes privat nga Carlo Bollino me bekimin e Edi Ramës dhe 4 VKM-ve të tij;
  • Nuk heton ‘investimet strategjike’ me të cilat Rama ka ndarë Shqipërinë si pronë personale të trashëguar;
  • Nuk reagon ndaj inceneratorit që nuk ekziston dhe vijon të vjelë paratë e shqiptarëve;
  • Mbyll sytë për aferën McGonigal;
  • Hesht për 34 mijë m2 tokë bregdetare në emër të familjarëve të KM në Gjirin e Gjipesë;
  • Nuk reagon as për provat e dokumentuara me zë e figurë për farsën zgjedhore të 11 Majit.

Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i z. Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin.

Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike.

Drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën.

Ajo nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën tonë për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

Previous Post

Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!

Next Post

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

Next Post
Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al