Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.
Kryebashkiaku socialist, bashkë me 6 zyrtarë të tjerë, u morën të pandehur nga SPAK nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe për falsifikim dokumentesh, lidhur me dy tendera, atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.
Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, një pjesë e së cilës u shemb sapo u ndërtua, u bë shkak që kryebashkiaku Isai të thirrej për herë të parë në SPAK në maj të vitit 2023.








