Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja e Call-Centerave/ Domi dhe Mici, miqtë që ngritën skemën e ‘rrjepjes’ së qytetarëve në BE

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dosja e Call-Centerave/ Domi dhe Mici, miqtë që ngritën skemën e ‘rrjepjes’ së qytetarëve në BE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mendim Domi dhe Jusel Mici, të cilëve SPAK kërkoi mesditën e sotme në gjykatë ti konfiskojë 8 pasuri, janë organizatorët kryesorë të një grupi kriminal që kishte si qëllim mashtrimin përmes bursave online të qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Një skemë që nga fillimi deri në fund kishte për bazë mashtrimin dhe kjo është shtrirë në një kohë të gjatë.

Dosja hetimore ndaj Mendim Domit dhe Jusel Micit, flet për dhjetëra kompani të hapura në mënyrë të menjëhershme dhe sërish këto biznese, mbylleshin thuajse në të njëjtën kohë, sapo personat tërhiqnin eurot cash. Para këto që u ishin marrë qytetarëve shqiptarë përmes mashtrimit.

Çështja hetimore ndaj dy bosave të Call-Centerave, fillimisht është ndjekur për një periudhë kohe nga prokurori, Bledar Valikaj, dhe ekspertët e njësisë “C” në Policinë e Shtetit.

Hetimi zbuloi disa qendra Call-Centerash, të cilat ndryshe si zakonisht, ushtronin aktivitet në apartamente banimi në disa pallate të Tiranës.

Në këtë dosje gazetari Elton Qyno zbardh emrat e plotë të shqiptarëve dhe italianëve, të përfshirë në këto skema mashtrimi në bursa elektronike, që kanë sjellë një dëm prej 15 milion euro dhe një shumë prej 6 milion euro në mospagimin e taksave.

Fjorela Luga dhe vëllai i saj Armand Luga, janë njerëzit e përfshirë përmes kompanisë “Smart Call Italia”, pronar i së cilës rezulton të jetë italiani i shpallur në kërkim, Gioseppe Tortorici.

Kompania është hapur në dhjetor të vitit 2017. Ndërsa prej këtij viti firma, nuk ka asnjë bilanc të depozituar në qendrën kombëtare të biznesit. Një tjetër emër që është arrestuar është ai Lorenc Skënderasit dhe Mendim Domit.

Emri i këtij personazhi nuk ka dalë vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, por edhe në një çështje penale që është duke u ndjekur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Ened Nakuçi.

Ndaj për shkak të dy hetimeve paralele, SPAK ka tërhequr aktet hetimore nga prokuroria e Tiranës, për pjesën e Mendim Domit dhe shtetasit tjetër të arrestuar Jusel Mici.

Në dosjen hetimore thuhet se Domi është pronar i kompanisë “Mone Advertising” e rregjitruar në datën 3 shkurt 2022.

Ndërkohë ai zotëron dhe një zinxhir tjetër kompanish, si “Mendim Domi” në fushën e telefonisë, “Mendim Domi” në fushën e ndërtimit, “N.M-09” në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore, të cilën Mendim Domi e ka blerë në 26 qershor 2021 për vetëm 1 milion lekë të vjetra nga shtetasi Kastriot Xhani.

Çuditërisht, një vit më pas kjo kompani ka mbyllur në muajin Maj 2022 aktivitetin tregtar, duke dalë me status të pezulluar.

Njëherësh në emër të Mendim Domit ndodhet dhe kompania “Super Foods” e themeluar në janar 2020, ku Domi, rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve, ndërsa Jusel Mici 20 për qind të aksioneve dhe Gerald Lamaj është zotërues i 40 për qind të aksioneve.

Domi dhe Mici, tashmë janë dënuar nga  SPAK për mashtrimet e shumë qytetarëve europianë me skemën e “Call-Centerave”.

Ndërsa në Tiranë, Jusel Mici rezulton pronar i disa kompanive si “Edil Services”, “Etiqua Sh.p.k”, “Jusel Mici”, dhe “Telex”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë skemë mashtrimi është imlikuar dhe kushëriri i Jusel Micit, shtetasi Ismail Mici.

Përmes kompanive të tij të telemarketingut, si “Mail Centër”, “Ismail Mici” dhe “Studio B.a.i.s”, ata kishin ngritur një skemë të mirëfiltë të vjedhjes së parave përmes mashtrimit.

Por në skemën e “rrjepjes” së xhepave të qytetarëve europianë, janë dhe 9 italianë, që tashmë janë shpallur në kërkim dhe gjykimi ndaj tyre është pezulluar në Gjykatën e Tiranës.

Më konkretisht Maurizio Giacalone me kërkesë të prokurorisë Tiranë është shpallur në kërkim nga gjykata për akuzën e mashtrimit, evazionit fiskal dhe akuza të tjera.

Giacalone, ka kontrolin e 4 kompanive në Shqipëri përmes të cilave dyshohet se ka qarkulluar miliona euro. Tre nga kompanitë e tij si “Ake Italia” që kuperon në fushën e telekomunikacionit, “Albanian Import” dhe “M.I.A FINANCIAL MANAGEMENT AND ADMINISTRATION”, rezultojnë me flamur të kuq.

Ndërsa sipas prokurorisë, kompania “Vibemedia” që dikur ishte themluar nga Mendim Domi dhe Jusel Mici, është shitur në 29 gusht 2018 për 100 mijë lekë tëg vjetra tek shtetasi Italian, Maurizio Giacalone.

Një tjetër emër është Luca Falsone dhe Mattia Falsone, të dy vëllezërit nga Palermo e Italisë, që kishin mbëritur në Shqipëri për të hapur zinxhirin e kompanive me qëllim krijimin e skemave të mashtrimi.

Luca Falsone, në nëntor 2018 ka blerë kompaninë “Duo Contact” kundrejt 1 milion lekë të vjetra tek dy shqiptarët, Mario Memaj dhe Alket Mejdani.

Ky biznes është shtrirë në Durrës dhe Korçë, ndërsa çuditërisht në janar të vitit 2019, aktiviteti i kompanisë është pezulluar. Në emër të Falsones, janë të regjistruara dhe biznese të tjera në Shqipëri të telekomunikacionit si, “IMPORT DATA”, “SOCIAL MEDIA PARTNERS MG”, “STARSAT – INTERNATIONAL” dhe “FS EUROPEAN BROKER”.

Ndërsa në emër të vëllait të Lucas, Mattia Falsone, sipas prokurorisë së Tiranës janë të hapura dy kompanitë “BALKAN MARKETING SERVICE” dhe “STARHUB ALBANIA”.

Skema e mashtrimit që kanë përdorur 15 personat, është tashmë e njohur për strukturat e policies shqiptare.

Subjekti apo viktima e mashtrimit regjistrohet, fillimisht në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, e-mail dhe numër telefoni. Operatorët e kontaktojnë “viktimën” e tyre, menjëherë në telefon dhe krijojnë një bazë besimi me klientin e pretenduar.

Fillimisht klienti tundohet të investojë në sasi të vogla, me premtimin se brokeri-ndërmjetësi, i pretenduar i faqes se investimeve do të realizojë një fitim të madh me investigimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara.

Ky premtim i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë.

Klienti nuk mund të tërheqë paratë që ka investuar, por joshet të shtojë shumën deri në momentin kur mashtruesi humbet gjurmët dhe zhduket, duke tërhequr më pas paratë përmes një mekanizmi të sofistikuar online. / Nga Elton Qyno , Syri.net

Previous Post

MEK e sfidon Iranin nga Manza: Raketat e tyre nuk arrijnë në Shqipëri, lajmet për sulm janë propagandë!

Next Post

Vrau me thikë Egli Pashollarin, Buçpapaj rrëfen krimin: I rashë borisë të hapte rrugën, por më shau

Next Post
Vrau me thikë Egli Pashollarin, Buçpapaj rrëfen krimin: I rashë borisë të hapte rrugën, por më shau

Vrau me thikë Egli Pashollarin, Buçpapaj rrëfen krimin: I rashë borisë të hapte rrugën, por më shau

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al