Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja e Call-Center/ Zbulohet “koka” që siguronte internetin, gabimi që e nxori zbuluar!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dosja e Call-Center/ Zbulohet “koka” që siguronte internetin, gabimi që e nxori zbuluar!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me homologët austriakë arritën që të çmontonin tre call-centera të cilët operonin në vendin tonë dhe prej vitesh mashtronin qytetarët europianë duke u zhvatur miliona euro.

Sipas dosjes hetimore, informacioni i parë mbi këtë rrjet është dorëzuar nga autoritetet austriake më 25 nëntor 2024, pas dyshimeve për një skemë të gjerë mashtrimi ndaj qytetarëve në Vienë dhe qytete të tjera të Austrisë, ku dëmi financiar dyshohet se ka tejkaluar shifrën 30 milionë euro gjatë periudhës 2023–2024.

Hetimet zbulojnë se “viktimat” janë joshur përmes reklamave të rreme që shfaqnin persona të njohur publikë, duke i orientuar drejt platformave mashtruese si “ALPHASCRYPTO”, “CAPITALMARKET24” dhe “GOLDCAPITAL24”. Pasi futeshin në këto faqe, qytetarët kontaktoheshin nga operatorë që paraqiteshin si “këshilltarë financiarë”, të cilët i bindnin të kryenin investime të supozuara.

Në vijim, përmes programit AnyDesk, operatorët merrnin kontroll nga distanca të kompjuterëve të viktimave, duke realizuar transferime të parave pa dijeninë e tyre. Sipas dosjes, kjo metodë ka qenë një nga shtyllat kryesore të skemës së mashtrimit, ndërsa përdorimi i VPN dhe Proxy ka shërbyer për të maskuar origjinën e IP-ve.

Megjithatë, autoritetet austriake kanë arritur të identifikojnë dy IP shqiptare, të cilat kanë çuar më pas në thellimin e hetimeve në bashkëpunim me Prokuroria e Tiranës.

Nga komunikimet zyrtare me kompani interneti në Tiranë, hetuesit kanë zbuluar përdoruesit fundorë të këtyre IP-ve, të cilët rezultojnë të kenë qenë aktivë të paktën që prej nëntorit 2023.

Kjo ka forcuar dyshimet se rrjeti i call-centerave ka funksionuar për një periudhë të gjatë, minimalisht trevjeçare, duke operuar në mënyrë të strukturuar në kryeqytet.

Në qendër të hetimeve rezulton shtetasi Eduard Dalla, 48 vjeç, i arrestuar gjatë operacionit të ndërmarrë ditën e hënë, 13 prill.

Sipas dosjes, numri i tij i telefonit ishte i lidhur me një kontratë interneti të regjistruar në emër të një personi fiktiv, “Jose Santos”, i përdorur për të humbur gjurmët e aktivitetit. Hetuesit kanë zbuluar se kontrata ishte lidhur nga punonjëse marketingu në terren, ndërsa sinjali i internetit përfundonte në ambientet ku zhvillohej aktiviteti i call-centerave.

Përmes përgjimeve, është dokumentuar gjithashtu se Dalla ka kërkuar lidhjen e të paktën shtatë kontratave të tjera interneti, përmes kompanive fiktive “Sonet shpk” dhe “Sonet Solution”. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes rrjetit të call-centerave dhe ofruesve të internetit, me qëllim vështirësimin e gjurmimit të IP-ve dhe identifikimit të vendndodhjes reale të aktivitetit.

Në një tjetër pjesë të dosjes, si përfitues fundorë të fondeve të përfituara nga mashtrimet përmes kriptovalutave, përmenden dy shtetas të tjerë të arrestuar, Mateo Hoxha, 24 vjeç dhe Tedi Agastra, 23 vjeç. Sipas hetimeve, Hoxha ka përfituar rreth 3.2 milionë dollarë, ndërsa Agastra rreth 4.8 milionë dollarë, të transferuara në disa adresa kripto dhe më pas të shpërndara në llogari të tjera për të humbur gjurmët e origjinës.

“Të dy gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa kripto dhe më pas i kanë transferuar në adresa të tjera kripto”, thuhet në dosje, duke theksuar mekanizmin e pastrimit të parave përmes zinxhirit të transaksioneve digjitale.

Hetimet tregojnë gjithashtu se Tedi Agastra është një emër i njohur për organet ligjzbatuese, pasi është hetuar më herët në një çështje të vitit 2024 për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare dhe fshehje të ardhurash.

Në atë dosje, ai dyshohej se bashkëpunonte me babain e tij, i cili administron një zyrë këmbimi valutor “Alba Forex”, ku kryheshin shkëmbime kriptovalutash në para cash.

Në vijim të hetimeve rezulton se në këtë ambient ka qenë i përfshirë edhe punësimi i njërit prej të arrestuarve aktualë, duke krijuar dyshime për një rrjet më të gjerë të lidhur me qarkullimin e kriptomonedhave dhe konvertimin e tyre në para fizike.

Ndërkohë, sipas informacioneve të dërguara nga autoritetet austriake në janar 2025, janë regjistruar kallëzime të reja nga qytetarë të tjerë të dëmtuar, të cilët janë mashtruar përmes telefonit nga të ashtuquajturit këshilltarë financiarë, që i orientonin drejt platformës “imctrading”. Edhe në këto raste, transaksionet rezultojnë të lidhura me të njëjtin rrjet të dyshuar.

Autoritetet austriake kanë sqaruar se përfituesit e dyshuar fundorë të skemës janë pikërisht dy shtetasit shqiptarë, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, të cilët dyshohet se kanë përfituar në total mbi 8 milionë dollarë në kriptovaluta, të cilat më pas janë qarkulluar në disa shtresa transaksionesh për të fshehur origjinën e tyre.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre austriake, ndërsa dosja pritet të zgjerohet më tej për të identifikuar të gjithë zinxhirin e personave të përfshirë në këtë skemë të sofistikuar mashtrimi ndërkombëtar.

Previous Post

Morën peng dhe dhunuan biznesmenin, lihen në burg dy të rinjtë, “kyçin gojën” në gjykatë

Next Post

Rrahën me sende të forta një person, dy të arrestuar në Kamëz /EMRAT

Next Post
Rrahën me sende të forta një person, dy të arrestuar në Kamëz /EMRAT

Rrahën me sende të forta një person, dy të arrestuar në Kamëz /EMRAT

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al