Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja Buka/ SPAK plotëson hetimet për Arben Ahmetajn, seanca paraprake shtyhet më 17 korrik

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dosja Buka/ SPAK plotëson hetimet për Arben Ahmetajn, seanca paraprake shtyhet më 17 korrik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 2 shtyrjeve nga 3 muaj që GJKKO i dha Prokurorisë së Posaçme për të plotësuar hetimet për dosjen e privatizimit të dosje Buka, SPAK ka prezantuar këtë të mërkurë konkluzionet e fundit në seancë paraprake për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” lidhur me dosjen “Buka sha”.

Gjykata e Posaçme i la kohë mbrojtjes deri në 17 korrik që të japë konkluzionet e saj, mbi veprimet e reja hetimore të kryera nga prokurori Elvin Gokaj. Më pas, do të vendoset nëse dosja kalon ose jo për gjykim.

SPAK e ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ai i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.

Organi i akuzës vijon hetimet për 7 personat e tjerë të përfshirë në ketë çështje, përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollrai.

Ky i fundit sipas hetimeve, përfitoi nga privatizimi në kohën kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ka dyshime se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim në muajin korrik të vitit 2023, pas hetimeve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, ku ish numri dy i qeverisë, rezultoi se kishte përfituar shuma të ndryshme parash nga pronarët e inceneratorëve.

SPAK shpalli në kërkim Ahmetajn për kryerjen e 3 veprave penale, “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Tags: arben ahmetajdosja bukaGjkkoLirim Fezollrai.spak
Previous Post

Nga Alpet në bregdet, udhëzuesi se çfarë duhet të dini për të vizituar Shqipërinë, sfidë transporti

Next Post

Mashtrimi me mikrokreditë/ Gjykata e Lartë lë në qeli biznesmenin Meskuti

Next Post
Mashtrimi me mikrokreditë/ Gjykata e Lartë lë në qeli biznesmenin Meskuti

Mashtrimi me mikrokreditë/ Gjykata e Lartë lë në qeli biznesmenin Meskuti

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

October 19, 2026
Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al