Shqipëria do të zhvillojë në vitin 2027 Europianin e U-21 në bashkëpunim me Serbinë, në lidhje me këtë organizim federata ka pasur një përplasje të madhe me Tifozat Kuq e Zi të cilët janë kundër këtij organizimi.
Maska.al do të sjellë një dosier për t’ju rikujtuar masakrat që ka bërë Serbia në luftën kundër vëllezërve tanë në Kosovë gjatë luftës së fundit..
Sulmi në Prekaz
7 mars 1998
Prekaz, afër Skenderajt
58 viktima
Ushtria serbe, SAJ
UÇK, Civilët shqiptarë
Operacioni i udhëhequr nga Njësia Speciale Antiterroriste e Serbisë që zgjati nga 5-7 mars 1998, qëllimi i të cilit ishte eliminimi i të dyshuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe familjeve të tyre. Gjatë operacionit u vra kreu i UÇK-së Adem Jashari dhe vëllai i tij Hamëz, së bashku me afro 60 anëtarë të tjerë të familjes.