Everest Kazheli ka qëndruar vetëm pak orë në krye të Kadastrës së Elbasanit. Ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra vetëm 3 orë pasi ishte emëruar, ndërsa arsyet e këtij vendimi të papritur nuk janë bërë ende publike.
Në vend të tij është caktuar Gentian Mahmutaj, i cili deri më tani mbante postin e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Kazheli drejtonte më parë Kadastrën e Fierit, institucion që është përfshirë në çështje të denoncuara për tjetërsim pronash.
Deri tani, nuk ka një shpjegim zyrtar për dorëheqjen e tij, e cila erdhi menjëherë pas ndryshimit në drejtimin e institucionit.







