Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dokumentet / Tan Agolli skemë korrupsioni me Çim Fushën e Bashkim Ulajn, u dha tendera në këmbim të pronave për djalin e gruan, kreu i FSHZH ish punonjës i Ulajt

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dokumentet / Tan Agolli skemë korrupsioni me Çim Fushën e Bashkim Ulajn, u dha tendera në këmbim të pronave për djalin e gruan, kreu i FSHZH ish punonjës i Ulajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreun i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka krijuar një skemë korrupsioni, sfiduese për SPAK-um, me dy oligarkët Shkëlqim Fusha dhe Bashkim Ulaj. Agolli ka diktuar tendera me vlerë dhjetëra milionë euro për Fushën dhe Ulajn, ndërsa dy oligarkët i kanë dhënë në këmbim Agollit prona dhe zyra për bizneset e djalit Flladi dhe bashkëshortes Rovena Agolli. Palët e implikuara kanë lënë gjurmë dhe prova konkrete gjatë zbatimit të këtij operacioni të përfitimit të kundraligjshëm të parave publike.

Afera Agolli-Fusha

Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Fusha shpk të oligarkut Shkëlqim Fusha rreth 60 milionë euro tendera. Tenderat për Fushën janë finalizuar me procedura të manipuluara dhe të dyshuara si fiktive, kryesisht me ofertë fituese gati sa fondi limit, duke maksimalizuar fitimet. Në këmbim, Fusha i ka dhënë Agollit një sipërfaqe toke pranë TEG për të ngritur një kompleks vilash, me një çmim simbolik.

Më konkretisht Shkëlqim Fusha ka një sipërfaqe toke te rrethrretullimi i TEG, buzë Unazës Lindore të Tiranës. Në një pjesë të tokës, Fusha ka ndërtuar një komples vilash, komplaks i njohur si “Sofia Hill Residence”. Pjesa e pa zënë e truallit u nda dhe u rrethua me murë. Nga verifikimet rezulton se kjo pjesë trualli ka kaluar në emrin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili synon të ndërtojë disa vila.

Nga ana e tij, Agolli, për të evituar ekspozimin, e ka kaluar pronën në emrin e kartelit të kompanive që kontrollin bashkë me dalin dhe bashkëshorten. I biri Flladi Agolli, nga student në SHBA, është shëndërruar brenda dy vitesh në biznesmen në Tiranë, duke u bërë pronar i tre kompanive me aktivitetit të dyshimtë, ARDEX, BEDOUIN dhe HMS, me objekt hapjen dhe menaxhimin e bar-kafeve, fast-food dhe restoranteve, manaxhim i ambjenteve publike dhe private, komplekseve turistike etj.

Pronat që oligarkët i japin Dritan Agollit në këmbim të tenderave të FSHZH, i kamuflon me kompanitë e të birit. Një vit pasi Dritan Agolli u emëruar nga Edi Rama në krye të FSHZH, i biri Flladi Agolli (viti 2020) deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe 155 m2.

Ndërkaq, Dritan Agolli ka shitur një apartament 360 mijë euro, të cilin më parë kishte deklaruar se e kishte blerë 11 milionë lekë ose 110 mijë euro. Me këtë lëvizje, Agolli ka blerë disa apartamente dhe garazhe.

Agolli është pronarë i kompanisë private MAGNUM OPUS GROUP, me objekt studime në nivelin strategjik, manaxherial dhe operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, kërkime, vlerësime; Konsulencë, shërbime administrative etj. Kompania rezulton se ka marrë para publike.

Pas emërimit në krye të FSHZH, Dritan Agolli dyshohet se ka marrë para publike me anë të kësaj kompanie përmes nonkontraktimit me kompani që u ka dhënë tendera publikë.

Skemë korrupsioni me Bashkim Ulajn

Dokumentet tregojnë se Dritan Agolli, si kryetar i FSHZH, i ka dhënë kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulajt, të paktën 14 milionë euro tendera publikë. 14 milionë euro tendera i ka përfituar nga FSHZH, me firmën e Dritan Agollit, kompania 4 A-M shpk, me pronar në letra Ardit Metaliaj, i cili dyshohet se është maskë e Bashkim Ulajt.

Në këmbim, bashkëshortja dhe djali i Dritan Agollit, Rovena dhe Flladi Agolli, kanë marrë zyra dhe apartamente te kullat në digën e liqenit, të ndërtuar nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Në këtë firmë ka qenë i punësuar edhe vetë Dritan Agolli për një kohë të gjatë para se të emërohej në krye të FSHZH. Pra, në krye të FSHZH është vendosur një ish punonjë i Bashkim Ulajt, i cili nisi t’i jepte tendera ish pronarit të tij.

Në janar të vitit 2019, Edi Rama emëroi Dritan Agollin drejtor të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky fond tenderon në vit rreth 250 milionë euro. Në 10 dhjetor të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me në krye Dritan Agollin shpall fituese kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt për tenderin ‘Rikualifikimi urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit, Kulla e Sahatit dhe Sheshi i Flamurit’, me vlerë rreth 7 milionë euro.

Tre vjet më vonë, në dhjetor 2023, bashkëshortja e Dritan Agollit, Rovena Agolli, themelon kompaninë Agolli Audit & Consulting, me nipt M32405037S Emri i Subjektit: Agolli Audit & Consulting, me objekt auditim ligjor dhe joligjor të pasqyrave financiare për Institucione me interes publik, OJF, shoqëri tregtare, mbajtja e llogarive kontabël etj. Zyrat e kësaj kompanie rezultojnë pikërisht te kullat e Bashkim Ulajt, te diga e Liqenit në Tiranë. Bëhet fjalë për zyra luksoze, qiraja e të cilave kushton mijëra euro në muaj.

Faksimile: Bashkëshortja Dritan Agollit ka marrë zyra te pallatet e “Gener 2”

Ky nuk është episodi i vetëm. Në qershor të vitit 2020, djali i Dritan Agollit, Flladi Agolli, themelon kompaninë HMS, me adresë “Rruga e Kosovarëve, kompleksi rezidencial ‘Lake View’, ap. B202/2”, pra te kullat e Bashkim Ulajt. Kjo firmë ka si veprimtari menaxhimin e ambienteve publike dhe private, komplekseve turistike, pushuese dhe banimi. Madje, edhe administrim të sipërfaqeve publike dhe private ranore, plazhe dhe çdo shërbim i lidhur ngushtësisht me to.

Tre muaj më pas, në shtator 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me në krye Dritan Agollin ka shpallur fituese kompaninë Gener 2 të oligarkut Bashkim Ulajt për tenderin me objekt ‘Ndërtimi i Rrjetit Rrugor dhe Infrastrukturës Urbane të Zonës 1, Njësia Administrative Thumane”, Njësia Administrative Thumane, Bashkia Krujë’, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Skema e korrupsionit është e qartë. Dritan Agolli ka punuar më parë për kompaninë e Bashkim Ulajt. Pasi Agolli bëhet drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep Bashkim Ulajt 14 milionë euro tendera. Nga ana e tij, Bashkim Ulaj i jep zyra Dritan Agollit për bizneset e gruas dhe të djalit, Rovena dhe Flladi Agolli.

/Prapaskena/

Tags: Bashkim UlajDritan AgolliFSHZHkorrupsionShkelqim FushaTan Agolli
Previous Post

Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve

Next Post

Shqiptarja u vra nga ish-burri, vëllai: E kishte denoncuar për dhunë, askush nuk ndërhyri

Next Post
Shqiptarja u vra nga ish-burri, vëllai: E kishte denoncuar për dhunë, askush nuk ndërhyri

Shqiptarja u vra nga ish-burri, vëllai: E kishte denoncuar për dhunë, askush nuk ndërhyri

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

June 12, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

June 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al