Historia e Abi Bank, bazuar në fakte dhe prova, është sa e pabesueshme dhe paradoksale aq edhe sfiduese për drejtësinë. Një personazh si Andi Ballta, pa historik biznesi dhe burime të ligjshme të ardhurash, nga kamarier në SHBA është bërë pronar i dy bankave me vlerë 143 milionë euro; Abi Bank 67 milionë euro dhe Bankën NBG Albania 76 milionë USD,blerë dhe përthithur nga Abi Bank.
Prokuroria e Tiranës ka hapur një dosje për pastrim parash, çështje të cilën po e mban pezull; as nuk e pushon dhe as nuk kërkon sekuestrimin e Abi Bank si produkt i parave të pista, kamufluar me një kompani fiktive në offshore.
Sot po sjellim fakte dhe prova se pse dosjen e Abi Bank në Prokurorinë e Tiranës duhet t’a marrë në dorë SPAK, si e vetmja strukturë që mund të veprojë ndaj një lavatriçeje pastrimi parash, e cila ka blerë mediat dhe po blen edhe segmente në Prokurorinë e Tiranës.
Historia e Abi Bank nga Voskopoja në offshore
“ABI BANK” ose “BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE Sh.a ” është një shoqëri aksionere me NUIS J91725007P. Pronare 100% e “ABI BANK” është shoqëria e mikrokreditit “TRANZIT Sh.p.k”.
Shoqëria e mikrokreditit “TRANZIT” është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k) me NUIS K91624020M.
Pronare të “TRANZIT Sh.p.k” janë:
80% Moscopole Inc, një shoqëri (Sh.p.k) e themeluar në Delaware, SHBA, me pronar 100% Andi Ballta, shtetas me kombësi shqiptare dhe pasaportë amerikane.
10% New Century Holdings XI, L.P, një shoqëri (Sh.p.k.) e regjistruar në Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc.
10% NCH Balkan Fund, L.P, një shoqëri (Sh.p.k.) e regjistruar në Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc.
NCH Capital Inc, është një fond investimesh me aksioner kryesor NCH Advisors Inc, që menaxhon shumë fonde private.
Të dhënat mbeten shumë domethënëse dhe pa asnjë krahasim në botë: Një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri ka për pronar një institucion mikrofinanciar. Një shoqëri aksionere (Sh.a) ka për pronar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.).
Të dhënat mbeten shumë domethënëse dhe pa asnjë krahasim në botë: Një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri ka për pronar një institucion mikrofinanciar. Një shoqëri aksionere (Sh.a) ka për pronar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.).
Shoqëria mikrofinanciare, nga ana e saj, ka për pronare (80%) një shoqëri të regjistruar në një shtet amerikan të përcaktuar me ligje “offshore” si Delaware dhe dy Sh.p.k. me nga 10%, të regjistruara në parajsat fiskale, offshore, Ishujt Cayman.
Askush nuk e dinte se kush qëndronte pas NCH Balkan Fund dhe New Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale, ndërsa pas MOSCOPOLE (80%) doli si pronar Andi Ballta, vetë administratori i ABI BANK.
Nuk do lindte asnjë dyshim mediatik, por do qëndronte brenda enigmës “offshore” nëse “kamarieri” dhe vllehu Andi Ballta nuk do identifikonte me mendjelehtësi, ashtu si bëri me ABI-n, bankën që i vendosi me akronimin emrit të tij, edhe origjinën vllehe kur bëri blerjen “Offshore” në Delaware të SHBA.
Moscopole apo Voskopoja?
Në vllahisht, Voskopoja e Korçës quhet Moscopole. Edhe në greqisht, fshati i njohur arumun në pjesën juglindore të Shqipërisë quhet “Μοσχόπολη” që do të thotë “Moscopole”.
Pra, “Voskopoja” Sh.p.k. është 80% pronare e Tranzit. “Andi Ballta Bank Sh.a” allias “Abi Bank” është bija e Voskopojës, pronares së “Tranzit” mikrokredi, që e ka adoptuar.
Skandali nuk qëndron te akronimet apo emrat që identifikojnë pjesë të Shqipërisë me para bankash apo mikrokredish, por te fakti që veprimet dhe paratë që qarkullojnë janë të pista.
Në një dokument ekskluziv që vjen për PRAPASKENA, vërtetohet lidhje dhe miratimi mafioz që Banka e Shqipërisë i ka bërë “Voskopojës”, që të ketë pjesëmarrje influencuese në aktivitetin e “Tranzit”. Pra, Banka e Shqipërisë pasi hulumtoi se çfarë ishte Moscopol-Voskopoja në Delawere dha lejen që të vazhdojë vjedhja me Tranzit-Abi Bank.
Deniz Deralla alias Denis Ruzhdiu nuk pati asnjë problem të firmosë pasi “kontrolloi” background-in e MOSCOPOLE INC, sepse ai e dinte që pas Moscopole ishte vetë Andi Ballta, pasi bashkë me shpurën e BSH-së bënin pazare çdo ditë.
Kjo është arsyeja që në dokumentin “lejues” të BSH-së, z. Ruzhdiu nuk përmendi në asnjë rresht nëse është bërë ndonjë kontroll i thelluar i background-it të MOSCOPOLE INC, për të verifikuar integritetin, kapacitetet financiare, apo përfshirjen e “Voskopojës” në ndonjë aktivitet të paligjshëm si pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit.
Leja influencuese që ka dhënë BSH-ja për Voskopojën ka probleme dhe indicie të forta për SPAK-un, por edhe për drejtësinë në SHBA.
Përputhshmëria rregullatore sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë ka kufizime sa i përket sh.p.k-ve lidhur me pronësinë ose kontrollin e huaj, veçanërisht ato të juridiksionit offshore, në lidhje me zotërimin e aksioneve në një entitet të huaj, po të lexohen rregulloret Kundër Pastrimit të Parave (AML) dhe Njohjen e Klientit (KYC).
“Voskopoja” që gëlltit paratë e ABI Bank nga Shqipëria në “offshore” Delawere, sjell edhe implikime tatimore sa i përket marrëveshjeve të dyfishta tatimore. Nuk ka apo ekziston asnjë marrëveshje e dyfishtë tatimore në Shqipëri ndërmjet juridiksionit të kompanisë offshore dhe juridiksionit të sh.p.k-ve shqiptare, për pasojë kjo sjell direkt implikime në tatimin mbi dividentët, fitimet kapitale dhe aktivitetet e tjera financiare të lidhura ndërmjet tyre të “ABI Bank”, “Tranzit”, “Moscopole”, sa i përket “Çmimit të Transferimit”, që lidhet direkt me transaksionet financiare ndërmjet kompanive offshore dhe sh.p.k-ve.
Gjithashtu, lidhur me transparencën që karakterizoi raportin e BSH-së për MCA & FINAL, për të cilin sot heton SPAK-u, mafiozët e BSH-së thanë në maj 2024 se ishin të dhëna konfidenciale. Po për një shoqëri offshore si “VOSKOPOJA INC” si duhet të jetë transparenca?
Kjo është një pytje që z. Ruzhdiu dhe mafiozët e tjerë në Bankën e Shqipërisë duhet ta japin para autoriteteve të drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane.
Po media e lirë dhe e pavarur ku është? Përse qëndron heshtur sikur të ishin një Buf Voskopoje?
Në një investigim të para disa viteve të “Syrit” të Sali Berishës shkruhet:
“Sistemi bankar në Shqipëri numëron 16 banka, por vetëm ABI Bank vjen nga kompani offshore. Dyshimet për këtë bankë u shtuan kur në bordin drejtues të saj u ul Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, edhe ky një tjetër rast i paprecedentë për sistemin financiar global, ku familja kryeministrore përfshihet direkt në sektorin bankar.”
Sot “Syri”, ashtu si dhjetëra media elektronike, TV etj., ushqehen nga paratë e “Voskopoja” INC të vllehut Andi Ballta, një mashtrim sa diletantesk aq dhe kriminal.
Nga kamarier në pronar i dy bankave 143 milionë euro
Prapaskena publikon të tjera fakte që konfirmojnë pastrimin masiv dhe flagrant të parave të pista nga ish kamarieri Andi Ballta, i cili përmes një kompania fantazmë në offshore bleu dy banka me vlerë 143 milionë euro; Abi Bank 67 milionë euro dhe Bankën NBG Albania 76 milionë USD (blerë dhe përthithur nga Abi Bank).
Andi Bllata ka 100% të aksioneve të kompanisë ofshore Moscopole. Kompania Moscopole ka 80 % të aksioneve të kompanisë offshore Tranzit.Kompania ofshore Tranzit ka 100 % të aksioneve të Abi Bank.
Pra, Andi Ballta kontrollon Abi Bank përmes Moscopole, e cila duhet të ishte një kompani serioze dhe me aktivitet të atillë sa të justifikonte blerjen e dy bankave.
Prapaskena publikon këtë dokument, i cili tregon se kompania offshore Moscopole është një shoqëri fantazmë, pa aktivitet dhe bilance, e cila thjeshtë është përdorur si mbulesë për pastrimin e parave të pista të ‘lavatriçes’ Abi Bank.
Dokumenti konfirmon se offshorja Moscopole është përdorur si maskë për pastrimin e të paktën 143 milionë euro.
Zhduken 50 milionë euro
Prapaskena
Kryesore
Fakte të reja për ‘lavatriçen’ Abi Bank, zbulohet aktiviteti fiktiv i offshores Moscopole me të cilën kamarieri Andi Ballta që bleu 2 banka 143 milionë euro, zhduken 50 milionë euro me zvogëlim kapitali
Publikuar: 05/08/2024
Prapaskena publikon të tjera fakte që konfirmojnë pastrimin masiv dhe flagrant të parave të pista nga ish kamarieri Andi Ballta, i cili përmes një kompania fantazmë në offshore bleu dy banka me vlerë 143 milionë euro; Abi Bank 67 milionë euro dhe Bankën NBG Albania 76 milionë USD (blerë dhe përthithur nga Abi Bank).
Andi Bllata ka 100% të aksioneve të kompanisë ofshore Moscopole. Kompania Moscopole ka 80 % të aksioneve të kompanisë offshore Tranzit.Kompania ofshore Tranzit ka 100 % të aksioneve të Abi Bank.
Pra, Andi Ballta kontrollon Abi Bank përmes Moscopole, e cila duhet të ishte një kompani serioze dhe me aktivitet të atillë sa të justifikonte blerjen e dy bankave.
Prapaskena publikon këtë dokument, i cili tregon se kompania offshore Moscopole është një shoqëri fantazmë, pa aktivitet dhe bilance, e cila thjeshtë është përdorur si mbulesë për pastrimin e parave të pista të ‘lavatriçes’ Abi Bank.
Ky dokumente do të jetë pjesë e një dosje që po përgatitet për t’u referuar në SPAK për historinë e pastrimit të parave përmes Abi Banka, me aktor në skenë ish kamarierin Andi Ballta dhe me regjizorë në errësirë që duhet t’i identifikojë SPAK-u.
Dokumenti konfirmon se offshorja Moscopole është përdorur si maskë për pastrimin e të paktën 143 milionë euro.
Një tjetër lëvizje e dyshimtë është shënuar në dhjetor të vitit 2018.
Ish kamarieri Andi Ballta ka zvogëluar kapitalin e Abi Banka me rreth 50 milionë euro. Lëvizja është miratuar nga Banka e Shqipërisë.
Nuk dihet se ku kanë përfunduar këto para, por nuk ka dyshim që Andi Ballta është thjeshtë një kamarier që i kanë dhënë në dorë tabakanë Abi Bank, për lëvizjen e parave sa në një tavolinë në tjetrën.
Çfarë është “Moscopole Inc” e krijuar në SHBA?
Kjo është një shoqëri që ka për drejtor dhe pronar Andi Balltën, paçka se ustallarët realë pas tij, i di vetëm mashtruesi i vogël Andi Ballta.
Si një kamarier i shkathët, Ballta manovron me aksionet e Tranzit, njëherë duke hequr emrin e tij dhe e kalon shoqërinë në 100% si të huaj, herën tjetër duke firmosur po vetë, sikur ka kontribuar në shoqërinë amerikane Moscopole Inc me aksionet e veta.
Manovrat e trasha të “kamarierit” Ballta nuk i sheh as Banka e Shqipërisë, as Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, e as Shërbimi Informativ Kombëtar.
ABI Bank që mban rreth 3 miliard $ kursime të shqiptarëve, është krijuar në 1999, si Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi, themeluar nga Banka Tregtare e Greqisë sh.a, që më vonë e quajt Emporiki Bank.
Në vitin 2012 u mor nga lub Holding, një kompani franceze që ia ndryshoi emrin në Banka Crédit Agricole Shqipëri.
Në tetor 2015, del në skenë “amerikani” Andi Ballta, që emërohet Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, moment kur largohen nga drejtimi të gjithë francezët.
Kapitali i bankës blihet 100% nga Tranzit për 67 milion $ me para “offshore” dhe emri bëhet Banka Amerikane e Investimeve.
Kristina Naumi dhe Brikena Hoxha
Administrator i Tranzit prej vitit 2019 është vajza e tezes së Andi Balltës, Kristina Naumi, e cila në moshën 30 vjeçare me eksperiencë “parukerie”, emërohet nga “aksionerët” e Tranzit administratore që të menaxhojë një portofol miliarda dollarë.
Ortakët e Tranzit janë Nch Balkan Fund L.P që ka 10 %, nga ishujt Kajman, New Century Holdings XI, L.P” me 10% nga ishujt Kajman dhe “Moscopole” me 80 % nga shteti Delawere, parajsa fiskale
ABI Bank, që në të vërtetë është mashtrimi offshore “Tranzit”, u mor në drejtim nga Ballta dhe mantenuta e tij Brikena Hoxha.
Të dy dashnorët me pasaporta amerikane prej lotarisë amerikane, Ballta dhe Hoxha erdhën në Shqipëri të caktuar për operacionin e madh “offshore” nga përtej detit.
Çifti i kamarierëve shqiptarë në New York u bënë bankierë të shquar “amerikanë” në Shqipëri.
Tranzit ka mashtruar me mijëra njerëz me telefonatat që kërkonin para nga borxhet e vjetra të AMC, Albtelekom, deri te grabitja e pronave të ish-bankës “Veneto”, nëpërmjet SGA spa ose AMCO.
Mashtrimi Tranzit i ishujve Kajman dhe SGA, AMCO e Italisë ka gllabëruar dhjetëra prona shqiptarësh të vendosura si kolaterale të Banka Veneto e falimentuar disa vite me parë.
Pronat kthehen në para nga shoqëritë e lidhura me Tranzit e Abi Bank, më pas fluturojnë në Delawere apo Kajman Island.Mashtrimi “Ballta”, me Tranzit ka gëlltitur miliona para shqiptarësh të varfër, duke i çuar ato në ishujt ekzotikë ku fshihen të tjerë shqiptarë, dhe jo amerikanë, si përpiqet të shitet logo-ja- “American Bank of Investment”.
Pas “pelivanit” Ballta ka të lidhur me një zinxhir interesash mafioze, deputetë, avokatë, qeveritarë e biznesmenë që do dalin shumë shpejt përballë dhjetëra apo qindra të mashtruarve nga skema Tranzit-Offshore-Abi Bank.
Si u bë kamarieri pronar i 2 bankave?
Në 2015 Tranzit bleu 100 % Abi Bank për 67 milionë euro, përmes manovrave në offshore.
Në 3 korrik 2018, ABI Bank blen për rreth 76 milionë USD Bankën NBG Albania, ish degë e Bankës Kombëtare të Greqisë.
Tre javë më pas, në 16 korrik 2018, NBG Bank përthithet nga ABI Bank, duke krijuar një mullar me para të pista, 143 milionë USD, pa asnjë burim të ligjshëm.
Më pas, Andi Ballta blen gradualisht Abi Bank, përmes Moscopole dhe Tranzit. Në vitin 2021, Ballta arrin të bëhet përfundimisht pronar në masën 80 % i ABI Bank.
Të gjitha këto dallavere janë miratuar nga Banka e Shqipërisë .
Po ku i gjeti ish kamarieri dhjetëra milionë USD për të futur në duar dy banka? Janë para korrupsioni, droge apo të dyja bashkë?