Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dionis Teqja, i paprekshmi i “Megatek”: aksidente me të mitur, vdekje në punë dhe 11 kompani pa bilance

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dionis Teqja, i paprekshmi i “Megatek”: aksidente me të mitur, vdekje në punë dhe 11 kompani pa bilance
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre raste me pasoja të rënda, dosje të pushuara dhe një rrjet biznesesh me mungesë raportimi financiar ngrejnë pikëpyetje mbi kontrollin fiskal dhe mbrojtjen institucionale…Nga punësimi i të miturve dhe aksidentet e rënda, te vdekja në vendin e punës dhe procedime të pushuara, emri i Dionis Teqjes është përmendur në disa episode të kontestuara pa përfundime penale. Paralelisht, një rrjet prej 11 kompanish të lidhura me të rezulton me mungesë bilancesh tatimore ose deklarime të vazhdueshme humbjesh.

Rasti ngre dyshime për evazion fiskal, shmangie kontrollesh dhe një sistem mbrojtjeje që kërkon hetim të thelluar financiar dhe penal.
Në logon e kompanisë “Megatek” është vendosur thirrja: “Bëje mirë, bëje vetë”. Referuar akuzave që qarkullojnë mbi aktivitetin e saj, pronari Dionis Teqja duket se vepron sipas vullnetit të tij, pa u ndalur nga institucionet ligjzbatuese.Gjatë 23 viteve aktivitet, për asnjë shkelje të pretenduar ligji dhe për asnjë rast me pasoja për jetën e punonjësve, Dionis Teqja dhe kompanitë e tij nuk rezultojnë të kenë marrë ndëshkim penal përfundimtar.

/ Rasti i parë/ Në kompaninë “Megatek” u konstatuan punësime të miturish të moshave 13–16 vjeç, të cilët kryenin punë të rënda fizike. Dy prej tyre, E. Alla (14 vjeç) dhe K. Dusha (16 vjeç), u aksidentuan rëndë pas një rënieje nga rreth 12 metra lartësi.Sipas denoncimeve familjare, ata u dërguan për trajtim mjekësor pa njoftuar menjëherë autoritetet. Policia regjistroi procedim penal për punësim të miturish dhe fshehje të ngjarjes, por më pas emri i Dionis Teqjes u hoq nga dosja dhe përgjegjësia u zhvendos te një punonjës magazine. Inspektorati i Punës paraqiti raport që i konsideronte të plagosurit si madhorë dhe të punësuar sipas ligjit.

Rasti i dytë:/Dionis Teqja u kallëzua për dhunë fizike ndaj dy shoferëve dhe për marrje të mjeteve të transportit të “City Park”. Çështja u procedua fillimisht, por më pas u pushua.

/Rasti i tretë:Një 32-vjeçar humbi jetën gjatë punës në ambientet e “Megatek”. Policia procedoi Dionis Teqjen si person përgjegjës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Brenda 24 orëve, emri i tij u hoq nga dosja dhe përgjegjësia u kalua te një punëtor 61-vjeçar. Çështja u pushua. Fakte mbi kompanitë e lidhura me Dionis Teqjen.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime pranë institucioneve fiskale dhe ligjzbatuese, disa nga kompanitë e lidhura me Dionis Teqjen kanë pasur mungesë bilancesh tatimore ose deklarime me humbje të vazhdueshme: “Megatek” (krijuar më 17 mars 2007), aktivitet import-eksport mallrash industriale; pa bilance të dorëzuara që nga viti 2022.

“Spartan Security” (29 janar 2002), raporton humbje; pa bilance që nga 2021.

“Teqja International” (2 qershor 2004), import-eksport; pa bilance që nga 2023.

“T.N.T Express Albania” (30 janar 2022), shërbime postare; pa bilance.

“Global Invest” (ish “Global Construction”, 13 shtator 2006), ndërtim; pa bilance që nga 2023.

“HEC Peqin” (27 shkurt 2007), prodhim energjie; ka raportuar bilanc vetëm për vitin 2008 me humbje.

“Hidro Power Peqin” (1 dhjetor 2011), ndërtim HEC-esh; bilance vetëm për 2011 dhe 2019.

“Mercato Italia” (19 janar 2023), produkte ushqimore; pa bilance.

“Fashion Avenue” (22 mars 2023), tregti mallrash industriale; pa bilance.

“Alien House Sh.A” (28 gusht 2023), magazinim mallrash.

Dy pyetje që kërkojnë përgjigje

Çfarë roli ka shtetasi grek Apostolos Pefkos, zotërues i 0.1% të aksioneve në “Megatek”?

A ka pasur operacione financiare të dyshimta në bashkëpunim me institucione bankare dhe agjenci doganore?/Pamfleti

Tags: Dionis Teqjai paprekshmi i “Megatek”
Previous Post

Unesco: Emigracioni ka boshatisur shkollat, 50% e shqiptarëve janë larguar që nga viti 1991

Next Post

Si Vangjel Tavo do të grabis pronat e Himarës me ligj! Kush fshihet pas Himara Invest?!

Next Post
Si Vangjel Tavo do të grabis pronat e Himarës me ligj! Kush fshihet pas Himara Invest?!

Si Vangjel Tavo do të grabis pronat e Himarës me ligj! Kush fshihet pas Himara Invest?!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

July 20, 2026
Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al