Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dështon protesta e 8-të e PD-së? Policia bllokon marshimin, çfarë ndodhi në bulevard

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dështon protesta e 8-të e PD-së? Policia bllokon marshimin, çfarë ndodhi në bulevard
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka mbajtur pasditen e kësaj të premte (8 maj 2026) protestën e 8 kombëtare, kundër Edi Ramës, pas skandaleve që përfshinë qeverinë e këtij të fundit.

Protesta nisi si marshim paqësor, por nuk u çua deri në fund, pasi u bllokua nga forcat e Policisë.

Fillimisht protestuesit u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, ku në një podium të sajuar, mbajtën fjalimet e tyre.

Pas fjalimeve, protestuesit dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, në një marshim paqësor. Por forca të shumta policie u kanë zënë pritë duke bërë kordon në mes të bulevardit dhe duke u bllokuar lëvizjen.

Protestuesit insistuan që policia të hapte rrugën, por këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës dhe breshëri uji për ti shpërndarë.

Në kundërpërgjigje protestuesit, kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë, ndërsa nga shpërthimet e tyre nuk u raportua për të lënduar.

Kryedemokrati, Sali Berisha është bërë disa herë shënjestër i autobotit, i cili ka lëshuar breshëri uji drejt tij, ndërsa disa demokratë i kanë ardhur në ndihmë duke e mbuluar me çadra.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se ishin duke bërë një marshim paqësor pa asnjë shenjë dhune dhe ndërhyrja e policisë ishte sipas tij një krim i shëmtuar. Berisha shtoi më tej, se do marrin përgjigjen e merituar.

“Do marrin përgjigjen e merituar. Ishin në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor”, u shpreh Berisha.

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi, në një prononcim për mediat, është shprehur se policia nuk ka të drejtë të bllokojë një protestë paqësore, ndërsa ka akuzuar se efektivët po provokojnë tubimin.

Sipas tij, policia ishte urdhëruar të ushtronte dhunë ndaj protestuesve.

“Në cilin vend të botës pengohet protesta? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse e provokoni protestën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, u shpreh Bardhi.

Po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u shpreh se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese e protestës. Ai akuzoi urdhëruesit e ndërhyrjes policore, duke thënë se efektivët e thjeshtë janë “viktima të pushtetit”.

Noka u bëri thirrje policëve që të mos zbatojnë urdhra politikë dhe të bashkohen me qytetarët. Ai theksoi gjithashtu se protesta do të vazhdojë dhe se opozita nuk do të ndalet.

“Marshimi ynë është i ligjshëm. E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhërdhënësit e këtyre. Këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë s’e ndal dot marshimin tonë. Asgjë.

Ne i bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët sepse këto janë, këta janë po aq të vjedhur sa ç’ janë çdo çdo qytetar shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Milinda, nga Belinda. Këta, këta luftojnë dhe punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Milinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë në përballje me motrat dhe vëllezërit e tyre. Ndaj unë po i bëj thirrje, ta hapin rrugën, mos t’i shërbejnë Skënder Ballukut… por t’i shërbejnë ligjit.

Pa diskutim, marshimi në bulevard… marshimi është i pandalshëm…– u shpreh Noka.

Ndërkohë pas përplasjes me policinë, të cilët nuk u lejuan marshimin, protestuesit u drejtuan drejt selisë së Partisë Demokratike, dhe kështu u mbyll protesta e 8 kombëtare e thirrur nga Berisha.

I pyetur nga selia blu për protestën e radhës, Berisha u shpreh se nuk ka ende një përgjigje.

Pyetje: Protesta e radhës para apo pas rizgjedhjes tuaj në 23 maj?

Berisha: Nuk kam një përgjigje, por protesta do të jetë e fuqishme. Edhe nëse bëhet para nuk ka asnjë lidhje. Çdo protestë e jona ka lidhje me një regjim antishqiptar, armik të qytetarëve shqiptarë.

Në përfundim të protestës, policia njoftoi se ka shoqëruar 3 protestues, me pretendimin se kanë ushtruar veprime të dhunshme në protestë, ndërsa njoftoi se 3 efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe kanë përfunduar te Trauma.

Previous Post

Mbyllet protesta e PD-së, shoqërohen në Polici 3 persona

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al