Sunday, July 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy dëshmitarë të thirrur për t’u pyetur lidhur me privatizimin në vitin 2015 të një parcele toke me çmimet e vitit 1994, transkasion për të cilin akuzohet për “shpërdorim detyre” ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, iu përgjigjën të martën pyetjeve të prokurorit Elvin Gokaj, avokatit Henrik Ligori dhe pronarit të tokës, Adrian Myderizi, i cili merr pjesë në gjykim në cilësinë e viktimës.

Çështja penale lidhet me një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila sipas SPAK u privatizua me urdhër të kundërligjshëm të Ahemtajt duke përdorur çmimet e vitit 1994, në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë. Megjithëse Ahmetaj po gjykohet pa masë sigurie për këtë çështje, është në arrati për akuza të korrupsionit në lidhje me biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Ish-drejtuesi i Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike pranë Ministrisë së Financave në vitin 2015, Endri Duçka ishte dëshmitari i parë që u pyet në seancën e të martës lidhur me procedurën e ankandit të shpallur nga Ahemtaj në 2014-ën për shitjen e aksioneve shtet të shoqërisë Buka sh.a., që u blenë atëherë prej aksionerit privat kryesor, Lirim Fezollari.

Duçka deklaroi se zyra që drejtonte ishte hallka e fundit, pasi privatizimi miratohej fillimisht nga ministri, bëhej velrësimi nga një strukturë tjerër dhe në fund mbërrinte në Drejtorinë e Drejtimit të pronës Publike. “Ne kishim për detyrë të verifikonim nëse ishin të gjithë aktet në dosje e pastaj fillohej me publikimin e ankandit”, tha Duçka.

Ai u shpreh se në ankand mund të merrte pjesë kushdo për të dhënë ofertë. Sipas Duçkës, zyra e tij nuk kishte qenë pjesë e privatizimit, por vetëm e procedurës së ankandit, të shitjes. Ai këmbënguli se zyra që drejtonte mund të realizonte procedura vetëm për pronat shtetërore dhe se shoqëria “Buka” sh.a. kishte 51% të aksioneve shtet në atë kohë.

Lidhur me një kërkesë të familjes Myderrizi për anullimin e ankandit, Duçka u shpreh se procedura që ai kishte zhvilluar nuk kishte të bënte me kërkimin e tyre. Lidhur me një urdhër për shfuqizimin e procedurës së ankandit, ku gjendej edhe firma e Duçkës, ky i fundit sqaroi se ishte kryer për shkak të një vendimi gjykate, por kohë pasi ishte përfunduar procedura e ankandit e nuk mund të sillte efekt. “Vendimi i gjykatës ka pezulluar ankandin në vitin 2018, kur ankandi ishte kryer në 2015-ën”, tha Duçka duke e cilësuar procedurën të mbaruar në kohën kur kishte dalë vendimi gjykatës.

Duçka pranoi se kishte qenë në dijeni të urdhërit të ministrit të Ahemtajt për ta nxjerrë shoqërinë në ankand. “Kam qenë në dijeni se nuk mund të veproja dot pa urdhërin”, deklaroi ai.

Dëshmitari sqaroi se në procedurën e ankandit ishte futur vetëm një ofertues dhe për këtë arsye e kishin shtyrë sipas afatit me qëllim pjesëmarrjen e të interesuarve të tjerë, por sërish nuk kishte pasur ofertues shtesë.

Mbrojtësi i Ahmetaj, avokati Henrik Ligori e pyeti Duçkën se cili ishte eprori në kohën kur punonte në Ministrinë e Financave. Dëshmitari u përgjigj se nuk varej nga Ahemtaj, por nga ish-ministri Shkëlqim Cani. Ai tha se nuk ka pasur ndërhyrje nga Ahmetaj për procedurën e ankandit.

I pyetur nga Myderrizi lidhur me vendimin e Apelit që ndalonte privatizimin e pronës, Duçka tha se kjo nuk kishte të bënte me procedurën e ndjekur prej tij. Dëshmitari deklaroi se procedura e ankandit nuk është mbajtur e fshehtë, pasi kishin pasur inters të kishin sa më shumë pjesëmarrës.

Ai tha se e kishte njohur fituesin e ankandit, biznesmenit Lirim Fezollari, gjatë zhvillimit të procedurës. Por sipas dëshmitarit, nuk kishte pasur asnjë lloj ndërhyrjeje.

Avokati Ligori kundërshtoi disa prej pyetjeve të drejtuara nga prokurori Gokaj dhe viktima Adrian Myderizi, duke i cilësuar ato si jashtë objektit të çështjes. Ligori konstatoi se dëshmitari po pyetej për një vendim të Apelit që është prishur nga Gjykata e Lartë. Sipas tij, nuk ekziston aktualisht ndonjë vendim gjykate që të kundërshtojë urdhërin e ministrit Ahmetaj. Megjithatë, gjykata i lejoi shumicën e pyetjeve.

Dëshmitari tjetër, Fatmir Hoxhaj, zyrtar i drejtorisë juridike në Ministrinë e Financave në periudhën kur është zhvilluar ankandi, deklaroi se nuk kishte pasur asnjë lloj lidhjeje me këtë procedurë.

Në seancën e ardhshme që u caktua të zhvillohet me datë 9 qershor, në orën 10:00, u vendos të thirren si dëshmitarë ish-sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani dhe Frederik Seitaj. Reporter.al

Previous Post

“U qëllua në kokë dhe mbeti i vdekur në vend”, si u vra Rexhep Ismaili pas përplasjes për zonat bregdetare

Next Post

Shqipëria përballet me kritika për korrupsionin, Rama teatër në konferencën ndërqeveritare me BE

Next Post
Shqipëria përballet me kritika për korrupsionin, Rama teatër në konferencën ndërqeveritare me BE

Shqipëria përballet me kritika për korrupsionin, Rama teatër në konferencën ndërqeveritare me BE

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

July 9, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al