Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëshmia e shoferit: Ish-drejtoresha e AKSHI-t pronare e 3 shtëpive, si i fshehu pasuritë Mirlinda Karçanaj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dëshmia e shoferit: Ish-drejtoresha e AKSHI-t pronare e 3 shtëpive, si i fshehu pasuritë Mirlinda Karçanaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni Në Shënjestër

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën 3 shtëpive me vlera marramendëse në Tiranë.

SPAK ka zbuluar se pasuritë e paluajtshme, Karçanaj i ka regjistruar në emër të personave të tjerë, por në realitet ajo rezulton të jetë pronarja reale.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, publikoi dëshminë e shoferit të Karçanaj, dhënë në SPAK, ku tregon sesi e zbuloi që shtëpia ku ai e merrte çdo ditë ishte e shefes së tij.

Bëhet fjalë për një apartament në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, ku sipas SPAK,  shtetasi Genci Osmënaj ia ka shitur këtë pasuri  kompanisë Fortis Beton Co.

Apartamenti është me sipërfaqe 203.3 metër katrorë dhe është blerë në shumën prej 370 mijë eurosh. Aktualisht në këtë apartament banon Mirlinda Karcanaj.

Kjo e fundit ka nënshkruar kontratë qiraje me shoqërinë Fortis Beton CO, në shkurt të 2025.

Florjan Bylyku, shoferi i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, zbuloi se pas kësaj pasurie në të vërtetë fshihej shefja e tij.

“Nga viti 2019 ajo ka banuar në një shtëpi përballë bankës së Shqipërisë në rrugën e Kavajës.

Ajo lëvizi me qira pranë Stadiumit Air Albania. Do ketë qenë fillimi i janarit 2025 kur kam filluar ta marr me makinë te shtepia e re te Air Albania. Mirlinda Karcanaj në fundit të dhjetorit 2024, më ka thënë që t’i çoja rrobat atje dhe i kam dërguar unë”, thuhet në dëshminë e shoferit të Karçanaj.

Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se e hetuara Mirlinda Karcanaj e ka poseduar efektivisht apartamentin që përpara se të nënshkruante kontraën e qirasë, duke nënkuptuar se kontrata është fiktive dhe është kryer në mashtrim të ligjit, me qëllim fshehjen e faktit që kjo banesë është blerë me qellimin e vetëm për tu p[ërdoruyr nga e hetuara Mirlinda Karçanaj.

Lidhur me një apartament më rrugën e Kavajës rezulton nga hetimet rezulton se Rafael Bistri ka e ka blerë këtë apartament në shumën prej 78 mijë e 380 euro nga shtetasi Bledar Likaj.

Me 7 mars 2017 ai ka lidhur dy kontrata huaje me shoqërinë Forensic Lac dhe Fasttech e Andis Papa, ky i fundit nën hetim nga SPAK. Në total shuma e huave është 80 mijë euro.

Një vit më vonë, në 2018 ai e ka shitur këtë pasuri motrës së Daniel Shimës, ish -zv drejtorit të AKSHIT që u zhduk në mënyrë të mistershshme vjeshtën e 2025 për më shumë se 10 orë.

Në 2019 motra e Daniel Shimës ia shet këtë pasuri nënës së Mirlinda Karcanaj, Gjinovefa Karcanaj për 50 mijë euro.

Pra rreth 3 milionë lekë më lirë se cmimi fillestar i blerjes.

Kur u pyet nga SPAK Rafael Bistri  tha se nuk mbante mend asgjë, sesi e ka nënshkruar kontratën. Por kur iu vu në dispozicion dokumentacioni lidhur me marrjen e shumës prej 80 mijë eurosh hua nga Erisa Mallellari dhe Andis Papa, tha se i ka dëgjuar këto emra në tavolina ku kishte qëndruar me shtetasi Ermal Beqiri.

“Nga hetimet rezulton se vlera reale e transaksionit të kryer, për blerjen e këtij apartamenti është rreth 60 mijë euro dhe jo sa është deklaruar në aktet noteriale, ku vlera prej 80 mijë euro  është paguar cash nga Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktiviteti kriminal”, thotë SPAK.

Sipas prokurorisë së posacme, konkludohet se kjo pasuri është produkt i veprës penale të korrupsionit prej të hetuarës Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktikiteti kriminal, si rezultat i veprimeve të saj në cilësinë e drejtueses së AKSHIT.

Previous Post

SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al