Deputeti i PS, Plarent Ndreca nuk pranoi të komentojë për mediat pasi u paraqit sot në ambientet e SPAK.
Në një deklaratë, Ndreca u shpreh se është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e një çështje në hetim.
“Jam për një hetim. Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
Për të cilën nuk flas dot për shkak se është nën hetim ende”, tha Ndreca pas daljes nga SPAK.
Më parë Plarent Ndreca është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.