Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit: Merret peng e torturohet nga bandat oficeri i SHISH, tradhëtohet nga eprorët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Denoncimi i gazetarit: Merret peng e torturohet nga bandat oficeri i SHISH, tradhëtohet nga eprorët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku/

Meret peng e dhunohet oficeri i karrierës së Shërbimit Informativ Kombëtar, në një qark të rëndësishëm në jug të vendit. Jo më tepër se katër apo pesë muaj. Shitja te Krimi i Organizuar,  bëhet nga eprorët dhe kolegët. Interesat i dinë ata.

Krimi, mafia dhe pushteti, është thuajse e pamundur t’i ndash ku nis njëri dhe ku mbaron tjetri. Ata ndajnë prej vitesh fatkeqësisht zyrë të njëjtë, atë publike. Oficeri kishte punuar një periudhë të konsiderueshme duke identifikuar e gjurmuar aktivitetin e paligjshëm të grupeve kriminale, të trafiqeve të shumëllojshme. Pasi ka grumbulluar informacion shumë të vlefshëm për hetimin, si indicie serioze me emra dhe fakte bindëse, ka përpunuar një relacion për zyrën e tij.  Ka bërë gati materialin informues dhe e ka hedhur në sistem, që më pas eprorët ta vlerësonin për kallzim në Prokurorinë përkatëse, sipas veprës dhe personave të përfshirë dhe të dyshuar, se e kanë konsumuar atë. Me bindje profesionale ka shpresuar se ngjarja do të investigohej dhe elementët e krimit të organizuar do të përballeshin me drejtësinë.

Ka qenë një iluzion fatkeq dhe me pasoja për zyrtarin e shërbimit. Pak kohë pasi ka përcjellë të dhënat në sistem dhe ka dalë nga zyra personat e denoncuar, i kanë zënë pritë dhe e kanë marrë peng. E kanë çuar në një zonë periferike larg vëmendjes së vëzhgimit të mundshëm dhe e kanë rrahur e torturuar. Më pas e kanë braktisur duke e zhveshur dhe lënë rrugëve. Ka mbetur i tronditur nga pabesia institucionale, pasi nuk besonte se kolegët e kishin shitur te bandat e trafikantët. Drejtori i qarkut përkatës dhe drejtori i përgjithshën mund të kishin të drejtë dhe akses të lexonin e merrnin dijeni për materialin. Gjendur në një rrethanë të tillë ai ka denoncuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm. Por duket se edhe atje, zvarritjet dhe ndikimet kanë bërë punën e vet. Nga ana tjetër, eprori kërkon që ngjarja të mos bëhet publike. Duket se ai nuk është në anën e agjentit denoncues. As titullarja e institucionit. Pasi është e vështirë të mbetet sekret, një informacion i hedhur zyrtarisht brenda sistemit të shërbimit. Së paku deri tani..

Previous Post

Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund të bëhet “ushtar”, është shumë i izoluar

Next Post

5 shenjat që do të kenë një javë Viti të Ri të mrekullueshme

Next Post
5 shenjat që do të kenë një javë Viti të Ri të mrekullueshme

5 shenjat që do të kenë një javë Viti të Ri të mrekullueshme

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026
Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al