Thursday, September 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Dënimi nga FIFA, Tifozat Kuq e Zi “lumë” akuzash ndaj Armand Dukës: Aftësia e tij e vetme është të rrisë çmimet e biletave

Editor by Editor
in KRYESORE, Sport
0
Dënimi nga FIFA, Tifozat Kuq e Zi “lumë” akuzash ndaj Armand Dukës: Aftësia e tij e vetme është të rrisë çmimet e biletave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i FIFA-s për të dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen me Andorrën shkaktoi jo pak habi por edhe revoltë.

Dënimi, u pasua edhe nga një tjetër vendim më i çuditshëm, mbylljen e një pjese stadiumi për ndeshjen Shqipëri-Serbi, mesa duket për të lënë jashtë tifozët më të flakët të kombëtares.

Absurdi vijoi më tej kur FIFA përcaktoi se në këto zona të stadiumit duhet të ulen vetëm njerëz mendjehapur, kozmopolit, apo ato të shoqatave të diskriminuara.

E ndërkaq, i ashpër ka qenë reagimi i Tifozave Kuq e Zi, të cilët hedhin një lumë akuzash ndaj presidentit të FSHF-së Armand Duka, duke e cilësuar atë si të paaftë, hakmarrës që ka dështuar në krye të FSHF-së dhe që e vetmja gjë që di të bëjë është të rrisë çmimet e biletave.

Reagimi i plotë:

Turp! Ky është reagimi i vetëm i denjë për paaftësinë kronike dhe arrogancën e Federatës Shqiptare të Futbollit!

Në vend që të garantojë një atmosferë sportive dhe të mbrojë tifozët besnikë, në prag të ndeshjeve vendimtare të Kombëtares, FSHF zgjedh t’i përjashtojë ata. Më keq akoma, vë në lëvizje gjithë aparatin shtetëror kundër tifozëve shqiptarë, sikur të ishin kriminelë ordinerë.

Vendimi i FIFA-s për të dënuar FSHF-në është vetëm pasqyra e një sëmundjeje më të thellë – inkompetencës strukturore dhe mungesës së vizionit. Një institucion që nuk arrin të organizojë siç duhet një ndeshje futbolli, ka kurajon të ëndërrojë organizimin e një Kampionati Europian!

Manipulimi i vazhdueshëm me ndjenjat e tifozëve – herë me zhvendosje të ndeshjeve në Elbasan, herë me kërcënime për mbyllje sektorësh – ka pasur një qëllim të vetëm: t’i largojë ata që e ndjekin Kombëtaren kudo. Këtë herë, goditja është edhe më e ulët: penalizohen pikërisht ata tifozë të organizuar që janë treguar shembull sjelljeje dhe përkushtimi në stadiume.

Aftësia e vetme e kësaj federate të dështuar është rritja e çmimeve të biletave. Kjo është “strategjia” e tyre: të zhvasin tifozët e ndershëm për të mbuluar paaftësinë e vet.

Në vend që të marrin përgjegjësinë, ata zgjedhin rrugën më të lehtë: të “vrasin” futbollin shqiptar, duke ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë pasionin për Kombëtaren.

Ky nuk është thjesht një dënim – është një pasqyrë e qartë e dështimit total të FSHF-së për të mbrojtur futbollin, tifozët dhe imazhin e Shqipërisë.

Është koha që zëri i tifozëve të dëgjohet.

Është koha që përgjegjësit të japin llogari!

Previous Post

Basha i shoqëruar nga Taulanda Jupi takime me qytetarë dhe sipërmarrës në Njësinë 5

Next Post

Tronditet Sali Berisha i publikohet dokumenti që nuk do donte të dilte kurrë. Në kohën e komunizmit ai ka…

Next Post
Berisha mbledh sot drejtuesit e qarqeve

Tronditet Sali Berisha i publikohet dokumenti që nuk do donte të dilte kurrë. Në kohën e komunizmit ai ka…

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

September 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

September 16, 2026
Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al