Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Dëmtimet kanë qenë të shumta”, Abilialiaj në prag të sfidës me Teutën: Ja çfarë ju them për trajnerin e ri

Editor by Editor
in Sport
0
“Dëmtimet kanë qenë të shumta”, Abilialiaj në prag të sfidës me Teutën: Ja çfarë ju them për trajnerin e ri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani do të luajë në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme të javës së 10-të të Superiores. Drejtori sportiv i “demave”, Arbër Abilaliaj, i cili do të jetë sërish në stol u shpreh se skuadra ka bërë mirë dhe se vjen më e qetë në këtë takim.

“Gjendja është mjaft e mirë për të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion. Duke pasur parasysh që kemi pasur disa ditë më shumë për të përgatitur ndeshjen, për të rikuperuar forcat dhe të them të drejtën, si në aspektin psikologjik dhe në atë fizik, ekipi është gëzon shëndet të plotë. Patjetër është e kotë të flasim sa i përket mungesave, sepse na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Dihet situata. Nuk kemi asnjë që është rikuperuar gjatë këtyre ditëve të fundit. Kështu që vazhdojmë që të jetë e njëjta situatë. Por pjesa tjetër e grupit është e shëndetshme.

Kundërshtari? Një kundërshtar shumë i vështirë, shumë i rrezikshëm. Ka entuziastë për faktin që bëri një fitore të rëndësishme në Elbasan kundër Dinamos. Mënyrën se si e arriti. U duk që ishte një ekip i uritur. Patjetër që edhe këtu, kur të vijnë në shtëpinë tonë nuk është se besoj se do të kënaqet vetëm me barazim. Mendoj se është një ekip shumë i vështirë dhe duhet të kemi shumë kujdes, sepse është një ndeshje që na jep mundësinë të krijojmë vazhdimësi edhe për punën, por edhe për rezultatet. Duhen përmirësuar edhe ato dy-tre probleme që krijohen gjatë fushës së lojës.

Ne mundohemi për momentin që të krijojmë profilin e lojës që duam. Të kemi një pikë të qartë se si duam t’i zhvillojmë të gjitha ndeshjet që përballemi me kundërshtarët e ndryshëm. Kundërshtari me kundërshtarin ndryshon, por mentaliteti, qasja dhe mënyra se si duam të shprehim futboll të jetë pak a shumë e njëjtë. Pastaj specifikat në krahasim me kundërshtarët që kemi përballë patjetër që ndryshojnë.

Mendoj që krahasim me ndeshjen me Erzenin, duhet pasur parasysh që janë dy sfida komplet të kundërta. Ajo me Erzenin ishte një ndeshje në të cilën vinim nga një ndeshje që kishte mjaft konsum në mesjavë. Gjëja më e rëndësishme ishte ta fitonim atë ndeshje dhe ja arritëm. Edhe në atë treguam forcë karakteri që është një gjë shumë e rëndësishme. Pastaj ndeshja me Teutën është totalisht një ndeshje tjetër. Është një ndeshje e cila, me grupin që vjen më i relaksuar. Mendoj që ne vijmë komplet në një format tjetër. Mbi të gjitha më të shplodhur dhe më të etur për rezultat.

Të them të drejtën jemi munduar që t’i japim hapësirë ose të kemi në fushë të gjithë lojtarët tanë më kualitativ. Patjetër duke pasur parasysh edhe lojtarët që nuk gëzojnë shëndet të plotë. Në varësi dhe të formës që kalojnë futbollistë të caktuar mundohemi që të kemi kualitet shumë të madh në fushë. Patjetër që një ndihmë e kanë dhënë të gjithë lojtarët që janë futur në fushë. Në fund fare kemi luftuar për të arritur rezultatin. Këtë e kanë arritur me shumë dëshirë futbollistët që kanë hyrë dhe kanë pasur dëshirën për të bërë diferencën. Mbaroi faza e parë, dëmtimet kanë qenë të shumta, por Partizani ka një ndihmesë të jashtëzakonshme.

Moduli mund të jetë i njëjtë, këtë ta dëfton edhe kualiteti i lojtarëve që ne kemi në përbërje. Sa më shumë kualitet të kemi në fushën e lojës, aq më mirë është për fushën e lojës. Jemi munduar që t’i qëndrojmë qasjes që kemi pasur gjatë sezonit. Por qasja ndryshon nga ndeshja në ndeshja. Ka të bëjë dhe stafi që ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Paraqitjet e Albanit (Hoxha) bëjnë që të gëzojë të drejtën e formacionit. Abani ka qenë prezent në momentin e nevojës të ekipit. Siç kanë qenë dhe të tjerët që kanë ardhur nga bankina. Të përmendim këtu Bintsukën apo ndonjë rast tjetër. E kanë shfrytëzuar dhe sot gëzojnë statusin e titullarit. Besoj se në javët në vazhdim Pano (Qirko) mund të rikthehet në 100% të formës së vetë, sepse patjetër që ka një shqetësim të vogël. Pastaj në atë repart është trajneri ynë i portierëve që i shikon përdit dhe kush gëzon formën maksimale në këtë drejtim. Sepse në fund të fundit jemi një ekip që na duhen trofetë. E rëndësishme është që kampionati është i gjatë dhe mundësi do të ketë për të gjithë lojtarët.

Trajneri i ri? Ne jemi në negociata për të diskutuar me profilet që kemi përzgjedhur. Nuk është e lehtë duke pasur parasysh në momentin që ndodhemi. Gjithsesi këtë qetësi na e jep dhe fakti që ekipi përgjigjet mjaft mirë. Opsionet tona i kemi diskutuar, jemi në tratativa për të mbyllur dhe marrëveshjet. Por gjithsesi kjo është një gjë që është dinamike. Unë do të doja të ishte e fundit, por ja që nuk është e fundit. Duke pasur parasysh e rëndësishme është përgjigja që japin futbollistët në fushën e lojës. Partizani do të ketë një trajner që ta ndihmojë ekipin që të bëjë procesin që kemi vendosur që nga vera e kaluar”, u shpreh Abilaliaj.

Previous Post

Ekipi i Partizanit direkt në fushë, nis misioni “Teuta”

Next Post

Dosjet e “nxehta”/ Dumani: Është rritur efektiviteti për hetimet financiare

Next Post
Dosjet e “nxehta”/ Dumani: Është rritur efektiviteti për hetimet financiare

Dosjet e “nxehta”/ Dumani: Është rritur efektiviteti për hetimet financiare

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vangjel Tavo gostit me 250 MLN lekë vëllezërit Kola/ Kompania e ish-deputetit merr paratë për sheshin e fshatit

Vangjel Tavo gostit me 250 MLN lekë vëllezërit Kola/ Kompania e ish-deputetit merr paratë për sheshin e fshatit

July 20, 2026
Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: E marta pritet të jetë kritike, këto janë 9 qarqet e rrezikuara

Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: E marta pritet të jetë kritike, këto janë 9 qarqet e rrezikuara

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al