Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, shkak kërkesa për rritjen e pagave të drejtuesve të bashkisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, shkak kërkesa për rritjen e pagave të drejtuesve të bashkisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta për rritjen e pagave të drejtuesve të bashkisë, si dhe menaxhimin e fondeve të rindërtimit, ndërsa jashtë godinës vijoi protesta e banorëve të prekur nga projekti TID.

Në mbështetje të tyre pati dhe banorë nga Baks-Rrjoll.

Në mbledhje mori pjesë edhe njëri nga dy këshilltarët e përjashtuar nga PD, Dritan Burgija i cili pas mbledhjes qe gjithashtu pranë protestuesve në krah të këshilltarit demokrat Ardian Muka. Ky i fundit kërkoi gjate mbledhjes që përfaqësues të banorëve të merrnin pjesë në mbledhje, përderisa shqetësimi i tyre vazhdon, por nuk u pranua

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Denisa Luarasi sqaroi se përgjigjet do të publikohen dhe online. Diskutimet u fokusuan kryesisht te rritja e pagave për administratën dhe ndërmarrjet bashkiake.

Opozita kundërshtoi këtë hap, duke e cilësuar të pajustifikuar dhe duke kritikuar rritjen e pagës së kryebashkiakes Emiriana Sako dhe aparatitt të saj, kurse u shprehën pro rritjes për arsimtarët, stafet e kopshteve etj. dhe policinë bashkiake, si dhe administratën e nivelit të ulët, por jo për administratën e bashkisë, duke theksuar se nuk ka pasur permiresim ne performancen e saj.

Ndërkohë, u miratua rialokimi i rreth 714 milionë lekëve fonde rindërtimi për vitin 2026, teksa u ngrit shqetësimi për vonesat në proces. Nënkryetari Gentian Kallmi deklaroi se shpërndarja e banesave vijon dhe se shumica e familjeve i kanë marrë çelësat e apartamenteve në lagjen e re Spitallë.

Të gjitha pikat u miratuan me shumicë votash.

Previous Post

Çfarë mund të tregojë aroma juaj natyrale për shëndetin tuaj

Next Post

Kapitalizmi i katastrofës, qeveria ngul dy taksa të reja tek nafta

Next Post
Kapitalizmi i katastrofës, qeveria ngul dy taksa të reja tek nafta

Kapitalizmi i katastrofës, qeveria ngul dy taksa të reja tek nafta

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al