Janë publikuar pamjet e e makineës së djegur që u përdor për vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha.
Visha u vra në makinë në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner ndërsa autorët pas ekzekutimit janë larguar me një mjet “Porsche Cayenne”.
Mjeti i djegur u gjet disa orë pas ngjarjes në fshatin Zgafnor, në Zall. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Makina rezulton e vjedhur në Elbasan pak kohë më parë dhe për të ka pasur denoncim.
Githashtu mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina.