Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ç’po ndodh pas dyerve të SPAK? Gazetarja: Ka dosje për mazhorancën, por edhe opozitën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Ç’po ndodh pas dyerve të SPAK? Gazetarja: Ka dosje për mazhorancën, por edhe opozitën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Anduena Llabani, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet dhe aktivitetin e SPAK, duke theksuar rolin e partnerëve ndërkombëtarë dhe ndryshimet në strategjinë e institucionit.

E ftuar në studion e News24, Llabani deklaroi se në SPAK janë të përfshirë edhe ekspertë të huaj, kryesisht amerikanë, duke kontribuar në hetime. Ajo shtoi se vende si Anglia, Franca, Italia dhe Belgjika dërgojnë vazhdimisht informacione për grupe kriminale, të cilat përfshijnë jo vetëm individë të botës së krimit, por edhe zyrtarë policie dhe politikanë.

Ajo theksoi se, pavarësisht perceptimit për një qetësi të momentit, SPAK po punon dhe po zgjeron hetimet në nivele më të larta.

Duke u ndalur te drejtuesit e institucionit, Llabani u shpreh se Klodian Braho po ndjek një strategji të re pune, por që mbetet në vazhdën e linjës së ndërtuar nga ish-kreu i SPAK, Altin Dumani. Sipas saj, ndryshimi qëndron te prioritetet dhe koha më e gjatë që do të kërkojnë hetimet për shkak të kompleksitetit të çështjeve.

Gazetarja nënvizoi se shumë procese lidhen me figura politike, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, çka e bën punën më të ndërlikuar.

Ajo shtoi se një numër i konsiderueshëm zyrtarësh dhe personash të lidhur me qeverisjen janë parë duke hyrë dhe dalë nga dyert e SPAK, ndërsa disa prej tyre janë marrë në pyetje në cilësinë e personave nën hetim.

Në përfundim, Llabani la të kuptohet se hetimet pritet të thellohen edhe më tej, ndërsa SPAK po shtrin gradualisht “tentakulat” në nivele të ndryshme të politikës dhe administratës.

Previous Post

Vrasja e zyrtarit të lartë iranian, Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa kërcënimi të eliminohet

Next Post

Loja e qeverisë me naftën, Berisha: Censurë, Rama kërkon të vërë njerëzit në narkozë!

Next Post
Loja e qeverisë me naftën, Berisha: Censurë, Rama kërkon të vërë njerëzit në narkozë!

Loja e qeverisë me naftën, Berisha: Censurë, Rama kërkon të vërë njerëzit në narkozë!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al