Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, është shfaqur këtë të martë me shenja në fytyrë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa po prezantonte drejtorin e ri të Portit të Durrësit, ministrja shfaqet me sy të nxirë, ndërsa nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mediave, nisur edhe nga fakti se Balluku është marrë nën hetim nga SPAK. Ministrja duhej të paraqitej një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme por nuk e ka zbatuar fletëthirrjen e SPAK. Mbetet për tu parë se si do të vijojë procesi ndaj saj.








