Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 3 në pranga dhe mijëra euro të sekuestruara

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 3 në pranga dhe mijëra euro të sekuestruara
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i gjerë policor në veri të Italisë ka çuar në çmontimin e një bande grabitësish shqiptarë, të akuzuar për vjedhje të rënda dhe përdorim armësh. Tre persona, të moshës 37, 38 dhe 40 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët e Kompanisë Bassano del Grappa, me mbështetjen e njësive lokale.

Bastisjet u zhvilluan në zonat Corsico, Buccinasco dhe Trezzano sul Naviglio, në provincën e Milanos. Sipas hetimeve, të tre dyshohet se kanë kryer disa grabitje në zonën e Vicenzës në fund të qershorit 2025.

Natën mes 25 dhe 26 qershorit, një depo me shumicë në Isola Vicentina u grabit pasi autorët thyen një derë të pasme dhe neutralizuan sistemin e alarmit. Nga biznesi u morën mallra të ndryshme, përfshirë shishe vere dhe shampanjë të shtrenjta, pajisje kompjuterike dhe mbi 15 mijë euro cash. Dëmi i përllogaritur arrin rreth 25 mijë euro.

Po atë natë u tentua një tjetër grabitje në një kompani trajtimesh galvanike, por sistemi i alarmit pengoi hyrjen. Ndërsa mes 26 dhe 27 qershorit, një biznes në Villaverla u grabit, ku u vodhën çeqe, instrumente pagese dhe 10,600 euro në para të gatshme.

Sipas mediave italiane, tre të dyshuarit lëviznin kryesisht natën në rajone të ndryshme të Italisë Veriore, përfshirë Toskanën, Emilia-Romanjën dhe Marken. Ata përdornin makina me fuqi të lartë, të regjistruara në emër të personave të tretë dhe me targa të klonuara, për të shmangur identifikimin.

 

Gjatë kontrolleve, në një garazh në Trezzano sul Naviglio që shërbente si bazë logjistike, u sekuestruan:

53 mijë euro cash

mbi 2 mijë dollarë

5 orë luksoze

11 çeqe udhëtari me vlerë 940 dollarë

bizhuteri ari dhe argjendi

23.5 kilogramë skrap argjendi

dy targa të klonuara

63 fishekë të kalibrave të ndryshëm

një pistoletë 9×21, e raportuar e vjedhur në shtator 2024 në Arezzo

Tre të arrestuarit akuzohen për posedim të paligjshëm armësh dhe municionesh, komplot për përvetësim mallrash të vjedhura dhe vjedhje të rëndë.

Previous Post

Fëmijët në çerdhe konsumuan vezë dhe mish pule të infektuar, DETAJET tronditëse që nuk u publikuan kurrë

Next Post

Një ditë pas ekstradimit, Durim Bami kërkon transferim nga “313”: Më rrezikohet jeta

Next Post
Një ditë pas ekstradimit, Durim Bami kërkon transferim nga “313”: Më rrezikohet jeta

Një ditë pas ekstradimit, Durim Bami kërkon transferim nga “313”: Më rrezikohet jeta

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

November 6, 2026
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al