Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Chelsea në “rënie të lirë”, Pochettino: Tifozët të na mbështesin

Editor by Editor
in Sport
0
Chelsea në “rënie të lirë”, Pochettino: Tifozët të na mbështesin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë një ndër skuadrat, që kanë derdhur më shumë para, në farksionet e fundit të tregut të transferimeve, mirëpo sërish nuk po ia arrijnë t’ia dalin në fushën e blertë, teksa në 2 sfidat e fundit janë “shpërfytyruar” fillimisht, nga “Të Kuqtë” e Liverpool, me rezultatin e thellë, 4 me 1 e më pas nga “Ujqërit” e Wolves, po me rezultat të thellë, 4 me 2.

Bëhet fjalë për “Blutë” e Chelsea, të cilët pas disa sezonesh pozitive ku arritën madje të fitonin edhe trofeun e UEFA Champions League, në vitin 2021, tashmë po kalojnë ndoshta momentin e tyre më “të errët” në histori, mirëpo tekniku, Maurizio Pochettino duket optimist dhe nga konferenca për shtyp, në kuadër të sfidës së FA Cup, ndaj Aston Villa i ka kërkuar tifozëve durim e mbështetje.

“Ndonjëherë mund të bëjmë gabime. Ky është futbolli. Këto gjëra ndodhin, ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe të jemi të fortë. Kemi një skuadër shumë të mirë, por për arsye të ndryshme nuk i përmbushim pritshmëritë. Kur pritjet ndryshojnë nga realiteti, është e vështirë të marrësh atë që meriton. Kjo është arsyeja pse njerëzve u mungon durimi.

Kur humbëm nga Liverpool, të gjithë thoshin se ishte një dështim i madh, se gjithçka ishte e keqe për Chelsea-n. Kur Liverpool humbi ndaj Arsenal , nuk dëgjova asgjë të tillë, por situata ishte pikërisht e njëjta. Kjo ndikon te lojtarët sepse skuadra ka nevojë për besim. Ne kemi nevojë për mbështetje dhe tifozët tanë duhet të na mbështesin. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.

Ne kërkojmë mbështetje. Ne kemi grumbulluar lojtarë cilësorë. Problemi i vetëm është se duhet kohë për të ndërtuar një ekip. Ky është realiteti, tifozët duhet të jenë të durueshëm. Ne po përpiqemi të rregullojmë gjithçka. Shpresojmë që sa më shpejt të arrijmë pozicionin që klubi e meriton”,- u shpreh tekniku argjentinas.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, “Blutë” kanë arritur të grumbullojnë vetëm 31 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 11-të të tabelës, mirëpo janë ende në garë për të fituar trofe, teksa janë në finalen e EFL Cup, si dhe do të përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure, me skuadrën e Aston Villa ku do të kërkojnë kalimin në raundin e radhës, të FA Cup.

Tags: chelseapochetino
Previous Post

‘Njerëzit jetonin deri 900 vjet’, shkencëtari rus pushohet nga puna pas deklaratës të bujshme

Next Post

“Sa ka kushtuar procesi?”/ Salianji i kërkoi sqarime, përgjigjet Instat: Ja kur i publikojmë të dhënat e Censit (DOKUMENTI)

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al