Sunday, July 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home JETE

Chat GPT nuk të shëron, mjeku po! Rreziku nga dezinformimi shëndetësor në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in JETE
0
Chat GPT nuk të shëron, mjeku po! Rreziku nga dezinformimi shëndetësor në Shqipëri

Professional medical team posing, doctor's lab coat and stethoscope close up, selective focus

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Kisha mungesë vitaminash dhe filluan të më binin flokët. Kur hyra të pyes ChatGPT-në, u shokova. Mendova më të keqen për shëndetin tim, aq sa për disa ditë nuk shkoja dot te mjeku…”

Kjo është historia e një vajze 22-vjeçare, e cila përfaqëson një numër gjithnjë e më të lartë të qytetarëve që gabojnë kur vjen puna te shëndeti.

Dezinformimi shëndetësor në Shqipëri nuk është më një fenomen i vogël apo i kufizuar vetëm në rrjetet sociale. Ai po shndërrohet në një rrezik serioz për shëndetin publik, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në besimin ndaj mjekëve dhe institucioneve, si dhe në sigurinë shëndetësore të shoqërisë.

Informacioni i pasaktë nuk po kursen as shëndetin.

Këto përfundime dalin nga raporti “Përballja me dezinformimin shëndetësor dhe deepfake-et në epokën e inteligjencës artificiale”, i hartuar nga shoqata Together for Life, me mbështetjen e SEE Check Network dhe financimin e Bashkimit Evropian. Raporti analizon format, përhapjen dhe pasojat e dezinformimit shëndetësor në Shqipëri, duke e vendosur këtë fenomen në raport me zhvillimet e shpejta teknologjike dhe përdorimin gjithnjë e më të madh të Inteligjencës Artificiale.

Raporti evidenton se dezinformimi shëndetësor në Shqipëri ka kaluar nga një fenomen sporadik në një problem serioz të shëndetit publik. Pothuajse të gjithë qytetarët e anketuar deklarojnë se janë përballur drejtpërdrejt me lajme të rreme shëndetësore, ndërsa shumica e konsiderojnë përhapjen e tyre si kritike. Temat më të prekura lidhen me sëmundje kronike dhe shqetësime të përhapura, si obeziteti, humbja në peshë, kanceri, diabeti dhe problemet kardiovaskulare, fusha ku frika dhe pasiguria e bëjnë publikun më të cenueshëm ndaj manipulimit.

Gjetjet u prezantuan në një forum ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, medias, profesionistë të shëndetësisë, organizata të shoqërisë civile, qytetarë dhe të rinj. Diskutimet nxorën në pah shqetësime konkrete dhe përvoja personale mbi ndikimin që dezinformimi ka në jetën e përditshme dhe në marrëdhënien qytetar–sistem shëndetësor.

Forma dominuese e dezinformimit është ajo komerciale: artikuj të maskuar si lajme ose intervista, mjekë të rremë, identitete të vjedhura dhe imazhe apo video të manipuluara përdoren për të promovuar produkte dhe “kura mrekullie” pa asnjë bazë shkencore. Paralelisht, vazhdon qarkullimi i dezinformimit mbi vaksinat dhe teorive konspirative, të cilat minojnë besimin ndaj sistemit shëndetësor.

Një nga problematikat e diskutuara lidhet me median audiovizive dhe reklamimin e produkteve shëndetësore. Alida Cenaj, Drejtore e Kabinetit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), bëri të ditur se gjatë dy viteve të fundit janë evidentuar gjashtë raste shkeljesh që lidhen me reklamat e fshehta dhe promovimin e paligjshëm të produkteve shëndetësore.

“Monitorimet tona tregojnë se shkeljet më problematike në median audiovizive lidhen me reklamat e fshehta dhe promovimin e paligjshëm të produkteve shëndetësore, ku moderatori apo të ftuarit shndërrohen në reklamues të drejtpërdrejtë. Ndaj kemi ndërmarrë nismën ‘Infodemia’, që synon t’u japë gazetarëve mjete konkrete për të mos kaluar kufirin mes informimit dhe dëmtimit të shëndetit publik,” u shpreh Cenaj.

Raporti evidenton gjithashtu një rrezik tjetër që lidhet me abuzimin me identitetin e mjekëve të njohur përmes deepfake-eve, video dhe imazhe të manipuluara që përdoren për të promovuar produkte apo trajtime pa bazë shkencore. Këto praktika jo vetëm që mashtrojnë qytetarët, por dëmtojnë edhe vetë mjekët.

Skënder Brataj, Drejtor i Urgjencës Kombëtare, deklaroi se është përballur personalisht me raste të tilla.

“Abuzimi me identitetin e mjekëve përmes deepfake-eve dhe reklamave të rreme nuk është vetëm mashtrim financiar, por një rrezik real për jetën e njerëzve. Kam denoncuar disa raste ku emri dhe imazhi im janë përdorur pa dijeninë time për të shitur produkte mjekësore, por mungesa e mbrojtjes dhe e reagimit efektiv i ekspozon mjekët ndaj kërcënimeve dhe vetëgjyqësisë,” u shpreh Brataj.

Në qendër të raportit qëndron edhe roli i Inteligjencës Artificiale në përhapjen e dezinformimit. Eglantina Bardhi, Drejtore Ekzekutive e Together for Life, thotë për ACQJ se format më të rrezikshme të dezinformimit janë ato që imitojnë burime të besueshme.

“Format më të rrezikshme që kemi identifikuar janë promovimi i produkteve ose trajtimeve ‘çudibërëse’, të paraqitura si zbulime shkencore, duke përdorur figura mjekësh të njohur. Manipulimet vizuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale dhe imitimi i formateve mediatike të besueshme janë gjithashtu shumë të përhapura. Duke rënë pre e këtyre lajmeve, pacientët mund të ndërpresin kurën e mjekut dhe të ndjekin ‘kura’ që rrezikojnë edhe jetën,” shprehet Bardhi.

Sipas saj, rreziku i IA-së bëhet edhe më i madh kur përdoret për vetëdiagnostikim.

“Përdorimi i mjeteve të AI për informim shëndetësor është tashmë i përhapur. AI bëhet i rrezikshëm kur qytetarët e përdorin për vetëdiagnostikim dhe vetëtrajtim, apo kur shtyjnë konsultën me mjekun. Kjo çon në diagnostikim të pasaktë dhe përdorim të paautorizuar të medikamenteve,” paralajmëron Bardhi.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale theksuan se institucionet shëndetësore kanë përgjegjësi të shtuar për të ofruar informacion të saktë dhe të besueshëm.

“Lufta kundër dezinformimit nuk fitohet vetëm me ligje, por duke investuar seriozisht në edukimin e brezave të rinj dhe në përgjegjshmërinë e medias,” u shpreh Redi Skënderaj.

Dezinformimi shëndetësor, rekomandohet nga ekspertët, se duhet të trajtohet zyrtarisht si një çështje e shëndetit publik, duke kërkuar ndërhyrje për forcimin e kuadrit rregullator, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe investime në edukimin mediatik dhe shëndetësor. Apeli vjen për çdo qytetar që të mos besojë çdo reklamim dhe të mos pyesë ChatGPT-në për shëndetin, por vetëm mjekun përkatës./acqj.al

Previous Post

E rëndë në Meksikë/ 11 viktima pas të shtënave në një ndeshje futbolli

Next Post

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

Next Post
Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

July 9, 2026
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Amant Josifi pronar i Pizza Hut dhe KFC, si pastrohen paratë e call centrave dhe piramidës Gulf, fijet që zbulojnë rrjetin mafioz nga Tirana në Gjeorgji

Amant Josifi pronar i Pizza Hut dhe KFC, si pastrohen paratë e call centrave dhe piramidës Gulf, fijet që zbulojnë rrjetin mafioz nga Tirana në Gjeorgji

January 19, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vlora i jep lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhe në Teatrin “Petro Marko”

Vlora i jep lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhe në Teatrin “Petro Marko”

July 19, 2026
Probleme me Facebook, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës

Probleme me Facebook, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al