Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, BOTË
0
Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas Ministrit të Jashtëm gjermanJohann Wadephul, ndihma për njerëzit në Rripin e Gazës duhet të fillojë menjëherë. Në Paris, politikani i CDU-së tha: “Jemi gati të ofrojmë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës menjëherë.”

Wadephul mori pjesë në një konferencë të disa ministrave të jashtëm nga vendet evropiane dhe arabe që u mblodh urgjentisht (09.10.2025) në kryeqytetin francez. Ai tha se duhet të merren masa shpejt, sepse “mijëra e mijëra njerëz atje janë ende në rrezik”.

Që nga fillimi i javës Wadephul theksoi, rëndësinë e një konferencë të përbashkët rindërtimi me Egjiptin: “Por do të duhet të jetë një konferencë politikisht më e gjerë, e cila përcakton gjithashtu një kornizë politike për Rripin e Gazës, dhe sigurisht gjithmonë mban parasysh se qëllimi përfundimtar duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete.”

Wadephul: “Izraeli duhet të jetë atje!”

Izraeli nuk duhet të mungojë në një konferencë të tillë, tha ministri gjerman. Ai gjithashtu mbështeti idenë që zhvillimet e mëtejshme në Rripin e Gazës duhet të jenë nën një mandat të OKB-së: “Ne kemi nevojë për një kornizë ligjore për gjithçka që po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, theksoi Wadephul. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse plane të tilla të gjera do të dëgjohen nga negociatorët kryesorë në Egjipt – izraelitët, palestinezët dhe amerikanët.

Edhe para marrëveshjes midis Izraelit dhe grupit terrorist islamik Hamas për një shkëmbim të burgosurish dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, Wadeful kishte nisur një iniciativë për rindërtimin në Rripin e Gazës, rajonin bregdetar të shkatërruar në Mesdhe.

Për këtë qëllim, ministri gjerman fundjavën e kaluar e zgjati udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme për të vizituar Izraelin dhe Egjiptin. Në ajro, ai tha, se Gjermania ishte gati të niste një konferencë mbi rindërtimin me Egjiptin.

“Le të ndihmojmë në rindërtimin e Gazës”

Politikanët nga partitë konservatore në pushtet të Gjermanisë, CDU dhe CSU, dhe Socialdemokratët (SPD), ranë dakord me të në Berlin. Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Jürgen Hart, tha: “Gjermania ka shhumë arsye për të ndihmuar në formësimin e rindërtimit të Gazës: politika e migracionit, politika e sigurisë, arsye humanitare. Dhe, së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, për arsyet e veta kombëtare.”

“Arsyetimi shtetëror” i Gjermanisë, një term i vështirë për t’u kuptuar, në thelb nënkupton se Gjermania është e përkushtuar pa kushte për ekzistencën dhe sigurinë e shtetit të Izraelit. Kjo logjikë shtetërore bazohet në përgjegjësinë për gjenocidin ndaj rreth gjashtë milionë hebrenjve evropianë të kryer nga nazistët midis viteve 1933 dhe 1945.

Në Berlin, zëdhënësi i politikës së jashtme i SPD-së, Adis Ahmetoviq, sugjeroi se Gjermania mund të kontribuonte në veçanti në “ndërtimin e strehimoreve të përkohshme, largimin e rrënojave, restaurimin e furnizimit me ujë dhe ndërtimin e objekteve sanitare”. Ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), ka bërë tashmë propozime të ngjashme gjatë një vizite në Izrael në fund të gushtit.

Planet konkrete janë mjaft të paqarta

Megjithatë, planet konkrete për rindërtim mbeten mjaft të paqarta – madje edhe në Berlin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Gizeh, në përgjigje të një pyetjeje nga DW, tha:

“Nuk mund t’ju jap detaje të mëtejshme në këtë pikë, përveç se konferenca do të zhvillohet. Konteksti është i qartë: bëhet fjalë për rindërtimin e Gazës, por sigurisht edhe për zgjidhje afatgjata për stabilitetin në rajon, duke përfshirë mbrojtjen e Izraelit nga agresione të mëtejshme. Konferenca e Parisit është pika fillestare për këtë.”

Izraeli kritikon ashpër takimin e Parisit

Reagimi i Ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ndaj takimit të organizuar me nxitim në Paris tregon se sa të vështira ka të ngjarë të jenë përpjekjet evropiane për të zhvilluar një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës.

Wadepful u takua me Saar në Izrael vetëm pak ditë më parë. Ata kanë raporte të mira mes tyre. Megjithatë, Saar tani ka vlerësuar se konferenca e Parisit ishte “e panevojshme dhe e dëmshme”.

Ai shkroi në platformën X: “Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër të Presidentit Macron për të larguar vëmendjen nga problemet e tij të brendshme në kurriz të Izraelit.”

Marrëdhëniet e Izraelit me Francën kanë rënë në një pikë të ulët që kur Presidenti Emmanuel Macron njohu shtetin palestinez në fund të shtatorit. Shumë vende të tjera evropiane kanë bërë të njëjtën gjë, por Gjermania nuk e ka ndërmarrë këtë hapu dhe nuk iu bashkua këtyre vendeve.

Deklarata e Saar e bën të qartë se është kryesisht e paqartë se çfarë roli mund të luajnë vendet evropiane, dhe për rrjedhojë Gjermania, në rindërtimin e Gazës. Dhe në hapat e parë të planit 20-pikësh të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Evropa do të luajë vetëm një rol mbështetës./DW

Previous Post

Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

Next Post

Të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran

Next Post
Të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran

Të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al