Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë po ndodh me vendin tonë? Ulet numri i mjekëve, shtohen të sëmurët

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Çfarë po ndodh me vendin tonë? Ulet numri i mjekëve, shtohen të sëmurët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2022, numri i vizitave në shërbimin parësor si pika e parë e kontaktit me shërbimin shëndetësor nga popullata, ka pësuar një rritje me 1,0 %, krahasuar me një vit më parë. Por INSTAT raportoi se numri i infermierëve në këtë shërbim ka një rënie me 0,7 %, ndërkohë edhe numri i mjekëve krahasuar me një vit më parë ka një tkurrje me 1,9 %.

INSTAT raportoi se në shërbimin parësor vitin e kaluar ishin vetëm 1777 mjekë, ose 35 më pak se me 2021, ndërsa numri i infermierëve ra në 6792 ose 50 më pak se vitit 2021. Forca e punës në mjekësi sidomos me shërbimin parësor po tkurret prej emigracionit drejt vendeve perëndimore kryesisht Gjermanisë. Një studim i thelluar i ekspertëve ilir Gëdeshi (Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale), Russell King (Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Sussex) dhe Amarildo Çeka (Shkolla e Popullsisë dhe Shëndetit Publik, British Columbia) tregoi se në vitin 2020, brenda vendit numëroheshin gjithsej 4745 doktorë, ndërsa jashtë vendit ishin 1028 të tillë.

Siç shihet, mjekët që janë të punësuar jashtë vendit janë sa 22% e atyre brenda vendit. Dega e mjekësisë në vend është më e shtrenjta për nga kostot dhe koha që duhet për shkollim. Për formimin e një mjeku specialist duhen 6 vite studime të përgjithshme dhe specializimet që zgjasin deri në katër vite.

Anketat e viteve të fundit tregojnë një dëshirë të madhe për të emigruar te moshat e reja, por fenomeni është i lartë në fushat e shëndetit, me qëllim largimin.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se numri i studentëve në arsimin e lartë ka pësuar rënie me rreth 13% nga 2019 – 2023, por në degët ku mund të gjesh punë në emigracion ka rritje.

Këtë vit akademik, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë janë 22,834 studentë, të cilët përbëjnë 18% të gjithë totalit të studentëve. Numri i studentëve me drejtim degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.

Burimet nga Fakulteti i infermierisë tregojnë se shumica e studentëve, që në vit të parë regjistrohen në mësimin e gjuhës gjermane, me qëllim që kur të kenë mbaruar studimet të kenë aftësitë gjuhësore për t’u punësuar në tregun gjerman.

Rritja e mprehtë e emigrimit të mjekëve ishte pas vitit 2016 dhe lidhet kryesisht me rritjen e papritur të fluksit të mjekëve drejt Gjermanisë.

Kjo rrjedhë u lehtësua nga “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”, e prezantuar nga qeveria gjermane në fund të vitit 2015, e krijuar për të tërhequr mjekë nga vendet e Ballkanit, njohja e diplomave të tyre dhe ofrimi i aksesit të lehtë në vendet e lira të punës dhe lejet e punës.

Previous Post

E dhimbshme/ Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja çfarë i kishte treguar viktima

Next Post

Aksidenti i frikshëm në Fier-Patos, autobusi me nxënës përplaset me makinën, ‘Benz’-i përfundon në oborrin e një banese, ja pasojat

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al