Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Çfarë po fsheh Edi Rama përmes manifestimit ‘patriotik’ në Athinë?!

Editor by Editor
in KRYESORE, OP-ED
0
Çfarë po fsheh Edi Rama përmes manifestimit ‘patriotik’ në Athinë?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Enver Bytyçi

Atmosferë “patriotizmi” sot në Athinë. Shfaqja nis me këngën “Se në shekuj jam shqiptar” dhe shoqërohet me slloganin “krenar për Shqipërinë”! Titulli kryesor më i përhapur në mediet qeveritare është “Sgqipet në Athinë”! Këngëtari shqiptar, Noizi, është në ekstazë, së bashku me shefin e tij shpirtëror, kryeministrin e Shqipërisë, Flaalatsi të Athinës. Këngë e valle pa fund! Ndërsa fjala e padishahut shqiptaro-greko-vlleho-turko-italiano-franko-serbo-rus është ajo që i ka bërë mijëra shqiptarë të ardhur shumica me autobuzë nga Shqipëria, të heshtin! Por e shoqëruar me ovacione patriotike që vijnë në vesh si valët e detit! Ndërsa ka skenarizuar skuqjen me flamuj në stadium, në fjalën e tij ironizoi pikërisht përdorimin e tyre!

Nga ana tjetër Greqia tha se “jemi vend demokratik”! D.m.th nuk ka më fshesë, nuk ka më dajak, nuk ka më hakmarrje, nuk ka më urrejtje, nuk ka më armiqësi! Të duket sikur kemi krijuar një lloj konfederate të tipit që propozonte dikur Ismail Qemali, Shqipëri-Greqi! Gjithçka me regji të përsosur! Por e gjitha kjo më kujton vizitën e parë të Edi Ramës në Beograd në nëntor 2014, kur u luajt komedia “Provokacija”! “Patrioti i madh” Edi Rama u “dha ultimatum” serbëve në shtëpinë e vetË – “Njiheni Kosovën”! Dhe shqiptarët tanë të mësuar me “patriotizëm” flamujsh të periudhës së fundit të diktaturës komuniste, sa nuk dolën rrugëve të Kosovës e të Shqipërisë e të këndonin këngën “Dilni se na erdhi Edveri”!

Patriotizmi është streha e fundit e horrave, kriminelëve dhe maskarenjve, ka thënë dikush. Por në rastin e Edi Ramës pas kësaj formule ka edhe diçka tjetër. Sa herë që ai bëhet “patriot” ka përgatitur një thikë pas shpine për Kosovën ose për Shqipërinë. Dhe kërkon që të eleminojë patriotët konsekuentë! Ky është edhe dallimi më i madh me patriotizmin e kohës së diktatorit Hoxha pas prishjes së tij me Kinën. Ndërsa një e përbashkët tjetër ka të bëjë me faktin tjetër se diktatorin shqiptar të periudhës së komunizmit e duartrokisnin njerëzit më të varfër të Europës, ndërsa pasardhësin e tij, liderin e sotëm global, e duartokasin në Athinë me qindra emigrantë shqiptarë që regjimi i Ramës vetë i dëboi nga atdheu i tyre! Në këtë kuptim nuk janë fajtorë vetëm autokratët e diktatorët, jemi ne fajtorët kryesorë që me dëshirë të mdhe rendim pas mashtrimit!

Fjalimi i Edi Ramës në Athinë ishte ndërtuar me tone harmonie me atmosferën nacionaliste të ideuar prej tij. Ndërkohë që fjalët ishin zgjedhur. Në fakt folësi me thinja “predikoi” bashkëpunimin shqiptaro-grek dhe luftë kundër nacionalizmit. Një fjalim ai në thelb e ftoi Greqinë për paqen e projektuar në shpallje të pavarësisë së Shqipërisë me krijimin e një feredate midis të dy vendeve. Fjalitë e tij që diferencojnë konceptin e popullit me konceptin e shtetit e konceptin e shtetit me atë të partive ishin ndoshta sinjali i asaj që e pret Shqipërinë pas këtij manifestimi patriotik. Pas “provokacias në Beogradin e vitit 2014 erdhën stuhi të shumta kundër Kosovës.

Rama organizoi së bashku me Vuçiq ndarjen e saj, shuarjen e gjykatave për dënimin e krimeve të luftës, “harrimin” e genocidit serb në Kosovë, minishengenin dhe Open Balkan-in. Hartoi projektin e statutit të Komunave me Shumicë Serbe, si hap i parë i ndarjes së Kosovës. Lëvizi të gjithë gurët që kishte në dorë për ta realizuar projektin e Serbisë së Madhe në Kosovë e më gjerë. Por politikanët shqiptarë atdhetarë në Kosovë ia vunë kufijtë! Nuk e lanë të bëjë atë që donte! Më i zëshmi ishte dikur Ramush Haradinaj. Tani Rambo është tërheq dhe ia ka lënë bendin Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit!

Çfarë pritet të ndodhë pas këtij manifestimi të sotëm? Do ta shohim! Megjithatë, kur kryeministri i Shqipërisë sulmoi patriotët e vërtetë në Shqipëri, duke i barazuar me organizatat vorioepirote në Greqi, e dha mesazhin e parapritës. Ai na tha se “Vetëm idetë e tij janë valide për shqiptarët. Nëse dikush do të kundërshtojë këto ide, atëherë ai bën herezi”! Ndaj dhe duhet të përgatitemi për një stuhi të re anti-shqiptare, nga ato që di të ngrejë në shkretëtirën e mendimit logjik e racional shqiptar, ai që kujton se bën diellin dhe shiun në qiellin shqiptar e përtej tij!

Previous Post

Takimi i Ramës/ Paloka: Sa herë bëhet “patriot”, nënshkruan marrëveshje të fshehta

Next Post

Video/ Cikalleshi nuk fal para portës, shënon gol të rëndësishëm

Next Post
Video/ Cikalleshi nuk fal para portës, shënon gol të rëndësishëm

Video/ Cikalleshi nuk fal para portës, shënon gol të rëndësishëm

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

July 21, 2026
Sherr me sende të forta në plazhin e Golemit, arrestohen dy punonjës pas konfliktit me turistët turq

Sherr me sende të forta në plazhin e Golemit, arrestohen dy punonjës pas konfliktit me turistët turq

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al