Disa orë pas spektaklit të ‘Big Brodher Vip’, ku konkurrentja Gerta Gixhari rrezikoi eliminimin pas një skene të dhunshme ndaj një tjetër banori, në shtëpi mbërrin një tjetër zarf i zi.
Këtë herë për Jozin. Në zarf komunikohej përjashtimi i Jozit nga gara dhe siç duket, shkak janë bërë debat e ashpra me konkurrentin tjetër, Gjestin, duke përdorur edhe fjalë të rënda ofenduese.
Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.