Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë fuqie ka policia sekrete në Serbi?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, Rajoni
0
Çfarë fuqie ka policia sekrete në Serbi?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) – institucion kryesor i inteligjencës civile – prej kohësh ndodhet në qendër të debatit publik: a është një mekanizëm për mbrojtjen e shtetit, apo një instrument i pushtetit për kontroll politik?

E themeluar në vitin 2002 si pasardhëse e strukturave të mëparshme të sigurisë, BIA ka mandat të qartë ligjor: mbledhjen e informacionit, kundërzbulimin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Serbisë.

Megjithatë, mënyra se si ky mandat zbatohet në praktikë, ka nxitur kritika të vazhdueshme nga ekspertë, aktivistë dhe organizata ndërkombëtare.

Një nga shqetësimet kryesore të tyre lidhet me, siç thonë, ndërhyrjen e BIA-s në jetën politike në Serbi.

“Ne nuk do të jetonim në një vend si ky nëse Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit do të merrej me atë që thotë ligji”, thotë për programin “Ura” të Radios Evropa e Lirë avokati Bozho Prelleviq, i cili pas rënies së Sllobodan Millosheviqit në Serbi ishte ministër i Brendshëm në Qeverinë e përkohshme të këtij vendi.

“Jo vetëm BIA, por edhe shërbimet e tjera të inteligjencës merren kryesisht me ruajtjen e fuqisë së partisë në pushtet”, shton ai.

Këtë pikëpamje ndan edhe Predrag Petroviq, drejtor i kërkimeve në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

“Për shumë vite, BIA është marrë kryesisht me mbrojtjen e regjimit dhe njerëzve të afërt me partinë në pushtet”, thotë ai.

“Armiku numër 1”

Që nga fundi i vitit 2024, Serbia përballet me protesta masive antiqeveritare, të udhëhequra nga studentët, të cilat shpërthyen pas një incidenti tragjik në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Studentët kanë drejtuar akuza ndaj pushtetit, duke ia atribuuar një pjesë të përgjegjësisë për ngjarjen, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës në nënshkrimin e kontratave me kompanitë ndërtimore.

Petroviq thotë se qasja e BIA-s ndaj këtyre studentëve është shqetësuese, pasi i trajton ata si “armiq të brendshëm”.

Ai i referohet një filmi propagandistik, të transmetuar gjatë festimit të Ditës së BIA-s në tetor të vitit të kaluar, ku lëvizja studentore paraqitej si element destruktiv dhe ku theksohej se agjencia, së bashku me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, kishin arritur të parandalonin një të ashtuquajtur “revolucion me ngjyra”.

Sipas tij, kjo tregon qartë se për regjimin aktual, studentët janë shndërruar në “armikun numër një”.

“Nuk kam iluzione se BIA do të ishte edhe më represive ndaj studentëve, nëse Serbia nuk do të ishte në Evropë dhe e rrethuar nga anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thotë Petroviq.

A i përgjon BIA qytetarët?

“Natyrisht”, thotë Petroviq.

“Brenda saj ka një qendër monitorimi, e pajisur me teknologji për mbikëqyrje digjitale, përfshirë edhe programe të posaçme për ndjekjen e telefonave mobilë”, shpjegon ai.

Sipas pretendimeve të organizatës Amnesty International, kujton Petroviq, BIA ka zhvilluar bashkëpunim edhe me shërbimet ruse të sigurisë.

Dhe, gjatë këtyre proceseve të mbikëqyrjes, sipas tij, shpesh nuk respektohet detyrimi ligjor që përgjimi të bëhet vetëm me urdhër gjykate.

“Së voni kishim rastin e dy studentëve nga Novi Pazari, të cilët u arrestuan bazuar në një bisedë të përgjuar, e që, sipas avokatëve të tyre, nuk ishte subjekt i urdhrit të gjykatës”, thotë Petroviq.

Prelleviq shpjegon se, në parim, nuk është e ndaluar që pjesëtarët e BIA-s t’i legjitimojnë qytetarët gjatë protestave, por shton se kjo çështje në Serbi nuk është e rregulluar në të njëjtën mënyrë si në shumë vende evropiane.

Sipas tij, në shumicën e shteteve evropiane legjitimimi i qytetarëve lejohet vetëm në raste kur ekziston një arsye e qartë apo një shkelje e kryer.

“Te ne është e mundur që qytetarët të legjitimohen kudo”, thotë Prelleviq.

Ai kritikon ashpër mënyrën se si është zhvilluar BIA, duke theksuar se ajo nuk është konceptuar si polici sekrete, por si institucion për mbrojtjen e integritetit territorial, luftën kundër krimit ekonomik e ekologjik dhe kundërzbulimin.

Ai thotë se problemi qëndron në faktin se, në vend të një shërbimi të kontrolluar dhe të balancuar, është krijuar një strukturë me fuqi të pakontrolluar që mund të përdoret edhe për frikësim, ndërsa mungesa e kontrollit parlamentar dhe të brendshëm e bën atë të rrezikshme për qytetarët dhe të përshtatshme për abuzim nga pushteti.

“Kur nuk ka kontroll parlamentar dhe të brendshëm, atëherë nuk ka fare kontroll mbi shërbimin e sigurisë. Atëherë, ka një shërbim sigurie të përshtatur për ata që janë më të prirë ta uzurpojnë pushtetin”, thotë Prelleviq.

Kujt i raporton BIA sipas ligjit?

Petroviq thekson se BIA, në teori, duhet t’i përgjigjet Qeverisë dhe të jetë nën kontrollin e një “rrjeti institucionesh”, si Kuvendi, Avokati i Popullit dhe Komisionari për informacione publike, por në praktikë ky sistem, sipas tij, është dobësuar, për shkak të rrëshqitjes së Serbisë drejt autoritarizmit.

Të dy ekspertët thonë se qytetarët nuk kanë asnjë detyrim ligjor t’u përgjigjen të ashtuquajturave “biseda miqësore” me BIA-n, edhe pse në praktikë ato thirrje prezantohen si vullnetare dhe pa pasoja.

Por, fakti që në këto biseda zakonisht thirren persona që kritikojnë ose kundërshtojnë pushtetin, ngre dyshime serioze për qëllimin e tyre, sipas Prelleviqit.

“Qartazi, bëhet fjalë për abuzim të shërbimit të sigurisë”, pohon edhe Petroviq.

Ai vlerëson se BIA, në praktikë, i shërben udhëheqjes së partisë në pushtet, presidentit Aleksandar Vuçiq dhe rrethit të tij më të afërt, duke u përdorur për mbrojtjen e pushtetit dhe interesave të tyre.

Ndërsa, Prelleviq shkon edhe më tej, duke thënë se agjencia i shërben “vetëm një njeriu” dhe nevojave të tij, duke i konsideruar qytetarët “peng” të këtij sistemi.

“Unë mendoj se Serbia po shkruan një libër rreth abuzimit të teknologjisë, financave dhe shërbimeve të sigurisë për të mbajtur në pushtet vetëm një njeri dhe një familje”, përfundon Prelleviq./REL

Previous Post

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, 6 të plagosur

Next Post

Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen në Tiranë milionat e mafies së kokainës

Next Post
Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen në Tiranë milionat e mafies së kokainës

Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen në Tiranë milionat e mafies së kokainës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al