Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Çfarë duhet të dish para se të lyesh flokët në kushte shtëpie, këshilla që duhen respektuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Kuriozitete, SHOWBIZ
0
Çfarë duhet të dish para se të lyesh flokët në kushte shtëpie, këshilla që duhen respektuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përballë një muri me kuti boje në supermarket dhe përvojën e mëparshme të dështuar, mund të tundohesh ta lësh këtë punë dhe të shkosh te një profesionist, por ja që është e mundur që t’ia dalësh edhe vetë në qetësinë e tualetit të shtëpisë. Disa profesionistë kanë treguar sekretet për një lyerje të bërë siç duhet.

  1. Mos bëj asgjë drastike

“Shiko udhëzimet dhe përcakto nivelin dhe nuancën që u afrohet më shumë flokëve të tu natyralë dhe qëndro mes dy niveleve më të lehtë ose më të errët”,- thotë Nicole Tresch, parukiere me përvojë në Rita Hazan Salon. Alyssa Gammo, parukiere në IGK Salon, thotë që, nëse synimi yt është për ta bërë ngjyrën më të thellë dhe ke ngecur ndërmjet dy ngjyrash, gjithmonë zgjidh atë më të hapurën: “Është më e thjeshtë për ta ndryshuar.”

  1. Trajtoje veten me nuancën e duhur

Veç ngjyrës, duhet të zgjedhësh nuancën që e plotëson atë më mirë. Gammo sugjeron këtë rregull kryesor: “Ato që kanë lëkurë me nuancë të ftohtë, nga ato që digjen në plazh, duhet të zgjedhin nuanca natyrale flokësh, që do të thotë jo të kuqe apo të artë, ndërsa lëkurat e ngrohta që zakonisht nxihen në diell pa djegie, duhet të shkojnë te ari, mjalti dhe nuancat e gështenjës.”

  1. Kontrollo nëse ke gjithë mjetet e nevojshme

Para se të nisësh, duhet të gjesh mjetet e nevojshme që do kthejnë tualetin në sallonin tënd. Gammo këshillon që duhet të kesh peshqirë, që nuk të vjen keq t’i prishësh, një këmishë të vjetër, vazelinë, për të lyer pjesën rreth rrënjës së flokëve që mos të mbeten njolla boje, dorashka, orë, furçë për aplikimin e bojës, kapëse flokësh dhe tasa.

  1. Highlights-et duhet të bëhen në pjesën e poshtme

Në vend që të bësh fije në të gjithë flokët, Tresch sugjeron “të provosh një pamje më shumë ombre, balayage.” Dhe ‘t’i bësh fijet e hapura në maja’. Ajo thotë që përpjekjet për të përdorur fletë alumini apo për fije që nisin nga rrënja e flokëve janë një proces i komplikuar që u duhet lënë profesionistëve.

  1. Ki parasysh shëndetin e flokëve

“Nëse flokët e tu janë të thatë ose të dëmtuar, mund ta thithin bojën më shpejt,” paralajmëron Tresch. Duke qenë që zakonisht majat janë më të dëmtuarat, ajo sugjeron të lyesh gjithë flokët dhe t’i lyesh në fund ato.

  1. Kontrollo dhe pastaj rikontrolloje nuancën

Nëse nuk je e bindur për kutinë e bojës që ke marrë na rafti i supermarketit, Tresch rekomandon ta provosh në një tufë të hollë floku para se të shkaktosh ndonjë katastrofë me flokët. “Merr një tufë nga flokët e fshehur dhe lyeje vetëm atë për të parë si do dalë”, thotë ajo. Pas çdo procesi, Tresch thotë që duhet ta kontrollosh ngjyrën në dritë natyrale, sepse e tualetit është më e keqja.

  1. Përçaji dhe sundoji…flokët e tu

Për të arritur një lyerje të plotë, Gammo thotë që ndarja e flokëve është esenciale. “Lyeji nga përpara, pas, duke marrë ndarje të holla. Nëse e kthen gjithë kutinë e bojës, mund të krijohen njolla që duken si shirita në kokë”, thotë ajo. Dhe nëse po lyen rrënjët, aplikoje ngjyrën vetëm në zonat që duhet.

Merri me të mira flokët pas lyerjes. Që të sigurohesh që puna jote e vështirë do shkëlqejë, “gjithmonë përdor në fund një shkëlqyes” thotë Gammo. Flokët e shëndetshëm e reflektojnë më shumë dritën, kështu që të shtosh një maskë hidratuese gjatë dushit do ishte në të mirën tënde. Gammo sugjeron gjithashtu të përdorim gjithmonë shampo që kujdesen për flokët e lyer që nuanca e re mos të zbehet apo të shndërrohet në një ngjyrë tjetër. Shampot e purpurta janë veçanërisht të përshtatshme për flokët që priren të oksidohen.”

Previous Post

Vrasja brenda Gjykatës së Apelit, arrestohet xhaxhai i autorit që vrau gjyqtarin Kalaja

Next Post

BIRN: Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha, akt i paprecedentë

Next Post
BIRN: Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha, akt i paprecedentë

BIRN: Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha, akt i paprecedentë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al