Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Disa probleme “teknike” në sistemin e deklarimit on-line të pasurive pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) u përdorën si shkak që të pezullohet procedura e nisur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) për plotësimin e një vendi vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Tre kandidatë për atë pozicion u përballën me sfida teknike gjatë procesit të deklarimit të pasurive, duke humbur afatin ligjor prej 15-ditësh, një handikap që u shfrytëzua nga kreu i KED-it, njëkohësisht edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të kthyer në pikën zero të gjithë procedurën e nisur më herët nga Elisa Spiropali.

Përtej dyshimeve që e gjithë kjo histori është stisur, për qëllime që i di vetëm Sadushi, handikapet e supozuara në sistemin “çudibërës” të ILDKPKI-së po përdoren tashmë prej disa vitesh si një mjet tërësisht efikas për të bllokuar transparencën mbi pasuritë e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Në foto: Godina e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive

“Boldnews.al” është përballur më shumë se një herë me refuzimin e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive për të pasur në dispozicion formularët e disa zyrtarëve specifikë.

Në një “betejë” të gjatë institucionale, ILDKPKI refuzoi për më shumë se një vit, gjatë periudhës 2023-2024, vënien në dispozicion të deklaratave të interesave private të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Edhe ankesat e vazhdueshme të redaksisë pranë Komisionerit për Informim, Besnik Dervishi, nuk arritën të merrnin zgjidhje, falë edhe mefshtësisë ose neglizhencës së këtij institucioni, i cili ka si objekt nxitjen e transparencës institucionale, por që është përqëndruar më së tepërmi në kërkesat që u drejton redaksive të ndryshme për bllokimin e informacioneve të ndryshme.

Në çdo rast refuzimi, ILDKPKI paraqiste justifikime të natyrës teknike. Diku ishin masat teknologjike që po ndërmerreshin pas sulmit të pretenduar kibernetik nga grupe të lidhura me Iranin kundër platformave të institucioneve të ndryshme.

Diku tjetër ishin “bllokimet e përkohshme” të sistemit elektronik on-line për shkak të inspektimeve nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), megjithëse ky i fundit mohoi zyrtarisht për “Boldnews.al” që të kishte urdhëruar “mbylljen” e platformës së Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

Në foto: Pjesë nga komunikimet mes “Boldnews.al” dhe ILDKPKI

Sistemi elektronik për deklarimin e pasurive, i cili u ngrit falë financimit  të USAID-it amerikan dhe Bashkimit Europian, nga një risi që duhet të ishte, u shndërrua në një mjet tërësisht në funksion të bllokimit të informacionit dhe TRANSPARENCËS ZERO.

“Bunkeri” i pasurive

Në Prill 2018, ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë në atë kohë, Luigi Soreca, dhe përfaqësuesit e Agjencisë Amerikane për Zhvillim, USAID, u shfaqën në ambjentet e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

Tema e takimit publik ishte prezantimi i sistemit të ri elektronik të deklarimit të pasurive. Për këtë sistem, agjencia amerikane dhe projekti “Horizontal Facility” i Komisionit Europian, kishin shpenzuar mbi 500 mijë euro.

Projekti inovativ kishte tre qëllime; të lehtësonte mënyrën e plotësimit të formularëve të pasurisë nga zyrtarët e lartë; të forconte mekanzimat e kontrollit mbi pasuritë e fshehura; dhe, të realizonte transparencë maksimale për publikun, nëpërmjet publikimit të formularëve on-line.

Projekti ka përfunduar në vitin 2019. Por, mesa duket, sistemi elektronik ka rezultuar skarco. Ose, të paktën këtë duan të lënë të kuptojnë drejtuesit e Inspektoratit të Pasurive.

Në foto: Prezantimi i projektit për sistemin on-line të Deklarimit të Pasurive (viti 2018)

Dhe, nën justifikimin e problemeve teknike, ILDKPKI nuk merret me kontrollin e pasurive të politikanëve, ndërkohë që ka bllokuar tërësisht transparencën për publikun.

Institucioni që u ngrit me qëllimin për të qenë sa më i hapur për qytetarët, tashmë është kthyer në një strukturë hermetike.

Është kthyer në Bunkerin e Pasurive.

Shifra anemike për Pasuritë

Raportet periodike të Departamentit Amerikan të Shtetit për Të Drejtat e Njeriut dhe për Klimën e Biznesit apo të Transparency international, theksojnë si problemet më të mprehta të Shqipërisë korrupsionin e përhapur gjerësisht në të gjitha degët e qeverisë dhe tenderat e paracaktuar si arsyet kryesore të stanjacionit ekonomik, politik dhe social të vendit.

Përballë këtyre raporteve prestigjioze dhe të rënda, gjendet raporti i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive për vitin 2024, të cilin e dorëzoi në Parlament në pranverën e vitit 2025.

Në raport thuhet se “për periudhën raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”.

Raporti nuk përmend emrat apo funksionet e personave të kallëzuar. Edhe institucioni nuk i ka bërë publik rezultatet e hetimit apo emrat e zyrtarëve të penalizuar. Gjithsesi, kuptohet lehtësisht që zyrtarët (ish-zyrtarët) e kallëzuar, janë të nivelit të ulët. SPAK-u, i cili është institucioni përgjegjës për hetimin e zyrtarëve të lartë, ka marrë një referim të vetëm nga ILDKPKI.

Në foto: Kryeinspektorja e Deklarimit të Pasurive, Evgjeni Bashari

Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria e Tiranës, struktura që ka marrë pjesën më të madhe të referimeve nga ILDKPKI, deklarojnë se pjesa më e madhe e kallëzimeve nuk janë për fshehje pasurie, por për individë që nuk kanë plotësuar formularin në kohë pas largimit nga detyra.

Gjithësesi, edhe nëse të 23 rastet do të ishin për fshehje pasurie, sërish janë shumë pak për një vend, ku korrupsioni ka përfshirë çdo qelizë të shtetit.

A është faji i sistemit elektronik për këtë situatë? Pra, a është kaq e thjeshtë?

Le t’i hedhim një sy procedurave të këtij sistemi, i cili po trajtohet si fajtori për luftën e munguar kundër fshehjes së pasurisë dhe konfliktit të interesave nga ana ILDKPKI, sidomos në këto vitet e fundit.

Miliona ndërkombëtare për sistemin “çudibërës”

Në dokumentin Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, të hartuar në vitin 2019 raportohet se ka përfunduar sistemi on line për deklarimin e pasurive dhe ai do të jetë funksional në vitin 2020.

Në të njëjtin dokument thuhet se investimi për ngritjen e sistemit të deklarimit on-line dhe për rritjen e transparencës u mbështet financiarisht nga USAID dhe Projekti i Bashkimit Europian, “Horizontal Facility”.

Vlera totale e investimit për ngritjen e infrastrukturës teknike ishte rreth 260 mijë euro dhe 125 mijë Dollarë Amerikanë. Pra, një total prej mbi gjysëm milionë euro.

Sistemi elektronik i ILDKPKI-së u mbështet edhe nga kuadri ligjor. Në Dhjetor të vitit 2018, Parlamenti miratoi një ndryshim në ligjin “Për deklarimin e pasurive”, ku detyroheshin zyrtarët të plotësonin formularët elektronikisht.

Në Prill të vitit 2020, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore “Sistemi i deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit – EACIDS”.

Në bazë të këtij vendimi, Inspektorati i Pasurive përcaktohej si strukturë përgjegjëse për menaxhimin e saj. Po ashtu, vendimi qeveritar detyronte çdo institucion publik që menaxhonte të dhëna elektronike që të ndërvepronte me ILDKPKI-në.

Kjo do të thoshte që Tatimet, Dogana, Hipoteka, Agjencia e Prokurimeve Publike, Agjencia e Koncesioneve e të tjerë, ishin të detyruara të ndërvepronin on-line me Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive.

Në letër, gjithçka dukej perfekte. Sipas planit të veprimit, sistemi elektronik do të vihej në punë në vitin 2020.

Por, në praktikë, situata ishte shumë më ndryshe. Sistemi elektronik nuk ishte gati as në vitin 2020, as në vitin 2021. Madje, edhe në vitin 2022, platforma elektronike nuk ishte ende gati.

Në foto: Paneli i ILDKPKI për deklarimin on-line të pasurive

Në 11 Mars 2022, titullari i ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, nxjerr një udhëzim, në bazë të të cilit shtyhet afati i deklarimit të pasurisë për vitin 2021 nga 31 Marsi, kur e parashikonte ligji, në datën 31 Tetor.

Është e paqartë se si Kryeinspektorja e Pasurive vendosi vetëm me një udhëzim që të shtyj një afat të përcaktuar në ligj. Megjithatë, asnjë prej institucioneve monitoruese nuk bëri zë dhe afati i deklarimit të pasurisë vetëm për atë vit, u shty me 6 muaj.

Shkak i shtyrjes ishte mos-funksionimi i sistemit, ndërkohë që ILDKPKI po vijonte të paguante dhjetra milionë lekë për mirëmbajtjen e infrastrukturës teknologjike.

Megjithatë, në Tetor 2022, u mbyll procesi i deklarimit të pasurive të politikanëve.

Deklarimi në atë vit kishte një risi. Për shkak të deklarimit on-line, zyrtarët, nga Presidenti e deri tek drejtuesit e nivelit të mesëm e kryebashkiakët, duhet të deklaronin edhe njëherë të gjithë pasurinë që kishin në atë moment, përfshirë burimet e tyre. Në një lloj forme, ishte deklarim për herë të parë.

Një vit më pas, në 2023, subjektet deklarues vijuan normalisht procesin e dorëzimit të formularëve, duke shënuar shtesat apo pakësimet në pasuritë e tyre, krahasuar me të dhënat që kishin plotësuar në vitin 2022.

Gjatë gjithë kësaj periudhe gati 2-vjeçare, formularët e pasurisë nuk u publikuan. Media përballej shpesh me justifikimin e zyrtarëve të ILDKPKI-së se nuk punonte sistemi dhe nuk mund të publikoheshin deklaratat.

Vetëm së fundmi, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive ka lëshuar disi litarin e transparencës, gjithësesi, me pikatore.

Por, rezultatet në luftën kundër pasurive të paligjshme të zyrtarëve, janë në shifrat minimale, aq sa duket se Shqipëria ka politikanët më të pastër në botë.

Tags: deklaratat e pasuriseILDKP
Previous Post

Meta kërkon lirimin nga burgu, përballet me GJKKO më 20 qershor

Next Post

Banorët pa ujë, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lekë për ujësjellësin e Çiflikut

Next Post
Banorët pa ujë, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lekë për ujësjellësin e Çiflikut

Banorët pa ujë, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lekë për ujësjellësin e Çiflikut

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve

Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve

June 17, 2025
Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit

Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit

June 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al