Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bulqizë/ Zbardhet krimi brenda familjes, Urim Fiku dyshohet se u vra nga bashkëshortja dhe djali

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Bulqizë/ Zbardhet krimi brenda familjes, Urim Fiku dyshohet se u vra nga bashkëshortja dhe djali
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën shtetasi Urim Fiku.

Fillimisht, familjarët kishin raportuar se 57-vjeçari kishte ndërruar jetë pas një sulmi nga një kafshë e egër, konkretisht një ari.

Por hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuluan një tjetër të vërtetë për ngjarjen.

Nga ekzaminimet mjekoligjore dhe veprimet hetimore rezultoi se viktima ishte vrarë me armë zjarri.

Në vijim të hetimeve, policia ka ndaluar bashkëshorten e viktimës, 57-vjeçaren Sadete Fiku dhe djalin e tij, 33-vjeçarin Gazmir Fiku, të dy banues në fshatin Godvi.

Ata dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë familjarin e tyre duke përdorur armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar një pistoletë model 54, së bashku me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e cila u gjet në oborrin e banesës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Previous Post

Ngjarja në Elbasan, Policia jep detaje: Humb jetën e moshuara, 10 të plagosur

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bulqizë/ Zbardhet krimi brenda familjes, Urim Fiku dyshohet se u vra nga bashkëshortja dhe djali

Bulqizë/ Zbardhet krimi brenda familjes, Urim Fiku dyshohet se u vra nga bashkëshortja dhe djali

November 4, 2026
Ngjarja në Elbasan, Policia jep detaje: Humb jetën e moshuara, 10 të plagosur

Ngjarja në Elbasan, Policia jep detaje: Humb jetën e moshuara, 10 të plagosur

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al