Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse ekziston një kontradiktë në ekonominë shqiptare sot, është ajo mes lulëzimit të turizmit dhe përkeqësimit të sektorit bujqësor.

Nga njëra anë, Shqipëria regjistroi një bum vizitorësh në vitet e fundit, me mbi 35 milionë turistë që kanë hyrë në vend që nga 2020-a.

Nga ana tjetër, bujqësia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit, me një rënie prej 2.7% të prodhimit vetëm në tremujorin e parë të 2025-s.

Në këtë kontekst, fakti që turizmi nuk po i shërben bujqësisë, por po ndjek një rrugë të shkëputur, është një element që duhet diskutuar.

Kjo po ndodh në një vend që ka peshën e bujqësisë në vlerën e shtuar të ekonomisë në 17.9%, më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, dyfishin e të dytit pas nesh që është Kosova, me 8.8%.

Në vend që t’i japë hov prodhimit vendas, bumi turistik po e zhyt më thellë krizën bujqësore, pasi industria e mikpritjes po mbështetet gjithnjë e më shumë në produkte të importuara.

Importi i mishit, bulmetit, perimeve, frutave apo pijeve po rritet nga viti në vit, ndërsa fermerët shqiptarë humbasin tregjet e tyre natyrore në zonat turistike, për shkak të mungesës së standardeve, përpunimit dhe aksesit në logjistikë e furnizim.

Hotelet dhe restorantet zgjedhin shpesh furnizues më të lirë dhe të organizuar nga jashtë, ndërsa zinxhiri vendas i prodhimit mbetet i shkëputur, informal dhe pa standarde konkurruese.

Një faktor tjetër penalizues është kostoja e lartë e inputeve bujqësore, e ndikuar nga luhatjet ndërkombëtare dhe paaftësia për të negociuar në bllok ose për të përfituar nga skemat europiane të mbështetjes.

Subvencionet shtetërore janë të pamjaftueshme dhe të fragmentuara, ndërsa buxheti për bujqësinë në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në rajon, me vetëm 1.9% të totalit të shpenzimeve buxhetore të 2024-s.

Për më tepër, vetëm 1.2% e stokut të kredive të dhëna për biznese nga bankat u është akorduar fermerëve apo agropërpunuesve — një shifër që flet më shumë se çdo strategji në letër për prioritetet reale të sistemit financiar.

Ka shenja se ky realitet po tërheq më në fund vëmendjen e autoriteteve. Fondi i garancisë sovrane për bujqësinë, i prezantuar si një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, synon të lehtësojë aksesin në kredi për fermerët dhe përpunuesit agroushqimorë.

Guvernatori Gent Sejko dhe ministri Malaj e kanë përmendur zhvillimin e zinxhirit të vlerës së ushqimit si një prioritet jetik, duke nënvizuar rolin e bankave në bashkëpunim me agjencitë publike për të sjellë një ndryshim real.

Por ndërhyrjet sporadike nuk mjaftojnë. Bujqësia duhet të kthehet në një prioritet të vërtetë strategjik, të trajtohet me seriozitet dhe të lidhet ngushtë me sektorët plotësues si turizmi, përpunimi dhe eksport.

Riorganizimi i tregjeve lokale, ndërtimi i qendrave grumbulluese, krijimi i markave vendase për produkte cilësore, standardizimi dhe dixhitalizimi janë vetëm disa nga hapat e domosdoshëm.

Politikat e subvencionimit duhet të rishikohen gjithashtu. Në vend që Shqipëria të përsërisë gabimet e politikës së subvencioneve të BE-së – si mbështetja disproporcionale për fermat e mëdha, favorizimi i sasive në vend të cilësisë, burokracia e madhe dhe mungesa e ndikimit konkret në mjedis – ajo ka mundësinë të ndërtojë një qasje më të mençur dhe të përshtatshme për realitetin shqiptar.

Kjo do të thotë të orientojë mbështetjen drejt fermerëve të vegjël e të rinj, të lidhë bujqësinë me zhvillimin rural dhe turizmin, të vendosë kritere të matshme për qëndrueshmërinë dhe të sigurojë një sistem të thjeshtë, transparent dhe me ndikim real në ekonomi, si dhe të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit, duke ulur kostot.

Vetëm kështu bujqësia mund të kthehet në një motor zhvillimi dhe në një mjet të fuqishëm për të frenuar braktisjen e fshatit dhe emigracionin.

Në fund të ditës, zhvillimi i bujqësisë nuk është vetëm çështje ekonomike, por çështje e mbijetesës demografike. Pa një fshat që jeton dhe prodhon, Shqipëria do të vazhdojë të përballet me hemorragjinë e emigracionit, që po boshatis zonat rurale dhe po plak strukturën e popullsisë.

Të nxjerrësh bujqësinë nga agonia nuk është luks — është domosdoshmëri për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe që ruan vetë identitetin e këtij vendi.

Jo vetëm turizmi mund të jetë një faktor nxitës për bujqësinë. Edhe një bujqësi e shëndetshme dhe konkurruese mund të ishte një ndër vlerat e shtuara për një turizëm të qëndrueshëm./ MONITOR

Previous Post

Akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Next Post

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

Next Post
“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al