Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Brukseli godet sërish Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Brukseli godet sërish Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës po humbet me shpejtësi trenin për integrimin në bashkimin e Europian.

Brukseli zyrtar po shmang tërësisht vendin tonë nga lista e vendeve që po avancojnë drejt bashkimit me Unionin.

Komisioni Europian ka deklaruar sot se “Mali i Zi është  vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian.”

Ky qëndrim është mbajtur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e njëjta që pak muaj më parë vlerësoi lidershipin e Kryeministrit shqiptar.

Kjo është goditja e dytë për Edi Ramën, pasi një ditë më parë, Brukseli zyrtar vlerësoi ecurinë e Moldavisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Këto goditje po i vijnë Ramës pasi ai refuzoi të dorëzonte imunitetin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e akuzuar për shkeljet të barazisë në tendera, si edhe nën hetim për të njëjtën vepër penale, me një dëm financiar që llogaritet në mbi 1 miliard euro.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit,” – shkruan Kos në rrjetet sociale.

Kjo ishte goditja e radhës për Ramën teksa kujtojmë që një ditë më parë, Kos deklaroi që edhe Moldavia është në krye të rrugës drejt integrimit.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” do të deklaronte Kos.

Previous Post

Goditet grupi shqiptar i drogës në Britani, 8 prej tyre në burg /EMRAT

Next Post

GJKKO kaloi dosjen për gjykim, avokati i Metës: Janë tallur me ne, kemi kërkuar të thirret Rama

Next Post
GJKKO kaloi dosjen për gjykim, avokati i Metës: Janë tallur me ne, kemi kërkuar të thirret Rama

GJKKO kaloi dosjen për gjykim, avokati i Metës: Janë tallur me ne, kemi kërkuar të thirret Rama

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al