Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Braktisja e tre fëmijëve në Durrës/ Babai padit nënën në gjykatë dhe kërkon kujdestarinë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Braktisja e tre fëmijëve në Durrës/ Babai padit nënën në gjykatë dhe kërkon kujdestarinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushteve jo të mira higjeno-sanitare që i kishte lënë nëna e tyre, Blerina Basha, i është drejtuar gjykatës së Durrësit duke kërkuar marrjen e kujdestarisë për 3 fëmijët e mitur.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kërkesë padia është depozituar në sekretarinë e gjykatës së Durrësit, ku babai i fëmijëve, ka kërkuar heqjen e kujdestarisë së fëmijëve ndaj nënës së tyre dhe kalimin e kujdesit tek babai i tyre, Denis Hajmerraj.

Në kërkesë padi, Hajmarraj ka ngritur një sërë pretendimesh të shoqëruara me prova konkrete, duke argumentuar se ish-gruaja e tij, Blerina Basha, nuk është në gjendje fizike, gjendje sociale, gjendje emocionale dhe gjendje ekonomike për ti shërbyer, kujdesur dhe prindëruar 3 fëmijët e tij.

Denis Hajmerraj, ka depozituar në gjykatë dhe një seri faturash financiare të kryera prej tij në institucione arsimore në Breshia të Italisë, duke shtuar se fëmijët kanë ndjekur rregullisht shkollën në Itali, gjatë kohës kur qëndronin me babain e tyre.

Ndërkohë një sërë videosh, të shkarkuara nga rrjetet sociale “Tik-Tok” dhe “Instagram”, i janë dërguar gjykatës si provë, që tregojnë se Blerina Basha, nuk kujdeset për fëmijët e saj për qëndron Live me burra të tjerë në “Tik-Tok” dhe rrjete të tjera sociale.

 

Një tjetër argument është dhe fakti i udhëtimeve të shpeshta jashtë shtetit të Blerina Bashës, e cila nuk ka qenë e shoqërua me 3 fëmijët, të cilët i ka lënë të vetëm në banesë dhe është larguar. Për këtë babai ka dorëzua provat nga sistemi TIMS, ku evidentohen udhëtimin e ish-gruas pa prezencën e 3 fëmijëve.

Lidhur me këtë çështje pritet që në ditët në vijim të hidhet shorti elektronik për zgjedhjen e gjyqtarit që do gjykojë rastin e kujdestarisë së fëmijëve të mitur.

Rasti i 3 fëmijëve të prekur nga zgjebja, mori vëmëndje të madhe publike dhe mediatike, pasi fillimisht ata u gjendën nga komshinjtë e pallatit dhe më pas ishte gjyshja e tyre që zbuloi kushtet e tmerrshme higjeno-sanitare, ku jetonin prej disa ditësh të vetëm 3 fëmijët e mitur.

Fëmijët kishin 1 muaj e gjysmë pa shkuar në shkollë. Pas skandalit nëna e tyre, Blerina Basha, u procedua nga policia e Durrësit për akuzën e “Keqtrajtimit të të miturve”.

Ndërkohë rasti ishte referuar më parë nga psikologia e shkollës “Bajram Curri” në bashkinë e Durrësit, për të marrë masa por kjo bashki deri në bërjen publik të rastit nuk mori asnjë masë për trajtimin social të fëmijëve./Elton Qyno – Syri.net

Previous Post

IL TEMPO: 40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt”

Next Post

Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Veliajt

Next Post
Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Veliajt

Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Veliajt

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al