Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përjashtohet nga pjesëmarrja në tendera kompania “Rafaelo 2002” pasi u vërtetua se përdorte të dhëna të rreme për të fituar prokurimet publike. Më 8 korrik 2025, u zbardh vendimi i marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik, në përfundim të hetimit administrativ. Biznesmeni që ka ngritur një perandori me resorte, koncesione, lokale, HEC-e, magazina, anije, kompani ndërtimi, transporti, ka vazhdimisht probleme me zbatimin e ligjit. Me arrogancën që i jep mbështetja e “Rilindjes”, Gjinaj ka qenë disa herë protagonist i mospagimi të detyrimeve tatimore. Madje edhe punëtorët në këto kompani nuk trajtohen me të drejtat që u jep Kodi i Punës.

Vendimi

Sipas vendimit, Operatori ekonomik “RAFAELO 2002” sh.a, me NIPT K22113003Q, përjashtohet  për 6 muaj (duke filluar nga data 08.07.2025 – 08.01.2026).

Mësohet se procedimi administrativ ndaj subjektit “RAFAELO 2002” sh.a., ka nisur pas një denoncimi të bërë bazuar nga Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të dhënat u dërguan në APP përmes një shkrese më 28 prill 2025. Menjëherë pas kësaj ka nisur procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “RAFAELO 2002” sh.a., nga e drejta për të fituar kontrata publike, për paraqitje dokumentacioni me të dhëna të rreme, për qëllime kualifikimi në procedurat e prokurimit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: Loti I-rë: “Blerje mjete transporti (dy kamiona, tre kamionçina dhe një kamion me vinç)”, dhe Loti III-të: “Blerje mjete nivelimi (një rul dhe një grejder)” të zhvilluar nga Bashkia Divjakë.

Josif Gorrea mbyll sytë para mashtrimit

Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka marrë asnjë masë ndaj kryebashkiakut të Divjakës, që mbyll sytë para të dhënave të rreme që paraqet në tendera Mark Gjinaj.

Mbi 514 milionë lekë është vlerave totale e dy kontrata pa TVSH që Gorrea i firmosi kompanisë së Mark Gjinajt në shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik.

Më konkretisht, këto kontrata të nënshkruara në 7 janar 2025 dhe 4 shkurt 2025, kanë si objekt  “Blerje mjete transporti dhe mjete nivelimi, për nevojat e Bashkisë Divjakë”.

Njëra pjesë e tenderit, Loti III-të: “Blerje mjete nivelimi (një rrul dhe një grejder)” me fond limit 9 033 333,00 lekë pa TVSH u zhvillua më 25 tetor 2024.

Kryetari Gorrea nuk bëri as verifikim dokumentesh për problemet që kishte “Rafaleo 2002” me të dhënat e rreme të paraqitura në formularin e aplikimit, por as për ofertat. Dy pjesëmarrësit e tjerë kishin oferta më të ulëta se kompania e Mark Gjinajt, por komisioni i Gorreas i skualifikoi. Duke parë se oferta e Gjinajt ishte ngjitur me fondin limit, më e pakta ishte të anulohej tenderi.

Në këtë procedurë “Eleni Topi” PF, u paraqit me vlerë të ofertuar prej 7 395 000 lekë pa Tvsh, ndërsa “ARTEO 2018” SHPK, me ofertën 8 795 000 lekë pa Tvsh

Në fund renditej “RAFAELO 2002” SHA, me vlerë të ofertuar prej: 9 000 000 lekë pa Tvsh, pra sa 99% e fondit limit.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët” , kështua e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Po ashtu, procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kryetari Gorrea pasi e kishte ndarë pazarin me kompaninë e Mark Gjinajt, vendosi t’i japë edhe 42 373 333,00 lekë pa TVSH për komion, kamionçina dhe një kamion me vinç. Edhe në këtë tender, konkurrenti është skualifikuar duke e lënë Mark Gjinajn të “konkurrojë” me veten.

Tenderi është mbajtur në 25 tetor 2024, ndërsa fituesi u shpall pas Vitit të Ri.

Si e ngriti “perandorinë” Mark Gjinaj?

Mark Gjinaj u shfaq në Kamëz para 20 vjetësh si tregtar modest i materialeve të ndërtimit. Shumë shpejt u bë sipërmarrës në ndërtim, prodhim inertesh, hoteleri, bare, restorante, koncesione, importi- export, transport detar, peshkim, hidrocentrale.

Të gjitha të favorizuara nga “Rilindja” që e sheh Mark Gjinajn me interes strategjik. Duke qenë i lidhur me politikën, Gjinaj është ofruar në iniciativat e qeverisë duke strehuar 1600 afganë në resortet turistike në Shëngjin. Së fundmi, sipas mediave italiane, mori kontratën për strehimin e efektivëve të policisë italiane që ruajnë kampin e Gjadrit, i përdorur tashmë për azilantët e dëbuar nga Italia.

Qeveria italiane ka financuar akomodimin e forcave të saj policore në Shqipëri për çështjen e emigrantëve, me kosto të larta për buxhetin e Italisë, që përllogariten deri në 900 milionë euro në total.

Mark Gjinaj, pronari i Rafaelo Resort, përmendet si përfituesi kryesor, me lidhje të forta me figura politike si Blendi Klosi dhe figura të tjera pranë Partisë Socialiste,

Paratë e Gjinajt vijnë nga të gjitha drejtimet. Një partner i tij në biznes është subjekt i hetimeve nga SPAK. Bëhet fjalë për Valentino Kaçorrin, i cili ka pasur pasuri të sekuestruara për shkak të lidhjeve me krime dhe me kunatin e tij, Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti” i lojërave të fatit dhe i kërkuar për krime të rënda.

Kaçorri është partner i Gjinajt në një kompani për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Gjadër, e cila ka marrë mbështetje publike nga kryeministri Rama. Edhe pse Gjinaj ka fituar disa projekte të mëdha publike, aktivitetet e tij janë ndjekur nga probleme gjyqësore dhe çështje të tjera financiare.

/Gijotina.com/

Tags: Josif GorreaMark GjinajRafaeloRafaelo 2002tendertendera
Previous Post

Inceneratori i Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të

Next Post

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, Policia shoqëron 4 persona. Ja çfarë dyshohet

Next Post
Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, Policia shoqëron 4 persona. Ja çfarë dyshohet

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, Policia shoqëron 4 persona. Ja çfarë dyshohet

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

October 26, 2026
Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al