Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Borxhi Publik, një nga pengesat kryesore për integrimin evropian

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Ekonomi, KRYESORE
0
Borxhi Publik, një nga pengesat kryesore për integrimin evropian
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi publik vijon të mbetet një sfidë me pasoja për qytetarët, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Sipas Raportit të Komisionit Europian 2025, borxhi publik i vendit është rreth 53.5% e PBB-së, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi (58.6%).

Një barrë e tillë tregon sfidat e qeverisë për të menaxhuar financat publike dhe për të garantuar stabilitet fiskal, një element kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit në BE.

Në vitin 2013, borxhi publik i Shqipërisë ishte rreth 70.5% e PBB-së, një nivel i lartë për një ekonomi të vogël dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve nga faktorë të jashtëm. Në vitin 2015, borxhi arriti kulmin historik me 73.7% të PBB-së.

Ky ishte momenti kur menaxhimi i borxhit u bë një temë kryesore politike dhe ekonomike, duke vënë në sfidë aftësinë e shtetit për të balancuar shpenzimet me nevojat emergjente të popullsisë.

Nga viti 2016 deri në 2019, borxhi nisi një ulje graduale, nga rreth 72% në 66.5% të PBB-së, për shkak të politikave konsoliduese dhe rritjes ekonomike që stabilizoi pjesërisht situatën. Komisioni Europian e përmend këtë periudhë si një përmirësim relativ, por nënvizon se progresi nuk ishte i qëndrueshëm dhe mbetej i ndikuar nga luhatjet ekonomike.

Në vitin 2020, borxhi publik pësoi një rritje të ndjeshme, duke arritur në 75.9% të PBB-së, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe shpenzimeve emergjente. Ky vit konsiderohet rekord negativ historik. Në vitin 2021, borxhi mbeti i lartë, rreth 74.5%, duke reflektuar ende efektet e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Nga viti 2022 deri në 2025, raporti i borxhit ndaj PBB-së ka shënuar një rënie graduale:

• 2022: 67%

• 2023: 62%

• 2024: 58.5%

• 2025: 53.5%

Edhe pse tendenca është pozitive, Komisioni Europian thekson se niveli i borxhit publik mbetet i lartë krahasuar me vendet e rajonit, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me barrën më të rëndë fiskale në Ballkanin Perëndimor.

Në raport me rajonin, Shqipëria renditet e dyta, pas Malit të Zi (58.6%). Vendet e tjera regjistrojnë nivele më të ulëta: Maqedonia e Veriut (50.3%), Serbia (43%), Bosnja dhe Hercegovina (26.4%) dhe Kosova (16%). Ky krahasim tregon se, edhe pse ka përmirësime, Shqipëria mbetet mbi mesataren e rajonit, duke treguar se rruga që ka përpara vendi ynë është ende e gjatë.

Komisioni Europian thekson se borxhi publik i lartë pengon investimet strategjike dhe kufizon lirinë fiskale. Për një vend kandidat si Shqipëria, mbajtja e borxhit në nivele të kontrolluara është thelbësore për progresin në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Me projektbuxhetin e ri për vitin 2026, pritet që borxhi publik të pësojë disa ndryshime të lehta.

Në vlerë absolute, borxhi pritet të rritet pak, për shkak të huamarrjes së planifikuar gjatë vitit, duke arritur rreth 2.6 trilionë lekë. Në raport me PBB-në, borxhi parashikohet të ulet disi, nga rreth 54.1% në fund të vitit 2025 në rreth 53.6% në fund të vitit 2026, si rezultat i pritshmërive për rritje ekonomike dhe disiplinë fiskale.

Projektbuxheti synon një deficit prej 2.3% të PBB-së dhe një balancë primare pozitive, duke ruajtur kontrollin mbi borxhin dhe duke mbështetur qëndrueshmërinë fiskale.

Edhe pse borxhi ka shënuar ulje, raporti identifikon problematika të tjera që lidhen me menaxhimin fiskal, si për shembull:

• Politizimi i emërimeve dhe mungesa e transparencës në buxhet, që pengojnë konsolidimin strukturor.

• Korrupsioni dhe dobësitë e administratës publike, që mbeten sfida kryesore.

• Kapaciteti i ulët për menaxhimin e shpenzimeve kapitale, i cili e vë vendin në një situatë vulnerabile ndaj krizave dhe goditjeve të jashtme ekonomike.

Raporti gjithashtu nënvizon sfida në fusha të tjera si arsimi, menaxhimi i mbetjeve, aftësitë digjitale dhe zhvillimi social, të cilat janë në përmirësim, por ende nuk arrijnë standardet e Bashkimit Europian.

Shqipëria ka arritur të ulë borxhin publik nga nivelet alarmuese të vitit 2020, por sfida mbetet e madhe. Komisioni Europian paralajmëron se vetëm një menaxhim i kujdesshëm fiskal, i shoqëruar me reforma strukturore dhe transparencë në shpenzime, mund të garantojë qëndrueshmëri afatgjatë dhe përparim real drejt Bashkimit Europian./acqj.al

Previous Post

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse! Ia kalon edhe Azerbajxhani

Next Post

Përplasi me makinë humoristin Nexho Shabani, arrestohet shoferi 74-vjeçar në Shkodër

Next Post
Përplasi me makinë humoristin Nexho Shabani, arrestohet shoferi 74-vjeçar në Shkodër

Përplasi me makinë humoristin Nexho Shabani, arrestohet shoferi 74-vjeçar në Shkodër

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al