Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blendi Gonxhe në shënjestër: Përgjimi që po shkatërron planin e Ramës për Tiranën

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Blendi Gonxhe në shënjestër: Përgjimi që po shkatërron planin e Ramës për Tiranën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një përgjim i errët, i kryer nga palë të treta jashtë çdo strukture zyrtare, po rrotullohet si bombë me sahat në qarqet politike dhe gazetareske të Tiranës. Objektivi? Blendi Gonxhe, njeriu që Edi Rama po e promovon si “kalin e bardhë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kryeqytetit.

Burime të sigurta konfirmojnë për Pamfletin se që prej disa javësh, në një rreth shumë të kufizuar dhe të kontrolluar, po shpërndahet një material përgjimi, i cili komprometon rëndë Gonxhen; jo vetëm si kandidat, por edhe si figurë publike me imazh të ndërtuar prej vitesh si teknokrat i pastër dhe pa lidhje me botën e errët të pazareve politike.

Ky material dyshohet të jetë realizuar në kohën kur Gonxhe drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), dhe nuk është prodhuar nga asnjë strukturë zyrtare. Nuk është në duart e SPAK, SHISH apo ndonjë organ ligjzbatues të shtetit.

Qëllimi është i qartë: eliminimi i Blendi Gonxhes nga gara e ardhshme për Tiranën dhe djegia e tij si figurë e promovuar nga Rama si alternativë qytetare dhe reformiste. Nëse materiali del në dritë, ai jo vetëm që i heq të drejtën morale për të garuar, por e rrënon përfundimisht profilin e tij si njeri i ndershëm në një sistem të kalbur.

Kryeministri është i mirëinformuar për ekzistencën e këtij përgjimi. Sipas burimeve pranë qeverisë, reagimi i parë i Ramës ka qenë i tronditur. Ai ka urdhëruar izolimin e informacionit, ka kërkuar heshtje totale dhe mbrojtje të plotë për Gonxhen, duke e konsideruar këtë situatë një kërcënim serioz për planin politik që po ndërton.

Por në realitet, qarku i brendshëm i Partisë Socialiste po përvëlohet. Përgjimi ekziston dhe është bërë tema qendrore në çdo tryezë politike, çdo redaksi lajmesh dhe çdo darkë informale mes njerëzve me pushtet. Ai ka krijuar një klimë të tensionuar, ku frika nga publikimi dhe pasojat është më e fortë se çdo debat a ndarje brenda partisë.

Në këtë klimë lufte të brendshme, Erion Veliaj është praktikisht jashtë loje, Gonxhe është në zjarr, i kërcënuar në mënyrë direkte. Ndërkohë, Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm, po shtyhet me forcë si “plani B” i Ramës për Tiranën, nëse Gonxhe digjet nga skandali që po fermentohet.

Ndërkohë vetë Rama shfaqet si një figurë gjithnjë e më e izoluar dhe e lodhur. I rrethuar nga mosbesimi, i braktisur nga pjesë të gardës që vetë ndërtoi, po sheh me sy të pafuqishëm rrëzimin e rendit të tij politik. Përballë një përgjimi që mund të shkatërrojë jo vetëm Gonxhen, por edhe planin strategjik të rilindjes së “Rilindjes” në Tiranë.

A ekziston vërtet ky përgjim? Burimet e Pamfletit janë të qarta: po, materiali ekziston dhe është dëgjuar nga njerëz me peshë brenda sistemit. A do të publikohet? Nuk dihet. Deri tani është mbajtur i fshehur dhe i kontrolluar, si mjet presioni dhe negocimi.

Pse po luhet ky skenar tani? Sepse jemi në prag të një riformatimi të madh të Partisë Socialiste dhe të garës për Tiranën, e cila është çelësi i pushtetit të ardhshëm.

/Pamfleti/

Tags: Blendi Gonxhepergjim
Previous Post

Ankimet për zgjedhjet/ KAS vendos hapjen e kutive edhe në Durrës

Next Post

S’kontrolluan makinën me 6 kg heroinë në Kapshticë, Gjykata liron nga qelia 4 efektivët, pezullohen nga detyra

Next Post
Greva, nga nesër mbyllen të gjitha pikat kufitare me Greqinë

S'kontrolluan makinën me 6 kg heroinë në Kapshticë, Gjykata liron nga qelia 4 efektivët, pezullohen nga detyra

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al