Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Beu” i Këlcyrës, Klement Ndoni i ndan tenderat me Arben Hodon, 600 milionë lekë vetëm një dorë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Beu” i Këlcyrës, Klement Ndoni i ndan tenderat me Arben Hodon, 600 milionë lekë vetëm një dorë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu klasifikohet veprimi i kryebashkiakut Klement Ndoni në tenderin e fundit, sipas Open Data Albania. Madje procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që tregon riskun e korrupsionit.

Kryetari “i përjetshëm” i Bashkisë Këlcyrë (4 mandate) ia ka bërë këtë nder mikut të tij biznesmenit Arben Hodo. Dhe tenderi që po raportojmë nuk e ka fondin të vogël, por afro 600 milion lekë.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sistemim, Asfaltim rruga Liqeni Këlcyrë dhe Varreza Publike”. Paratë janë taksapaguesve të Bashkisë Këlcyrë dhe do të paguhen për projektin me kohëzgjatje 6 muaj. Komisioni e ngritur nga kryetari e kishte caktuar fondin limit 58 328 305,00 lekë pa TVSH. Ndërsa tenderi është mbajtur shpejt e shpejt më 21 korrik 2025.

Megjithëse kanë marrë pjesë 5 operatorë ekonomikë, tenderi nuk ka pasur ndonjë garë të mirëfilltë. Dyshimet për kurdisjen e tenderit qëndrojnë në faktin se në renditjen e ofertave, e para nuk është kompania fituese “Hito 94” shpk, por firma “ED KONSTRUKSION” shpk. Kjo e fundit kishte propozuar ofertën 41,441,400.00 lekë pa TVSH. Ndërsa kompania e Arben Hodos ka dhënë vlerën 42 551 103,00 lekë pa TVSH.

Nga shpjegimet e komisionit të bashkisë Këlcyrë, nuk del e qartë përse është skualifikuar oferta e “ED KONSTRUKSION” shpk. Sipas dokumenteve të dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, komisioni ka kërkuar dokumente provuese, por kompania nuk i ka kthyer përgjigje. Pra, kompania qenka tërhequr nga gara megjithëse ishte e para në klasifikimin e ofertave!

Pa e zgjatur shumë, më 17 shtator 2025 kryetar Ndoni ka shpallur fituesin dhe shumë shpejt kontrata do të jetë në xhepin e mikut të tij.

Dhe nuk është hera e parë. Janë të shumtë tenderat që ka marrë kompania e Hodos nga bashkia Këlcyrë, megjithëse prezantohet me ofertat më të shtrenjta. Rasti më skandaloz evidentohet në 25 qershor 2019.  Me firmën e kryetarit Ndoni, Arben Hodo mori tenderin me objekt “Skema Ujitëse Ballaban, Ujitja e Fushës Ballaban vazhdimi” me fond limit 23,308,514.00 lekë pa TVSH.

Siç mund ta shihni në dokumentin më poshtë, oferta e kompanisë “Hito 94” shpk është më e shtrenjta, të gjitha të tjera renditen më të ulëta.

Por kur ke mbështetjen e “Beut” të Këlcyrës nuk ka pse ta ulësh pazarin! Thuhet se kryetar Ndoni ka fituar imunitet edhe nga prokuroria. Në vitin 2019, banorët e prekur nga veprimet arbitrare të kryebashkiakut e kallëzuan për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Përmetit.

Në tetor 2023, SPAK e mori nën hetim kryebashkiakun e Këlcyrës, Klement Ndoni, pasi akuzohet nga qytetarë të Këlcyrës se ka ofruar favore dhe para në këmbim të votës. Prokurori Olsi Dado, i cili ka në dorëzim procedimin penal nr.178 i vitit 2023, ka marrë disa persona në pyetje, të cilëve u është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në 14 maj. Pasi siguroi mandatin e katërt me këto metoda, Ndoni po bën pasuri me tenderat për brezin e katërt!

/Gijotina.com/

Tags: Arben HodoKlement Ndonitender
Previous Post

Shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, Rusia: Fluturimi, në përputhje me rregullat ndërkombëtare. NATO mbledh Këshillin javën e ardhshme

Next Post

Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e spitalit të Durrësit

Next Post
Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e spitalit të Durrësit

Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e spitalit të Durrësit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al