Friday, June 13, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Betonizohet dhe kthehet në “Lavazh” shpella e “Odiseut” në Spile të Himarës

Editor by Editor
June 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Betonizohet dhe kthehet në “Lavazh” shpella e “Odiseut” në Spile të Himarës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Erisa Mucaj

Shpellës antike të Spilesë, e njohur si “Shpella e Odiseut” në Himarë, i del pronari dhe mbulohet nga ndërtimi barbar. Në sy të të gjitha institucioneve vendore dhe kombëtare, “ Monumenti i kategorisë së parë” i Shpellës së Spilesë, e shënuar si objekt i rëndësisë së vecantë historike, po mbulohet nga materiale ndërtimore dhe inerte, prej dy apo tri personave të familjeve Dhimojani, banuese dikur në kala.

Prej tyre, pretendohet se është pronë e trashëguar….!

Ka pak kohë që ata jo vetëm që e kanë prishur dhe denatyruar mjedisin hyrës të shpellës që daton qysh nga periudha homerike, por tashmë janë në fillesë të punimeve, duke depërtuar edhe në thellësi të shpellës.

Pasi kanë bllokuar me një ndërtim barbar njerën prej dy hyrjeve dhe daljeve të shpellës, tashmë kanë plan biznesi për shftytëzimin e dy hyrjeve dhe zgafellave antike të saj, ku gjenden artefakte të rralla arkeologjike dhe trashëgohen dëshmi unike historike.

Pranë Bashkisë së Himarës ka ankesa nga qytetarë të ndryshëm për këtë barbari dhe skandal që lidhet me monumentin më të lashtë të krejt viseve të Bregdetit jugor të Shqipërisë.

Një ditë më parë, qytetarë të ndryshëm kanë penguar shkarkimin e kamioneve me rërë dhe inerte, pikërisht aty ku gjendet e mbuluar nga shkurre tabela vlerësuese si Monument Kulture, e vendosur nga Ministria e Kulturës e dikurshme dhe Instituti i Arkeologjisë dhe ai i Historisë.

“Shpella e Odiseut” në Spile rezulton e përmendur dhe e fotografuar në të gjitha etapat e studimeve antike dhe sidomos atyre të periudhës homerike shqiptare.

Kjo shpellë, në katakombrt e brendshne të saj, mban vlera me rëndësi unike të epokave dhe shekujve të shkuar si dhe artefakte historike dhe epokash për zhvillimet dhe gjendjet e ndryshme të jetës njerëzore në hershmëri.

Aktualisht situata përbën një skandal me përmasa tronditëse. Të interesuarit për pronësim të objektit dhe monumentit historik kanë bërë të gjitha përpjekjet për mbulimin dhe zhdukjen e shtresave dhe objekteve antike, në thellësi të shpellës, ku prej disa kohësh është depërtuar një tubacion i ujërave të zeza të lagjes së sipërme të Stefanelit, si dhe janë hedhur mbetje të shumta urbane dhe inerte për të bërë të pavizitueshme shpellën dhe interieret e saj. Në hyrjen e djsthtë të shpellës jo vetëm që është ndërtuar pa asnjë kriter, por përdoret si parking, duke e bërë të pafrekuentueshëm prej vitesh monumentin në fjalë, edhe pse ai ka mbetur dëshmi në të gjitha guidat si monument i rëndësisë unike dhe historike.

Ndaj këtij skandali dhe sidomos barbarisë vijuese mbi monumentin e rrallë të historisë dhe kulturës në këtë qytet, asnjë prej institucioneve kombëtare nuk po reagon.

Shumë vite më parë, rezervoi vizitën enkas në “ Shpellën e Odiseut”, aktori me famë botërore, “ Uliksi shqiptar” Bekim Femiu, i cili sipas botimeve në mediat e kohës, e konsideroi këtë mundësim vizite si një ngjarje të rrallë për jetën dhe marrëdhënien e tij me Shqipërinë dhe historinë homerike të cilën e përjetësoi në kinematografinë botërore tek filmi hollivudian “ Odiseu”.

Protesta dhe ankesat denoncuese të qytetarëve himariotë për zhdukjen dhe pushtimin e këtij monumenti historik mijëravjeçar, po bien në vesh të shurdhër.

Ministria e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë dhe ai i Arkeologjisë do të duhej të ngrinin stuhi reagimesh, për këtë skandal dhe vepër barbare, të pangjarë me asnjë monument tjetër historik dhe antik në territorin e Shqipërisë.

Previous Post

Vjedhjet e Vilma Nushit me Albanën e Fondit, dosja prej 4 vitesh në SPAK. KLSH dokumentoi zhvatjen me analiza fiktive

Next Post

Presidenti kolumbian fajëson ‘mafian shqiptare’ për atentatin ndaj rivalit: Junta po vepron! (Arkitekti Dritan Gjika)

Next Post
Presidenti kolumbian fajëson ‘mafian shqiptare’ për atentatin ndaj rivalit: Junta po vepron! (Arkitekti Dritan Gjika)

Presidenti kolumbian fajëson 'mafian shqiptare' për atentatin ndaj rivalit: Junta po vepron! (Arkitekti Dritan Gjika)

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

 “Slot Machine”/ Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

 “Slot Machine”/ Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

June 13, 2025
Temperaturat deri në 36 gradë, si parashikohet moti për sot

Temperaturat deri në 36 gradë, si parashikohet moti për sot

June 13, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al