Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Beteja ‘e pjesshme’ elektorale për 5 bashkitë e vendit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Beteja ‘e pjesshme’ elektorale për 5 bashkitë e vendit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi të dielën emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki të vendit të mbetura vakante pas dorëheqjeve të kryetarëve, ndërsa Tirana vijon të jetë pezull deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ligjmërinë e shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion.

Në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor dhe kryetarët e rinj do të qëndrojnë në detyrë për gati 1 vit e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2026.

Pesë bashkitë drejtoheshin më parë nga Partia Socialiste dhe tre prej tyre mbetën vakante pasi kryebashkiakët Agron Malaj në Mat, Ervin Demo në Berat dhe Tërmet Peçi në Tepelenë dhanë dorëheqjen për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen, ndërsa ai i Cërrikut, Andi Salla u emërua ministër i Bujqësisë në kabinetin e “Ramës”.

Për shkak të afateve të ngutshme kohore për regjistrimet në KQZ, fushata zyrtare është vetëm një javë dhe nis më 1 nëntor, pavarësisht se kandidatët e kanë nisur fushatën e tyre.

Në garë janë kandidatë të Partisë Socialiste, që vijnë kryesisht nga një karrierë politike lokale dhe në administratën lokale të qyteteve ku kandidojnë, ndërsa opozita dhe Partia Demokratike kanë preferuar të mos kandidojnë emra politikë në këto zgjedhje, duke mbështetur kandidatë të pavarur.

Në Bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste kandidon me Brunilda Mersinin, mjeke në profesion dhe ish-drejtuese e Spitalit Rajonal të Vlorës. Për të kandiduar, Mersini dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që fitoi në zgjedhjet e 11 majit.

Përballë saj është kandidati i pavarur Dionis Sota, një sipërmarrës dhe drejtues i shoqatës turistike rajonale “Arta”. Sota mbështetet nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.

KQZ nuk e regjistroi kandidatin e tretë, Gjergji Nika si të pavarur, pasi nuk kishte ndjekur procedurën e propozimit nëpërmjet një Komiteti Nismëtar.

Në Berat, socialistët i besojnë kryetarit aktual të komanduar të bashkisë, Ervin Ceca, i cili ka shërbyer dhe si kryetar i këshillit bashkiak. Përballë tij garon biznesmeni Pavlo Shkarpa i regjistruar si kandidat i pavarur dhe që mbështetet nga opozita.

Në Mat, PS i ka besuar kandidatutën Altin Bonjit, drejtues në administratë vendore dhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Por socialistët futen të ndarë në fushatën e shkurtër për bashkinë, pasi në garë kandidon si e pavarur edhe Suzana Pasha, me karrierë politike në degën e PS-së si kryetare e forumit të gruas.

Demokratët nga ana tjetër mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika.

Në Cërrik, socialistët propozojnë  Florenc Dokën po ashtu me eksperiencë të gjatë administrative në nivel vendor dhe bashki, ndërsa përballë ka dy kandidatë nga opozita, kandidatin e pavarur që mbështetet nga demokratët, Amarildo Hoxha me profesion mjek dhe Eligert Himën si kandidat i “Shqipëria Bëhet”.

Në Tepelenë, socialistët garojnë me ish-kreun e Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa demokratët mbështesin kandidatin e pavarur, Gabriel Guma, një 26 vjeçar arkitekt me profesion.

Për monitoruesit e zgjedhjeve, votimet e 9 nëntorit nuk pritet të sjellin ndonjë suprizë në drejtimin e këtyre bashkive.

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN-it se “nuk i shoh dot si zgjedhje, por si riemërime, përsa kohë që në këto bashki të vogla ka mbetur shumë pak mandat”. Sipas tij, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje do të kenë gjithashtu pak gjë në dorë, pasi këshillat i kontrollon mazhoranca dhe mbetet “vetëm një buxhet për t’u miratuar”.

Xhemollari sheh me shqetësim ajo që ndodh me kryetarët e bashkive që japin dorëheqjen nga mandati, duke shkaktuar kosto shtesë për qytetarët.

“Për mua janë shqetësuese transferimet tek ekzekutivi ose nga bashkitë drejt parlamentit, të cilat prodhojne kosto për administratën zgjedhore e për rrjedhojë për buxhetin e shtetit,” tha Xhemollari.

 

Previous Post

152 gjyqtarë të përfshirë në skandalin e basteve sportive, 371 prej tyre me llogari online për lojëra fati

Next Post

Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në gjykatë: Nuk e dija që nipi kishte armë, kam konflikt me vëllezërit

Next Post
Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në gjykatë: Nuk e dija që nipi kishte armë, kam konflikt me vëllezërit

Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në gjykatë: Nuk e dija që nipi kishte armë, kam konflikt me vëllezërit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al