Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Berisha në arrest shtëpie pa komunikim, Gjata: Shpikje e prokurorisë

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Berisha në arrest shtëpie pa komunikim, Gjata: Shpikje e prokurorisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar vendosjen në arrest shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe zhvillimet që kanë pasuar këtë ngjarje.

Hila u shpreh se vendimi ka kaluar shkallët e gjyqësorit dhe se Prokuroria e ka parë të nevojshme vendosjen e kësaj mase, të cilën Berisha sërish nuk e respekton.

Nga ana tjetër juristi Çlirim Gjata u shpreh se kufizimi i komunikimit për Berishën nuk ekziston në ligjin tonë duke e cilësuar atë si “shpikje të prokurorisë”.

Hila u përgjigj duke thënë se kjo është pikërisht ajo që përfshin masa e “arrestit në shtëpi”, ndërsa ironizoi duke thënë se Berisha mund të bëjë edhe mbledhjet e kryesisë brenda banesës.

Pjesë nga debati:

Hila: Prokuroria e ka parë të nevojshme vendosjen e kësaj mase, të cilën Berisha prapë nuk e respekton. A është një masë e cila përshtatet me funksionin e tij për çështjen që hetohet? Nuk di të them, por është një personazh i rëndësishëm dhe aktiv.

Gjata: E kishte këtë mundësi dhe do shuante sherrin përgjithmonë. Ajo që bie në sy është heqja e komunikimit, përtej bashkëjetuesve. Kjo nuk ekziston në ligjin tonë, është shpikje e prokurorisë sonë. Përkundrazi, e kam lexuar dispozitën që kur merret dikush i pandehur gjykata mund ta pezullojë edhe nga detyrat publike, por kur merret i pandehur. Berisha nuk është i pandehur. Nuk zbatohet masa për pezullimin e detyrës së tij si deputet, e thotë dispozita ligjore.

Hila: Juve thoni futet në arrest shtëpie, por nuk mund t’i ndalen takimet. Po si qenka arrest shtëpie ky?

Gjata: Po e thotë ligji.

Hila: Po le të bëjë edhe mbledhjet e kryesisë aty pra. Edhe një kriminel kur dënohet mund të mbledhë kriminelët në shtëpi, por nuk lejohet.

Gjata: Keni 30 vite që e keni problem Berishën.

Hila: E ke shumë gabim, pa Berishën ngelim pa muhabet ne, ikën gjysma e panelit këtu.

Gjata: Mirë, fajin e ka Saliu.

Previous Post

Juventusi lëviz “pas krahëve”, kërkon t’i rrëmbejë Interit mbrojtësin portugez

Next Post

Ja pse nuk u miratua ambasadori i ri i Shqipërisë në Senatin amerikan

Next Post
Ja pse nuk u miratua ambasadori i ri i Shqipërisë në Senatin amerikan

Ja pse nuk u miratua ambasadori i ri i Shqipërisë në Senatin amerikan

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al